Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bayern Munchen, 20 pikë diferencë nga Borussia Empty Bayern Munchen, 20 pikë diferencë nga Borussia

Sun 10 Mar 2013 - 16:11
Bayern Munchen, 20 pikë diferencë nga Borussia Huntelaar

Bayern Munchen është shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes së Bundesligës gjermane duke rritur diferencën në 20 pikë me vendin e dytë që mbahet nga Borussia Dortmund.

Në javën e 25 të kampionatit, Bayern ka mundur në shtëpi me rezultatin 3-2 Fortuna Dusseldorf, ndërsa kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë humbur derbin e Ruhrit me Schalke 04 me rezultatin 2-1. Julian Draxler dhe Klaas-Jan Huntelaar shënuan golat për Schalke, ndërsa shkurtoi diferencën për Borussia Dortmund sulmuesi Robert Lewandowski.

Ndërsa bavarezët e panë veten dy herë në disavantazh në Allianz Arena, por Thomas Muller, Franck Ribery dhe Jerome Boateng i dhanë fitoren 3-2 skuadrës së Jupp Heynckess. Golat për Fortuna Dusseldorf ishin shënuar nga Mathis Bolly dhe Andreas Lambertz.

Bayer Leverkusen i vendit të tretë nuk përfitoi nga humbja e Borussia Dortmund për tu ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit pasi u mund në transfertë nga Mainz me rezultatin 1-0.

Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg mposhti 5-2 Freiburg, ndërsa Greuther Furth i Mërgim Mavrajt humbi në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Hoffenheim./top chanel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi