Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria, 18 mln euro nga BEI për rrjetin rrugor Empty Shqipëria, 18 mln euro nga BEI për rrjetin rrugor

Tue 12 Mar 2013 - 21:08
Shqipëria, 18 mln euro nga BEI për rrjetin rrugor Euro-Lek
Shqipëria ka kërkuar për vitin 2013 rreth 18 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve për rehabilitimin e rrjetit rrugor në vend.

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka dhënë një fond prej 839 milionë eurosh në total për Ballkanin Perëndimor gjatë vitit 2012 dhe pret që të ruajë të njëjtin nivel investimesh në rajon.

Rreth 64% të këtyre fondeve janë investuar në Serbi, 23.4% në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa pjesa tjetër (12.6%) në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Shuma e investuar ka qenë 20 milionë më pak se në vitin 2011, e cila ishte edhe një rekord më vete, tha zv/presidenti i BEI, Dario Skanapietso.

Rreth 2/3-ta e investimeve shkoi në ndihmë të biznesit të mesëm, ndërsa pjesa tjetër shkoi për infrastrukturën rrugore dhe projekte lidhur me të.

“Këto fonde reflektojnë dy prioritet tona madhore, të ndihmojmë biznesin e mesëm, i cili krijon vende të reja pune, si dhe të zhvillojmë infrastrukturën për të tërhequr investitorë”, shpjegoi Skanapiesto.

Vetëm 1% e fondeve shkuan për projektet që lidhen me burimet ujore, kanalizimet, krijimin parqeve me energji të rinovueshme, por investimet e BEI në të ardhmen, do t’i kushtojnë më shumë rëndësi këtyre sektorëve.

Këtë vit, qeveria serbe ka kërkuar 600 milionë euro për biznesin dhe rehabilitimin e rrugëve, ndërsa Bosnja ka kërkuar 160 milionë euro për rrugë dhe rrjetin e energjisë. Shqipëria dhe Mali i Zi , kërkojnë 18 milionë dhe 30 milionë euro, për rehabilitimin e rrugëve.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria, 18 mln euro nga BEI për rrjetin rrugor Empty Re: Shqipëria, 18 mln euro nga BEI për rrjetin rrugor

Fri 22 Mar 2013 - 13:27
Per sy e faqe i kane keto lajme se rruget ne Shqiperi gropa-gropa jane!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi