Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe Empty Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe

Wed 6 Mar 2013 - 23:02
Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe apo restorante?

Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe Mihal-Delijorgji-300x232 Mihal Delijorgji, administratori i kompanisë “Albademil” dhe i cilësuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, shpërblehet me leje nga burgjet.

Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mirë.

Por pavarësisht se ndodhej në shtëpi, biznesmeni nuk ka preferuar të paraqitet para gjyqtarit Arben Micko, i cili ka marr në shqyrtim kërkesën për uljen e masës së dënimit. I ndodhur në këto kushte, gjyqtari e vazhdoi seancën në prani të avokatit mbrojtës, që kërkoj uljen e 3 muajve të mbetur të dënimit përfundimtar.

Por kërkesa e Mihal Delijorgjit për të rifituar lirinë ka ngjallur reagimin e familjarëve të viktimave të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit.

Feruzan Durda, djali 6 vjeçar i të cilit ishte një prej viktimave ka thënë për “Tema” se lajmi ishte një ngjarje e pritshme për të. Durda ka shprehur indinjatë jo vetëm për mundësinë e lirimit të Delijorgjit, nga burgu por edhe ndaj sistemit të drejtësisë në vend.



Reagimi

“Prej kohësh shteti shqiptar dhe drejtësia ka treguar që është bërë palë për kriminelët që shkaktuan vrasjen e 26 personave në Gërdec. Procesi gjyqësor i kësaj tragjedia degjeneroi në atë pikë sa, jo vetëm që nuk u zbardh e vërteta e kësaj masakre, por as nuk u vendosën përballë përgjegjësisë, autorët e vërtetë të krimit. Ndaj, kërkesa e bërë nga Delijorgji për të dalë nga burgu, edhe për ato pak ditë që e dënoi Gjykata, është e pritshme për ne”, tha Feruzan Durda. Madje, ai ka ironizuar edhe arsyetimin e bërë nga Drejtoria Përgjithshme e Burgjeve të cilët kanë dhënë leje për Delijorgjin për shkak të sjelljes së mirë. Aktualisht Mihal Delijorgji ndodhet në shtëpi, ndërkohë që ka nisur procedurat për rifitimin e lirisë. Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mire, ndërkohë që Feruzan Durda ngre pikëpyetje për kohën dhe vendin që Delijorgji ka dëshmuar sjellje shembullore aq sa edhe të shpërblehet me liri. “Unë nuk di se kur Delijorgji është sjellë mirë për drejtuesit e Burgjeve, në plazh, në vende të ndryshme të Shqipërisë apo në kafenetë luksoze të Tiranës që avokati im e ka parë nën shoqërinë e djalit të tij. Megjithatë, siç dhe thashë më lart, edhe ky vendim, duke nisur se si ka shkuar gjithë procesi gjyqësor i Gërdecit, është i pritshëm për ne. Dëshmon më së mirë faktin që në shteti është palë në këtë ngjarje kriminale ku humbën jetën 26 persona”, vijoi më tej Feruzan Durda.

Reagimi i babait të djalit 6 vjeçarë të vrarë të Gërdec ka ardhur pas kërkesë që Delijorgji ka bërë për uljen e masës së dënimit. Gjyqtari Arben Micko, ka zhvilluar seancën e parë ku ka marrë në shqyrtim kërkesën për uljen e masës së dënimit të mbetur. Por duke qenë se prokurori kërkoi kohë të shprehet për kërkesën e biznesmenit, duke bërë që séance të shtyhet për javën tjetër nga gjyqtari Micko. Para pak ditësh, Mihal Delijorgji u vetëdorëzua në polici pas shpalljes së dënimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.

Administratori i kompanisë “Albademil” dhe i cilësuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, u gjet fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, në përfundim të hetimit. Gjykata e shpalli fajtor Delijorgjin për akuzën e “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” duke e dënuar me 10 vjet burg. Në Gjykatën e Apelit, biznesmeni përfitoi uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar për shkak pranimit të gjykimit të shkurtuar. Ku nga përllogaritja e organit të akuzës, Delijorgji përfundimisht duhet të vuaj edhe 3 muaj e 24 ditë burg për tragjedinë e shpërthimit në Gërdec./Tema.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi