Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Arrestohet kryebashkiaku i Kavajes pas ndeshjes Besa-Tirana Empty Arrestohet kryebashkiaku i Kavajes pas ndeshjes Besa-Tirana

Mon 11 Mar 2013 - 10:39
Arrestohet kryebashkiaku i Kavajes pas ndeshjes Besa-Tirana Elvis_roshi1_375586634

Një tjetër incident është shënuar në futbollin shqiptar. Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është bërë protagonist i një incidenti të rëndë gjatë ndeshjes mes Besës dhe Tiranës.
Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, ka provokuar tribunën e Kavajës dhe më pas Roshi ka hyrë në dhomat e zhveshjes, ku ka pasur një përplasje me futbollistët dhe trajnerin e Tiranës.
Policia ka ndërhyrë, ndërkohë që Roshi ka shkuar në komisariat për të dhënë shpjegime.
Policia i ka sekuestruar telefonat dhe aktualisht ai ndodhet i izoluar në komisariat. Forca të shumta policie dhe ato speciale kane mbërritur në Kavajë pas fillimit të protestave të banorëve.
Rreth orës 21: 11 Policia e Kavajës me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpërndarë protestuesit të cilët ishin mbledhur para komisariatit. Ka pasur edhe disa të arrestuar.
Banorët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet Turp, turp.
Policia ka shpërndarë me dhunë protestuesit, madje ka përdorur edhe shkopinj gome.
A1 Report raporton se dy furgona të blinduar kanë marrë Elvis Roshin nga komisariati për ta nisur drejt Tiranës./24 ore lajme/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi