Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Kaneloni me mish domate dhe borzilok

prej Tue 12 Mar 2013 - 17:21
Kaneloni me mish domate dhe borzilok  Bf484606-4fa3-4b07-b2f6-5b7faae1f8b0---0-

Përbërësit

- 400 gr mish te grire
- 500 gr pomodorini
- 250 gr pasta te freskëta me veze për lazanje
- 50 gr thërrime buke me qumësht
- 50 gr djathë grana padano i grire
- 30 gr proshute koto
- 30 gr fara pishe
- 1 kokërr veze
- 1 thelbi hurdhe
- disa dege borzilok
- vaj ulliri
- kripe, piper

Përgatitja

Përgatitni brumin. Përzieni ne një ene mishin e grire, proshutën, djathin e grire, vezën, thërrimet e bukës te lagura me qumësht, farat e pishës, 4-5 gjethe borzilok te grira, kripe dhe piper. Përgatitni sugon, hidhni një thelbi hurdhe me pese luge vaj ulliri, bashkoni pomodorinit, pasi ti keni lare dhe ti keni prere ne gjysme, lërini ne zjarr për 2-3 minuta, shtypini pomodorinit me pirun dhe lëreni ne zjarre edhe për 3-4 minuta, largoni hurdhën dhe rregullojeni sugon me kripe dhe piper, aromatizojeni me disa gjethe borzilok te grira. Ndani brumin e përgatitur ne formën e qofteve cilindrike, ne gjatësinë e fletëve te pastës. Shtrini brumin ne anën e shkurtër te petës dhe me pas rrotullojeni. Hidhni 1/3 e sugos se përgatitur ne një tepsi dhe sipër shtroni gjysmën e canelloni. Mbulojini me pjesën tjetër te sugos duke shtuar me pas një shtrese tjetër me canelloni. Kompletoheni me sugon dhe djathin grana te grire qe ju ka mbetur. Mbulojeni me letër alumini dhe lëreni ne furre te ngrohte 180'C për 20 minuta. Me pas hiqni letrën e aluminit dhe lërini ne furre edhe 15 minuta.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Kaneloni me mish domate dhe borzilok  N
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Kaneloni me mish domate dhe borzilok

prej Tue 12 Mar 2013 - 18:54
uhu,nuk ben te hyhet ne forum i uritur,ec e posto pastaj grrrr grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi