Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

22 vjet burg ish-portierit të Flamengos Empty 22 vjet burg ish-portierit të Flamengos

Sun 10 Mar 2013 - 16:09
22 vjet burg ish-portierit të Flamengos Flamengo-portieri-vrases

Ish-portieri i Flamengos, Bruno Fernandes das Dores de Souza, është dënuar me 22 vjet burg për vdekjen e ish-të dashurës së tij, Eliza Samudio.

E rrëmbyer në qershor 2010, Samudio u vra dhe u copëtua nga “rekrutët” e Souza, të cilët disa pjesë të trupit të saj ia hodhën qenve, ndërsa të tjerat i murosën në çimento.

Vendimi është dhënë nga një gjykatë braziliane në Kontagem, në rajonin metropolitan Belo Horizonte. Bruno, që në bazë të akuzave rrezikonte 41 vjet burg, siguroi një reduktim të dënimit pasi rrëfeu dhe pranoi krimin.

Në seancën e fundit para gjyqtarëve, ish-portieri, që deri në atë moment e kishte mohuar përfshirjen e tij, pranoi se kishte qenë në dijeni që në fillim të vdekjes së vajzës, me të cilën ka edhe një djalë, Bruninho. “Isha në dijeni dhe lejova që kjo të ndodhte. Më pas trupi i saj iu hodh ushqim qenve”, tregoi Souza.

Fillimisht ish-portieri, që kishte premisa për të mbrojtur portën e kombëtares braziliane, kishte mohuar të ishte urdhëruesi i vrasjes, duke akuzuar materialisht mikun e tij Luiz Henrique Romao, i dënuar në nëntor me 15 vjet burg. Ky i fundit e kreu krimin makabër në bashkëpunim me një komandant policie.

Gjyqtarja Mariza Fabiane Lopes, që dha vendimin për ndëshkimin e tij, e cilësoi ish-lojtarin si një person “të ftohtë dhe të dhunshëm”. Faktikisht, ai u pezullua nga ekipi i Flamengos menjëherë pas arrestimit. /top chanel/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi