Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, eliminohet autori i masakrës së Nju Jorkut Empty SHBA, eliminohet autori i masakrës së Nju Jorkut

Fri 15 Mar 2013 - 11:32
SHBA, eliminohet autori i masakrës së Nju Jorkut Masakra

Policia e shtetit të Nju Jorkut, në SHBA, eliminoi të enjten, 24 orë më pas autorin e një masakre, në të cilën mbetën të vrarë katër persona.

Kurt Myers, i cili ishte fshehur në një ndërtesë, u qëllua nga trupat policore, që sulmuan vendndodhjen në të cilën ai ishte fshehur.

64-vjeçari, në një sulm çmendurie, qëlloi për vdekje dy persona brenda një parukerie dhe dy të tjerë në një lavazh, në një lokalitet rreth 400 kilometra në veri të Nju Jorkut.

Asnjë polic nuk mbeti i lënduar në aksionin që solli vetvrasjen e Kurt. Ai qëlloi dhe vrau fillimisht mbi qenin e policisë, por u qëllua për vdekje nga forcat speciale, pasi hapi zjarr ndaj tyre.

Masakra e pamotivuar e Myers është e fundit në radhën e disa sulmeve të ngjashme, në të cilat njerëz të çekuilibruar mendërisht, duke përfituar nga ligji që lejon armëmbajtjen, realizojnë masakra të tilla.

Një situatë e tillë, ka hapur një debat kombëtar mbi armët, me numrin e atyre që kërkojnë nxjerrjen jashtë ligjit të armëmbajtjes që ka pësuar një rritje në shkallë kombëtare./top channel/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi