Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shqiptarët ende në mëshirë të fatit! 75 mijë prej tyre “non grata” në BE

prej Sat 16 Mar 2013 - 17:33
Shqiptarët ende në mëshirë të fatit! 75 mijë prej tyre “non grata” në BE Non-300x191Pëllumb Noka, kreu i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit: “75 mijë shqiptarë ‘non grata’”.
Ditën e djeshme në tryezën për lëvizjen e lirë, organizuar ditën e djeshme nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, kreu Noka ka dhënë alarmin duke paraqitur shufra alarmante.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndryshimi i sistemit komunist situata për qytetarët shqiptar vijon të mbetet shqetësues, madje në gradë alarmuese pasi jo pak por 75 mijë shqiptar janë konsideruar si “non grata” për vendet e Bashkimit Europian. Noka ka shprehur me konkretisht: “Në momentin që ka filluar liberalizimi i vizave në mënyrë informale, ka qenë rreth 75 mijë numri i personave të cilët kanë qenë të padëshirueshëm në hapësirën Shengen, pra, 75 mijë persona të cilët ishin kandidatë për emigracion ilegal, 75 mijë persona që nuk plotësonin më kushtet për të hyrë në zonën Shengen”.
Madje Noka e ka pasqyruar kështu fluksin e ri të emigrantëve shqiptar të cilët po braktisin vendet fqinje si Greqinë dhe Italinë për pasoj të krizës së rëndë ekonomike: “Shtetasit shqiptarë përdorin dokumente false në hapësirën Shengen. Kriza ekonomike që ka kapur vendet tona fqinje, ka bërë që shumë nga këta shtetas t’i drejtohen tregut të zi, për të gjetur dokumente false dhe për të kaluar në drejtim të vendeve të tjera të hapësirës Shengen, qoftë dokumente, karta identiteti, apo edhe vula të vendeve fqinje, për të përfituar, për të jetuar apo për të punuar kryesisht në vendet e Europës veriore, duke tentuar ndoshta edhe më shumë Anglinë”/alb-observer.com/


Shqiptarët ende në mëshirë të fatit! 75 mijë prej tyre “non grata” në BE Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Shqiptarët ende në mëshirë të fatit! 75 mijë prej tyre “non grata” në BE

prej Wed 16 Apr 2014 - 21:18
Kur nuk rregullojme Shqiperine, ashtu ne meshire te fatit si qen rrugesh kemi per te mbete!...


Shqiptarët ende në mëshirë të fatit! 75 mijë prej tyre “non grata” në BE 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi