Share
Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Historia e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas

prej Thu 7 Mar 2013 - 21:20
Dita Ndërkombëtare e Gruas ose “International Women`s Day” përkujtohet
në çdo 8 mars çdo viti. Kjo është një ditë e madhe e kremtimit global
për të gjitha gratë, vajzat, nënat e motrat në mbarë botën. Në rajone
të ndryshme, kjo datë fokusohet në festime për të manifestuar respektin,
vlerësimin dhe dashurinë ndaj grave e ndërsa në vende të tejra , rrugët
e sheshet mbushen nga protestat. dita ndërombëtare e gruas u shënua
fillimisht më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara pas një deklaratë
nga Partia Socialiste e Amerikës. Ideja e të paturit një ditë
ndërkomëbtare për gratë, ishte hedhur që në shek 20, në nje botë e cila
po haste në industrializim të shpejtë, por një situatë e tillë coi në
protesta për kushtet e punës. Në vitin 1910 Konferenca e parë
ndërkombëtare e grave u mbajt në Kopenhagen. por kjo histori është edhe
më e lashtë se kaq. "Fillimisht më 8 mars 1875, në ndërmarrëjen e
Tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve
çnjerëzore të punës, orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta e më
pas në kopenhagen, ku u vendos te merreshin parasysh disa nga kërkesat e
grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u
vendos data se kur duhej të kujtohej kjo ditë. Fillimisht kjo ditë
manifestohej të dielën e fundit të fund shkurtit, por në vitin 1911,
Danimarka,Gjermania, Zvicra dhe Austria, shënuan këtë ditë ku morën
pjesë miliona burra dhe gra, ku vec kërkesave të mëparshme gratë kërkuan
edhe të drejtën e votës. Më 1913-1914, në prag të Luftës së Parë
Botërore, gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me
motrat e tyre duke shenuar diten e grave. Vetëm me 1917 u caktua data e
shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe
perdorej nëRusi, sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte
me daten 8 mars. Ky ishte vendimi përfundimtar që u përcaktua 8 marsi
si festa ndërkombëtare e grave, edhe pse në shumë vende Europiane. pra
besohet se zanafilla e kësaj dite daton që në 8 marsi 1917.


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Historia e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas Image
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi