Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skënderbeu vazhdon marshimin Empty Skënderbeu vazhdon marshimin

Sun 10 Mar 2013 - 16:06
Skënderbeu vazhdon marshimin Skenderbeu-gezim

Kryesuesit e Skënderbeut kanë arritur të fundosin Tomorin në fushën e tyre me rezultatin 4-2 në javën e 18 të Superligës. Të besuarit e Josës kanë qenë në sulm gjatë gjithë kohës dhe jo rastësisht shënuan katër gola.

Edhe pse u befasuan pasi ishte Elmazi ai që zhbllokoi ndeshjen duke shënuar golin e parë të beratasve, gjithçka u zgjidh brenda më pak se 10 minutash. Lila, Caushaj dhe Plaku përmbysin nga 0-1 në 3-1 në favor të korçarëve.

Në pjesën e dytë Sebino Plaku shënon golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për skuadrën e Skëndërbeut, e cila vazhdon dominimin e Superiores me një marshim prej kampionësh. Në minutën e 63-të Mitraj ngushton në 4-2 rezultatin i cili mbetet dhe përfundimtari për këtë ndeshje.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Luftëtari fitoi 3-2 përballë Apollonisë së fundosur tashmë. Fonseka, Beqiri dhe Lluka shënuan të tre golat e gjirokastritëve, ndërkohë që për fierakët golat u shënuan Dushku dhe Ndoni thjesht për statistikë.

Edhe në ndeshjen e zhvilluar në Krujë, Kastrioti ka fituar 1-0 përballë Shkumbinit që gjithashtu rrezikon shumë. /top chanel/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi