Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default I vendosin video porno pandave, për të nxitur çiftëzimin

prej Sat 16 Mar 2013 - 16:25
I vendosin video porno pandave, për të nxitur çiftëzimin Videoxh-jpg1363439169

Panda e pabindur e gjinisë femërore, Ke Lin, në qendrën për shumimin dhe studimin në qytetin Çengdu të provincë kineze Seçuan, e refuzonte me ngulm pandën mashkull Jongjong, në çdo moment që ky tentonte të çiftëzohej me të. Shkencëtarët të brengosur se periudha e çiftimit të pandave është e shkurtër dhe zgjat vetëm tri ditë, vendosën që në kopshtin ku ndodhej panda një video-xhirim të dy pandave tjera që bëjnë dashuri në natyrë.

Dhe duket se edhe pandat shikojnë me dëshirë videot porno. Si raportojnë mediat kineze, suksesi i arritur me këtë rast tejkaloi të gjitha parashikimet. Pasi e shikuan me interesim të madh xhirimin, çifiti i pandave të kësaj qendre “nuk ditën të ndalen së bëri seks”.

Njerëzit që kujdesen për pandat suksesin e shpjegojnë me faktin se Ke Lin ka jetuar e veçuar dhe se kurrë nuk ka pasur rast të shohë çiftëzimin e llojit të vet të kafshëve, prandaj “pak mësim nga natyra” i ka shërbyer shumë mirë.

Pandat në parim janë të njohura për shumëzim të dobët në kushte izolimi, pos të tjerash edhe për arsyen që femrat kanë periudhë shumë të shkurtër të çiftëzimit gjatë një viti, si dhe për arsye se janë përzgjedhëse të mëdha sa i përket gjinisë mashkullore. Mirëpo, thuhet se pas këtij suksesi me porno xhirim, stafi i qendrës në Çengdu shpreson se në kafazet e tyre shumë më shpesh do të shohin të vegjlit e pandave aziatike.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: I vendosin video porno pandave, për të nxitur çiftëzimin

prej Sat 16 Mar 2013 - 16:27
ah dashuri,gjithkush po e ndjen
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi