Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Konklava, kardinalët rifillojnë diskutimet  Empty Konklava, kardinalët rifillojnë diskutimet

Wed 13 Mar 2013 - 10:45
Konklava, kardinalët rifillojnë diskutimet  Kardinalet-rome

Kardinalët priten të nisin ditën e dytë të diskutimeve mes tyre, në Konklavën e Vatikanit, që do të zgjedhë Papën e ri, pasi nuk arritën një vendimmarrje gjatë së martës.

115 kardinalët zgjedhës janë të mbyllur në Kapelën Sistine deri sa 2/3-at e tyre të bien dakord për zgjedhjen e liderit të ri të 1,2 miliardë katolikëve nëpër botë.

Tymi i zi sinjalizoi mos arritjen e një marrëveshjeje gjatë votimit të ditës së parë, duke shkaktuar brohoritje nga turma në Sheshin e Shën Pjetrit, gjatë mbasdites së të martës.

Nuk ka ende një kandidat pretendent për të zëvendësuar Papën Benedikti XVI. 85-vjeçari u dorëhoq gjatë muajit të kaluar, duke deklaruar se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën, e cila është prekur nga probleme të ndryshme, që prej skandalit botëror në lidhje me abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, e deri tek akuzat për korrupsion me Bankën e Vatikanit.

Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë, deri kur një kandidat i vetëm të gjejë mbështetjen e nevojshme, e në këtë moment tymi që del nga oxhaku i Kapelës Sistine do të bëhet i bardhë.

Pas gjumit të natës së të martës në hotelin e Vatikanit, ata do të udhëtojnë përmes kopshteve drejt Kapelës, sërish mëngjesin e së mërkurës, për të rinisur votimet.

Votimi bëhet në heshtje të plotë, pa diskutime formale, deri sa vendimi të merret. Nëse kjo nuk ndodh pas 3 ditësh, atëherë mund të ketë një pushim për lutje dhe diskutime informale për maksimumin 1 ditë. /top channel/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi