Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Papa i ri, 'ngujohen' kardinalët

prej Tue 12 Mar 2013 - 12:52
Papa i ri, 'ngujohen' kardinalët  Va_02_941-705_resize

Vatikani bëhet që sot një prej fortesave më të mbyllura ndaj botes se jashtme. 115 kardinalët që nuk e kanë kaluar moshën 80-vjeçare, pra që kanë të drejtën e votës do të futen pasdite në Konklavë.

Prej shekujsh zgjedhja e Papës së ri ka qenë një prej riteve më misterioze dhe të panjohura, e këtë herë duket se Selia e Shenjtë ka marrë masa më të forta për të evituar daljen e çdo lloj informacioni. Gjithë këto ditë çdo kardinal gjatë lëvizjeve ka qenë i shoqëruar nga dy punonjës të xhandërmarisë së Vatikanit.Me fillimin e Konklaves kardinalet do te kontrollohen ne hyrje dhe ne dalje.

Por masat më të rrepta janë marrë për të ndaluar komunikimin e tyre nëpërmjet mjeteve te reja të telekomunikacionit dhe mesazhet e tyre ne rrjetet sociale. E gjithë zona e Kapela Sikstine dhe e Santa Martes ku do të jetojnë kardinalët, janë izoluar nepermjet një lloj kafazi të Faradejit, një sistem që bllokon çdo vale elektromagnetike.

Kontrolli i valeve do te behet edhe nga pajisje te vendosura mbi disa automjete qe do te levizin vazhdimisht në kopshtet e Vatikanit. Asgje nuk duhet te hyje nga jashte ose te dale, as nga ana vizive, jo rastesisht edhe dritaret e Kapeles Sikstine janë errësuar. Brenda, 115 poltrona qershie presin kardinalët te cilet, pas meshes, do te futen sot ne oren 16.30 ne Konklave. Parashikohet qe ne ate ore do te mbyllen dyert dhe shqiptohet formula 'extra omnes', te gjithe jashte. /top chanel/


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Papa i ri, 'ngujohen' kardinalët  N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi