Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default ç’ Muzika

prej Mon 6 Dec 2010 - 22:44
Nga : Sali Islami

Fatëkeqësisht, kohëve të fundit, jemi dëshmitarë të marrinave të shumta dhe elementeve pornografike në muzikën shqipëtare, e stërmbushur me elemente sllave. Sot nëse je “këngëtarë” dhe nuk e publikon një këngë bashkë me klip atëherë ti ke dështuar. Sot nuk quhet dështim nëse në spotin e një kënge ke ca femra të cilat janë të (zh)veshura me veshje mjaft provokative dhe t’a jep përshtypjen se nuk je duke parë ndonjë spot të ndonjë kënge, por je duke parë ndonjë fim pornografik. Femra me tatuazhe në fytyrë (veti tipike në videoklipet sllave), dhe me lëvizje të ç’orientuara, kinse artistike, të bëjnë të mendosh se sa të ulët e kemi vetëdijen dhe moralin, duke pretenduar se me këtë “lloj arti”, do të jemi më europian. Më parë ndoshta i’u është kënduar dashurisë, por po t’i marim dhe t’i analizojmë tekstet e sodit, do të vërejmë se i këndohet vetëm një nate të vetme, pra një nate pa gjum që i bie se përmbajtja kryesore e teksteve është sex-i. Ndodhë që shpesh herë këngëtaret tona ngatërrojnë mikrofonin, me ndonjë “vegël” tjetër. Prandaj unë mendojë se është koha që videoklipet tona t’i bëjmë programe vetëm për të rritur, që mundë ta shqetësojë publikun adoleshent pra të jen programe me pullën “+18″.”Këngëtarët” e sodit thjesht nuk e kan as një shkronjë prej fjalës Këngëtarë dhe prej fjalës artist. Ka dallim artisti prej një “këngëtari”. Pra tjetër gjë është të këndosh dhe tjetër gjë është të bësh art me muzikën tënde. Mjafton, që ta kesh nënën ose babin, ose ndonjë të afërm tjetër që “meret me muzikë” dhe shumë lehtë mundë të depërtosh në tregun e estradës tonë. Të gjithë këngëtarët e sodit talentet e tyre ua ka zbuluar ndonjë hallë apo teze, që në moshën 7 vjeçare, ndërsa padyshim zërin e ka dhunti nga Zoti. Këtu zë vend edhe shprehja ” …eja bija ime dhe bëhu këngëtare sikur unë, sepse publiku nuk ka vesh në muzikë, do të dëgjojë ty, siç më ka dëgjuar mua…”. Pra si në çdo sferë tjetër edhe në muzikë ka nepotizëm (familjarizëm). Unë si zgjidhje të vetme e shoh që të ngritemi bashkarisht dhe t’i themi Avni Qahilit dhe “elitës” si puna tij : ” Boll na morët në qafë”!!!


ç’ Muzika  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi