Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Pyetje e veshtirë në Universitetin Grek, në 300 studentë e dinte vetëm një shqiptare

prej Mon 18 Mar 2013 - 13:03
Shqetësim dhe nevojë për reflektim ka shkaktuar në komunitetin akademik, një “incident” i treguar nga profesori i Universiteti të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis.

Profesor Papajanis ka treguar për gazetën greke “Espresso”, se ishte duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike në një audiencë prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit. Iu drejtoi atyre një pyetje lidhur me betejën e njohur të Maratonës dhe iu kërkoi të thonë më shumë për atë ngjarje, por siç shprehet ai vetë, në sallë mbizotëroi një “heshtje varri”.

Pedagogu vendosi të mos vazhdojë leksionin dhe këmbënguli për të marrë përgjigjen e studentëve lidhur me këtë ngjarje historike, kur pas disa minutash vetëm një dorë u ngrit për të dhënë përgjigje.

Papajanis rrëfen se ndjeu një lehtësim të madh dhe se mendoi me vete: “Për fat të mirë dikush e di. Shpëtoi nderi dhe emri i universitetit”.

“Ishte një vajzë. Studentja u përgjigj shkëlqyer. Me një fjalor të zgjedhur përshkroi me saktësi të madhe ngjarjet e betejës së Maratonës dhe unë ndjeva një ngazëllim të madh. Doja ta përqafoja e ta falenderoja”, tregon pedagogu.

“Duke besuar se vjen nga zona e Maratonës, e pyeta për emrin dhe origjinën. Ajo me përulësi më tha: Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”…

Kjo ngjarje është bërë publike në gazetën “Espresso” dhe më pas në shume media të tjera greke, ku theksohet fakti, që 300 studentë grekë nuk kanë ditur të japin një përgjigje për një ngjarje historike të vendit të tyre, të cilën e dha shkëlqyeshëm vetëm një studente shqiptare./balkanweb

Pyetje e veshtirë në Universitetin Grek, në 300 studentë e dinte vetëm një shqiptare  180-370x290
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi