Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shuhet ish-bateristi i Iron Maiden Empty Shuhet ish-bateristi i Iron Maiden

Fri 15 Mar 2013 - 10:56
Shuhet ish-bateristi i Iron Maiden Iron-maiden

Ish-bateristi i grupit Iron Maiden, Clive Burr ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pasi vuante prej një kohe të gjatë nga skleroza e shumfishtë.

Steve Harris, themeluesi i grupit të muzikës heavy metal, në faqen e internetit të bandës është shprehur se, “ky ishte një lajm tej mase i hidhur”.

“Ai ishte një njeri i mrekullueshëm dhe një baterist fantastik, që i dha një kontribut të vlefshëm grupit tonë në fillesat e tij”, ka thënë Harris.

Burr u bashkua me Iron Maiden në vitin 1979 dhe performoi në tre albumet e para të tyre, “Iron Maiden” i vitit 1980, “Killers” në 1981 dhe “The Number of the Beast” një vit më vonë.

Vokalisti Bruce Dickinson ka bërë gjithashtu homazhet e tij duke u shprehur: “Edhe në ditët më të errëta të tij, Clive nuk e humbi kurrë sensin e humorit”.

Mesazhe hidhërimi kanë postuar online edhe pjesëtarë të grupeve të tjera të zhanrit metal. Basisti i Megadeth, David Ellefson ka shkruar në Facebook: “Ai ka qenë një nga bateristët e mi të preferuar të të gjitha kohërave”.

Burr lindi në lindje të Londrës në vitin 1957 dhe ishte anëtar i grupit metalist britanik Samson përpara se të bashkohej me Iron Maiden, grupi që do t’i jepte famë botërore. /top channel/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi