Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Azem Hajdari rri aty ku je! Empty Azem Hajdari rri aty ku je!

Tue 12 Mar 2013 - 1:12
Azem Hajdari rri aty ku je! Bld-1-150x150Nga Bledi Mane- Public Enemy



I dashur Azem!

Ky burri që po të bënte elozhe pasdite në Qytetin Studenti, është ai patrioti yt tropojan që të shfrytëzoi keqas e të spostoi nga kryetar partie në fillimvitin plot dilema 1991. Është i njëjti burrë që nuk të bëri kurrë ministër, ai burri që të akuzonte për spiun të Ramiz Alisë, të hoqi mandatin e deputetit e të ndrydhi duke poshtëruar grevat e tua të urisë.

Ky burri plak të uronte sot ditëlindjen, por mos harro se po ky hundëshkabonjë të nxori në pritën e atentatit e pasi u deklarove i vdekur, me arkivolin tënd e me ty brenda të përplaste në dyert e kryeministrisë së Fatos Nanos.

E mban mend kur ti nga brenda arkivolit të lagur nga shiu i atij shtatori të shtangur të 1998-ës klithje plot dhimbje:

-Kujdes se më plagosët dhimbjen!, ndërsa ky burri i qokave jepte urdhra të të vrisnin dyfish në bulevard.

Zyrat e Tosit ishin bosh atë kohë se vetë Tosi iku të luante Texas në atë casino-në buzë Ohrit në Maqedoni ndërkohë që tani Nano dhe Berisha janë bërë miq për kokë. Po ti? Ti je tretur or mik.

E mban mend kur ti protestoje në grahmat e fundit të bolshevizmit kundër bllokmenëve të mykur, por kohët kanë ndryshuar dhe tani ish- miqtë e tu një tjetër Bllok kanë ngritur.

Shoqja Nexhmije është ende gjallë, por me konsensus u zëvendësua nga shoqja Liri Berisha, Lenka Çuko nga Jozefina Topalli, Pali Miska nga obezi Ilir Meta, Kadri Hazbiu nga shoku Fatmir Mediu dhe Alfonsi, Alfons Gurashi gazetari i partisë më së miri kronikohet nga Blendi Fevziu me katër mbiemra dhe katër gjyshe.

Po Bujarin e mban mend? Jarin me mustaqe që kishte frikë të hynte brenda selisë së PD-së, porsi Haxhi Lleshin e kanë gjymtyrosur president të republikës së tyre.

Harrova të të them që djalin e madh të Xhelal Bashës, Lulin, të cilit i thërrisje në Rinas “oj shoqja kameriere”, e kanë komanduar kryebashkiak të Tiranës e ky patrioti yt ka ndërmend ta bëjë kryetar partie, por nuk ia ka besën.

Sikur ta di që kërkon të dish pak më shumë për Qytetin Studenti ku filloi lëvizja historike. Me gjysmë zëri po të tregoj se ish- marangozi dembel Bujar Brovina është bërë drejtor dhe përfundimisht pas 19 vitesh përfundoi edhe studimet universitare për histori. Natyrisht Bujari nuk ka për të marrë kurrë mundimin të shkruajë ashtu pa frikë e pa censurë kujtimet e ditëve të bekuara të dhjetorit 1990, por ndjehet krenar se qysh me ardhjen e tij, çmimi që të paguash një roje godine pas një nate të egër me studentet, ka zbritur te 2 mijë lekëshi. Ah, desh harrova. Në Qytetin Studenti të kanë ngritur edhe monumentin tënd. Nuk ngjani fare të dy. Të kanë ekspozuar lakuriq vetëm me një pallto krahëve. Të kanë lenë ashtu të zhveshur të ndjesh të ftohtin e regjimit që u instalua porsa ti ike e për këtë merita është e skulptorit artist, jo e skulptorit qeverisës.

Azem Hajdari gëzuar ditëlindjen dhe më fal që të shqetësova në ketë përvjetor!

Urimi im më i mirë për ty?

Rri aty ku je e mos u bëj pishman. Ti të paktën je i vdekur i gjallë e të kujton njerëzia, këtej nga partia jote janë të gjithë të gjallë të vdekur e nuk i duron dot më askush.



*facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Azem Hajdari rri aty ku je! Empty Re: Azem Hajdari rri aty ku je!

Tue 12 Mar 2013 - 9:07
Faleminderit i Panjohur per keto tema !
Keto jane temat qe ngrene nivelin e forumit dhe te tilla Informacione duhet te kemi ne si Popull , per te kuptuar rolet politike te personazheve si Azemi dhe si Berisha per te mesuar Diferencat , vetem keshtu do mund te mesohet per te bere nje ZGJEDHJE ne si popull !

Shpresoje qe jo vetem une qe jam Larg Shqiperise dhe s'mund te votoje por dhe shume te tjere si puna ime te lexojne te tille artikull dhe te tilla te Verteta , te cilat nuk na jane mundesuar ne vitet e kaluar .

Shqipetar....i mungoni Shqiperise . :(
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi