Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash Empty Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash

Tue 12 Mar 2013 - 0:08
Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash Sfera-300x199Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimas
Nga Entela Resuli

Kjo sferë gjendet sot pas godinës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ka ardhur aty prej së largu, nga fshati Gziqi i Mirditës. Është gjetur atje në vitin 2007, kur firma Bechtel&Enka po bënte punimet për segmentin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sapo është vënë re nga punonjësit, është trajtuar si një objekt i çuditshëm e mistik, një ekipë gjeologësh e panë atë dhe ngelën të habitur. Një vit më vonë kjo sferë u soll në Tiranë, me qëllim bërjen e analizave dhe përcaktimin se çfarë ishte dhe nga se ishte formuar. Ka një rrumbullakësi gati-gati perfekte dhe është gjetur nën tokë. Ajo konsiderohet e rrallë nga specialistët dhe ende e pa shpjegueshme për vendin e gjetjes dhe prejardhjen. Hamendësimet e gjeologëve janë të ndryshme, mund të jetë llavë jastëkore e formuar 160 deri 145 milionë vjet më parë, por edhe mund të jetë krijuar nga dora e njeriut. Në kemi biseduar me Inxhinier Gjeolog Sokol Markun, i cili është marrë hap pas hapi më këtë sferë dhe me përpjekjet për të zbuluar origjinën e saj. Ne, nuk jemi i vetmi vend ku janë zbuluar objekte të tilla, kemi rastin në Kosta Rika e në Bosnje.
Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash SferaSokol, na tregoni, kur është zbuluar kjo sferë?
Sfera e gurtë është zbuluar pranë fshatit Gziq të Mirditës, i cili ndodhet rreth gjashtë kilometra në vijë të drejtë në veri-perëndim të Rrëshenit. Doli në sipërfaqe në pranverën e vitit 2007, gjatë gërmimeve të kryera prej firmës Bechtel&Enka, për realizimin e trasesë të segmentit Rrëshen-Kalimash, në autostradën Durrës-Kukës-Morinë.
Si u soll ne Tiranë?
Pak muaj pas zbulimit, një ekip nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, duke shfrytëzuar një detyrë në një rajon aty pranë kreu një vëzhgim të parë të objektit. Por meqë detyra e ekipit nuk ishte vëzhgimi i sferës, ajo veç u fotografua, dhe u la përsëri në vend.
Në vjeshtën e vitit 2008, në kuadrin e një teme për mbledhjen e kampionaturës për ngritjen e bazave të Muzeut të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, shkuan përsëri në objekt, unë dhe gjeolog Ndoc Vukzaj. Vukzaj kishte qenë pjesë edhe e grupit që e vëzhgoi një vit më parë. Grupi i dytë e ridokumentoi dhe duke krijuar idenë mbi përmasat, vendndodhjen dhe peshën e sferës propozoi transportimin e saj drejt Tiranës, me qëllim, studimin, ruajtjen dhe ekspozimin e sferës duke e parë atë si një kampion me interes në pamje të parë, në këndvështrimin gjeologjik. Sfera u transportua në Tiranë në fillim të Dhjetorit të vitit 2008, nën drejtimin e Vukzajt.
Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash Sfera-1-300x225Çfarë mendohet se është? Cilat janë hamendësimet tuaja?
Që nga forma, objekti është shumë interesant për tu studiuar. Është një sferë guri me perimetër katër metra. Gjithçka sferike, duke filluar nga një top i thjeshtë, një flluskë, Hëna, Dielli apo dhe vetë Toka, kanë qenë mjaft tërheqëse për njerëzit. Kjo më ka tërhequr edhe mua për ta studiuar këtë sferë.
Si në çdo rast tjetër në punën e gjeologut, edhe studimi i saj filloi me studimin e terrenit ku ajo u gjet. Gziqi ndodhet mes shkëmbinjve me prejardhje magmatike, por nuk mungojnë shkëmbinj të Jurasikut të sipërm, formime me prejardhje nga vullkanizmi detar të emërtuar si llava jastëkore, të cilat krijohen si rezultat i ftohjes së menjëhershme të shkulmeve të llavës, e cila del menjëherë nga zemra e tokës në tabanin e ftohtë të fundoqeanit. Kjo gjë ka ndodhur rreth prej 160 deri 145 milionë vjet më parë. Në zonën rrotull unë kam fotografuar edhe fragmente të tjera, të thyera apo të eroduara të këtyre llavave jastëkore, prandaj e kam menduar fillimisht si llavë jastëkore, për sa i përket prejardhjes shkëmbore të saj.
Keni bërë analiza për të zbuluar prejardhjen e saj ?
Një analizë silikate e kryer në laboratorin tonë, prej një cipe rezulton se kemi të bëjmë me një ranor, gjë pak e çuditshme për rajonin ku ajo u zbulua. Mirëpo unë i qëndroj përsëri hipotezës së llavës jastëkore për shkak se cipa nuk mund të konsiderohet si përfaqësuese reale e ndërtimit shkëmbor të të gjithë sferës.
Deri më sot duke mos pasur mundësi të studimit pa dëmtuar fizikisht sferën, unë kam mbetur në këto fakte dhe në opinione të mbledhura prej kolegësh, kryesisht të huaj, si mund të përmendet Antoni E. Milodowski, kryepetrolog i Sektorit të Laboratorit të Petrografisë dhe Mikroanalizave në Shërbimin Gjeologjik Britanik. Me Antoni E. Milodowski kam kryer një shkëmbim e-mailesh, për të marrë opinionin e tij, bazuar në përvojën e tij në lidhje me fenomene të tilla. Por duhet thënë se raste të tilla nuk mund të vlerësohen pa analiza të drejtpërdrejta apo të tërthorta, në këtë rast gjeofizik, të cilat duhet të kryhen drejtpërdrejtë mbi objektin që studiohet. Megjithatë, unë po vazhdoj me anë të metodave të tërthorta, të cilat konsistojnë në shfrytëzimin e kontakteve, sidomos me kolegë të huaj për të pasur opinionet e tyre, dhe studimin e çdo lloj literature që gjendet në biblioteka apo në internet për të krahasuar ngjashmëritë për raste të ngjashme.
Duhet thënë që më rezulton se ky fenomen ka përhapje, por rasti ynë mund të renditet i ngjashëm me ato raste që rezultojnë interesantë, ku përveç një fenomeni të krijuar nga natyra, aludohet apo vërtetohet edhe ndërhyrja humane me qëllimin e dhënies se mesazheve inteligjente, për bashkëkohësit apo pasardhësit. Raste të tilla të rëndësishme mund të përmend atë të sferave të Bosnjes apo ato në Kosta Rika.Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash Sfera-3-300x178Diçka që më ka shtyrë të mendoj më shumë në një rregull të vendosjes së sferave, të krijuar nga njeriu, është një rast i dytë që më është bërë i njohur për sfera të ngjashme pranë fshatit Visokë të Fierit.
Për sa i përket formimit të sferës, për atë nuk mund të përjashtohet akoma as krijimi natyror as ai artificial, por unë këmbëngul për një kombinim, pra një llavë jastëkore e përpunuar pastaj nga dora e njeriut.
Çfarë do bëhet me të?
Sido që të konkludojmë për origjinën dhe përbërjen e sferës, ajo përbën një objekt interesant muzeal, dhe si e tillë ajo mendohet të ekspozohet në një hapësirë të veçantë, në ambientet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Me këtë qëllim u ndërmor aksioni i transportimit të saj në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të SHGJSH, ku ndodhet sot. Me këtë veprim ne e siguruam atë si nga shkatërrimi për efekt të fenomeneve natyrorë apo humanë, ashtu edhe nga mundësia e marrjes në posedim për qëllime përfitimesh nga persona abuzues, të cilët nuk do kishin veç të tjerash as të drejtën ligjore për ta zotëruar atë.
Çfarë e pengon analizimin e saj dhe nxjerrjen e një konkluzioni më konkret?
Mënyra e studimit është pak e komplikuar. Normalisht për të pasur një përgjigje të saktë, duhej të shkëputej një copë kampion nga kjo sferë, për ta analizuar në të gjitha elementet e saj. Por kjo do të çonte në dëmtimin fizik të saj, çka ne jemi përpjekur ta shmangim gjatë punës tonë, sidomos gjatë transportimit, i cili duhet thënë se ka paraqitur mjaft vështirësi. Unë jam duke u përpjekur të studioj një analizim me metoda të tërthorta gjeofizike, mbase sizmike, për të cilat jam konsultuar me kolegët e mi të sektorit përkatës. Ata po e studiojnë mundësinë e përshtatjes së aparaturave për këtë qëllim.Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash ASfera-300x179Pritshmëria për ndërtimin e brendshëm të sferës është në dy variante, ai në formën e disa llokmave që krijojnë disa shtresa gati koncentrike, pak a shumë si një qepë, dhe në këtë rast do të kemi një llavë jastëkore, ose një trup masiv nëse bëhet fjalë për një konkrecion ranor.
Kjo për sa i përket studimit të formimit nga ana natyrale, por ndërkohë duhen studiuar tre mundësi të formimin, thjesht natyrale, kombinim natyralo-artificial, ose tërësisht artificial. Të dhënat flasin tani për tani në favor të dy mundësive të para.
Unë mbetem akoma në studim. Për këtë material interesant më afrohen volume të tëra artikujsh shkencorë të shkruar sidomos nga gjeologë italianë, të cilët po i mëshojnë këtë fillim shekulli teorisë së lidhjes midis gjeologjisë dhe zhvillimit social-kulturor të njerëzimit, që nga fenomenet gjeologjike që ndikuan në krijimin e qënieve mitologjike, e deri në lidhjen e materialit gjeologjik si lëndë e parë për krijimin e qytetërimit.
Kosta Rika
Sferat e Kosta Rikës janë artifakte, pra krijime nga dora e njeriut, që datojnë mes viteve 200 pes dhe 1500 es. Janë rreth 300 të tilla, të diametrave të ndryshme, prej disa cm deri 2 metra. Pjesa më e madhe kanë përbërje gabrore, por ka dhe gëlqerore dhe ranorë. U gjenden rastësisht, ndërsa kompania amerikane “United Fruit Company” kryente një pastrim të plantacioneve të bananeve. Përmasat janë sferike, gati perfekte. Nuk ka akoma një përfundim mbi arsyen e krijimit të tyre.
Bosnja
Në Bosnje, pranë fshatit Visoko, aty ku Emir Osmanagic pretendon zbulimin e pese piramidave, janë zbuluar deri më sot rreth 40 sfera të gurta, nga të cilat 15 të pa dëmtuara. Përmasat e tyre përafrohen me sferën Gziqit. Nga studime të arkeologëve vërtetohet se të paktën një pjesë e tyre janë të punuara nga dorë njerëzore. E panjohur deri më sot arsyeja e krijimit, por banorë të zonës së Banja Lukës (rreth 130 km më në veri) kanë besuar se sferat kishin veti kurative.
Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash Sfera-2-300x200
Përmasat
Duke qenë se dy perimetrat janë tek 4 metra dhe se P=2Ï€R, ku Ï€=3.14 dhe 2R=diametrin, rezulton një diametër diku tek 1.30-1.40 metra. Pesha nuk mund të përcaktohet pa e peshuar ose pa ditur çfarë materiali është që të shumëzohet vëllimi me dendësinë specifike, po nga rrezja me formulën V= (4/3)Ï€R3 nxjerrim se vëllimi duhet të jetë diku tek 1.15 metër kub.
Herkuli ka kaluar nga Visoka?
Sokol Marku, ing. gjeolog
Sferat e ngurta janë zbuluar në shumë vende të botës, por ka raste si ai në Kosta Rika, ku vërtetohet se janë krijuar nga dora e njeriu, apo ai i fshatit Visokë, në Bosnje ku Semir Osmanagic, thekson mundësinë e një qytetërimi të lashtë, dhe ku veç gjetjes së gjurmëve të tre piramidave, dokumentohen e edhe një numër sferash të gurta. Duke u nisur nga forma dhe ngjyra e përngjashme dhe nga fakti se në këto raste kemi të bëjmë me shkëmbinj magmatikë e vullkanikë, unë supozoj se arsyet e ruajtjes së sferës tonë të jenë të ngjashme me dy rastet e mësipërme, ose të paktën me ato të Bosnjes. Sferat e gjetura pranë Visokës së Fierit ma përforcojnë këtë mendim, për dy arsye, sepse së pari në tre fshatra të ndryshme të Ballkanit kemi të përsëritur të njëjtin fenomen, e nga këto njëra vërtetohet si veprimtari humane. Dhe së dyti se rasti më verior në Bosnjë dhe ai më jugor në Fier, gjenden pran territoresh me emërtime identike Visokë. Kjo fjalë që në serbo-kroatisht do të thotë Akademi, më bën të mendoj se në këto hapësira kishte dikur veprimtari të shquar studimore. Pyetja lind se pse u formua sfera, e cila ndodhet në Gziqin e Mirditës, në mes dy Visokave? Momentalisht jam i detyruar të shtroj hipoteza. Një ndër to mund të jetë që sfera përfaqëson një trup qiellor, në kuadrin e ekzistencës së një observatori astrologjik.
Por një hipotezë e imja mjaft e guximshme i lidh të tre rastet me një ngjarje mjaft të lashtë. Kështu dy popuj të lashtë, grekët e fenikasit kanë dy heronj që ndryshojnë në emra, por janë të njëjtë në bëma, Irakliun (Herkulin) dhe Melkartin. Në përshkrimin e bëmave të tyre mitike dimë se ata ngulnin gurë lapidarë, më të shquarit ndër ta, “Kolonat e Herkulit” në Gjiblartar. Po kështu dimë se gjatë kthimit Herkuli udhëtoi nga Alpet për në Greqi. Pra a mos janë këto sfera shenjat që u vendosën për të përjetësuar itenerarin e tij. Nuk, di! Për të vërtetuar këtë, veç studimit të sferës, duhet gjetur dhe gjurma e rrugëtimit të Herkulit. E vetmja që di është se ai kaloi këndej.
(Burimi: lajme.parajsa.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi