Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Studimi, ku po shkon rinia shqiptare

prej Thu 21 Mar 2013 - 14:47
Message reputation : 100% (2 votes)
Fondacioni "Friedrich Ebert" ka publikuar pak ditë më parë një raport të hollësishëm rreth tendencave, vizionit dhe aspiratave të rinisë shqiptare. 25 përqind e të rinjve nuk lexon asnjë libër, 84 përqind e tyre mbështeten fort tek familja, 54 përqind mendon se do të punësohet pas studimeve të larta

Nga shkon rinia shqiptare? Cili është trendi, ose më mirë trendet që ajo ndjek, njëzet vjet pas rënies së komunizmit? Cilat aspiratat, perspektivat, vizioni dhe perceptimi që ajo ka për shoqërinë ku jeton e rritet? Çfarë qëndrimi mbajnë të rinjtë shqiptarë ndaj familjes, fesë, shkollës dhe profesionit? Këto pyetje, por edhe shumë të tjera si këto, mund të thuhet se tashmë e kanë një përgjigje. Madje një përgjigje serioze. Një projekt ambicioz i fondacionit “Friedrich Ebert”, në të cilin janë përfshirë shumë studiues shqiptarë e gjermanë, ka hartuar një studim përmbledhës prej më shumë se 170 faqesh, i titulluar “Rinia shqiptare 2011”.

Data e studimit duket paksa e tejkaluar në kohë, por kur shfleton faqet plot të dhëna, grafika, citime dhe referenca, kupton se puna që është dashur të kryhet, ka qenë angazhuese dhe voluminoze.

Studimi, pjesë të të cilit po botojmë më poshtë, bazohet mbi anketimin e 1200 të rinjve të moshës 16-27 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të tillë, që të përfaqësojnë të gjitha shtresat, grupimet, sjelljet dhe interesat. Më poshtë po botojmë pjesë nga studimi “Rinia shqiptare 2011”.

Shkolla, sfida e përhershme

Femrat përbëjnë shumicën e të rinjve që ndjekin arsimin e lartë; mbizotërimi i numrit të femrave përkundrejt meshkujve rritet me nivelin e shkollimit. Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë mesatarisht 2 orë e 43 minuta në ditë për të mësuar, ku djemtë i kushtojnë shumë më pak kohë këtij procesi sesa vajzat. Shumica e të rinjve shqiptarë shkojnë me kënaqësi në shkollë, por me rritjen e moshës niveli i kësaj dëshire ulet. Lidhur me rezultatet e arritura në mësime, 48.5% e të rinjve i përkasin nivelit mesatar të notave (shumica e notave 7-Cool ku meshkujt kanë rezultate më pak të mira sesa femrat.

Vetëm 6.1% e të rinjve nuk besojnë tek fenomeni i blerjes së votës. Perceptimi mbi blerjen e notës është më i fortë në qytetin e Tiranës ku shumica e të rinjve besojnë se në 67.5 % të rasteve notat blihen. Shumica e të rinjve shqiptarë do të dëshironin të arsimoheshin jashtë vendit. Afro 54.9 % e të rinjve shqiptarë shprehen në përgjithësi me optimizëm për sa i përket shanseve të punësimit në të ardhmen ku vihet re se femrat janë më optimiste se meshkujt sikurse edhe të rinjtë nga Tirana përkundrejt atyre nga qytete të tjera.

Rreth 35.2% e të rinjve në nivel kombëtar kanë një punë më kohë të plotë a të pjesshme dhe meshkujt e rinj të punësuar janë më të shumtë sesa femrat. Shumica e të rinjve lakmon punën në administratën publike ku 49.3% e tyre do të zgjidhnin këtë sektor për të punuar ndërkohë që kjo dëshirë rritet me kalimin e moshës dhe nivelin e studimeve. Të rinjtë besojnë më shumë tek njohjet dhe miqtë se sa faktorë të tjerë që mund t’i ndihmojnë në gjetjen e punës. Megjithatë të rinjtë shqiptarë nuk janë shumë optimistë për sa i përket mundësive të punësimit në të ardhmen. Vetëm 54.9% e tyre besojnë se do të gjejnë punë pas mbarimit të arsimit. Tek ky grup optimistësh, 15.3% besojnë se do të gjejnë menjëherë punë dhe 39.6% se do t’a gjejnë atë pas një periudhe kohe. Ndërsa 30.7% e të rinjve nuk besojnë se do të mund të gjejnë shpejt punë.

Duket që mundësitë për të punuar në profesionin për të cilin arsimohesh janë më të larta në zonat e tjera urbane e rurale se sa në Tiranë. Në Tiranë ndodhen vetëm 25 % e atyre të rinjve që punojnë, ku profesioni që ushtrojnë përputhet me arsimin që ata kanë marrë, përkundrejt 38.3 % e të rinjve në zonat e tjera urbane dhe 26.9 përqind në ato rurale. Gjatë gjithë viteve të tranzicionit administrata qendrore publike dhe të punësuarit e tjerë në sektorët e tjerë që financohen nga buxheti i shtetit janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme vit pas viti.

Megjithatë, një shumicë dërrmuese e të rinjve e lakmon punën në administratën publike. Kur të rinjtë u pyetën se në cilin sektor parapëlqenin të punësoheshin në të ardhmen, 49.3% e tyre zgjodhën administratën publike, 25.1% sektorin privat dhe 17.8% institucionet ndërkombëtare. Tek të rinjtë që pëlqejnë punësimin në sektorin e administratës publike, mbizotërojnë femrat me 54.9% përkundrejt meshkujve me rreth 44.3%. Ndërsa tek të rinjtë që parapëlqejnë mundësinë e punësimit në sektorin Privat, meshkujt zënë një përqindje më të lartë me 30% përkundrejt femrave me 19.4%.

Më thonë “fshatar”!

Grupi ku të rinjtë besojnë më shumë janë familjarët e tyre, ndërsa ata që gëzojnë më pak besim janë fqinjtët. Origjina fshatare apo qytetare si dhe prejardhja krahinore janë dy faktorët kryesorë të diskriminimit që hasin të rinjtë. Në përgjithësi të rinjtë shqiptarë janë tolerant dhe të hapur ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, por ata karakterizohen nga një ndjenjë e theksuar paragjykimi ndaj homoseksualëve (homofobë). Vetëm 16 përqind e të rinjve janë përfshirë në aktivitete vullnetare. Vlerat e sotme më të rëndësishme për të rinjtë janë dinjiteti vetjak, toleranca dhe korrektesa. Besimi i të rinjve të kryeqytetit ndaj fqinjëve të tyre është pothuajse zero. Shumica e të rinjve shqiptarë do të ndjeheshin më të gëzuar me një fqinj të huaj nga Evropa Perëndimore ose SHBA sesa nga Shqipëria. Një ndër dhjetë të rinj nga shtresat më të pasura të popullsisë diskriminohet pikërisht për shkak të pasurisë.

Një brez i ri besimtarësh?!

Shumica e të rinjve shqiptarë, rreth 80 përqind , e identifikojnë veten si besimtarë të një feje të caktuar dhe vetëm një e pesta e tyre pohojnë se nuk janë të tillë. Në gjithë botën, besimi fetar dhe pjesëmarrja në një bashkësi fetare identifikohen si forma të thella përkatësie sociale. Duke u nisur nga vetëdeklarimet e të rinjve përsa i përket besimit fetar që ata praktikonin, anketimi na ofroi një përbërje të besimit të rinisë shqiptare me 56 përqind Muslimanë, 12 përqind Ortodoksë, 9 përqind Katolikë, 4 përqind Bektashi. Nga ana tjetër 16.5 përqind e të rinjve shprehen se nuk praktikojnë asnjë fe, një shifër që rritet në mënyrë të konsiderueshme në kryeqytet, ku 22 përqind e të rinjve pohojnë se janë jopraktikantë. Shumicën e kësaj kategorie e përbëjnë djemtë, ku një ndër pesë meshkuj thotë se nuk praktikon asnjë fe të caktuar krahasur me një ndër dhjetë femra. Vërejmë se një numër shumë i vogël i të rinjve, rreth 2 përqind, janë shprehur se janë ateistë.

Shtëpi e ëmbla shtëpi

84 % e të rinjve shqiptarë vazhdojnë ta konsiderojnë jetesën me familjen si një element të qëndrueshëm të stabilitetit të tyre emocional dhe ekonomik. Edhe të rinjtë nga shtresat e pasura synojnë të mos shkëputen nga familja por të jetojnë bashkë me të. Familja vazhdon të ketë ndikim në vendimmarrjen e tyre, në vendimet më të rëndësishme, duke përfshirë edhe zgjedhjen e partnerit. 64.1 % e të rinjve pohojnë se babai vazhdon të konsiderohet si një nga personat më me ndikim brenda familjes nga të rinjtë ku pesha e tij është më e madhe në zonën e Veriut dhe në fshat. 81.8 % e të rinjve e përfytyrojnë veten e tyre në të ardhmen të martuar dhe të lidhur në një familje. Përballë përparësive të bashkëjetesës dhe martesës të rinjtë shqiptarë shohin tek kjo e fundit si elementin më kryesor ndarjen e përgjegjësive mes njëri –tjetrit.

Ndër karakteristikat parësore të partnerit që do të zgjidhnin për martesë, personaliteti dhe interesat e përbashkëta janë ato që kanë rëndësi më të madhe, por një rol të madh po merr edhe ndikimi i pamjes së jashtme. Shoqëria dhe lidhjet miqësore krijohen dhe konsumohen mes të rinjve si në zonat urbane dhe rurale pavarësisht nivelit ekonomik mes tyre. Të rinjtë kanë prirje të konfliktohen më shumë në shkollë, sesa në ambiente të tjera sociale si klubi, disko, apo lagjja ku vërehet se të rinjtë nga shtresat e pasura, kanë prirje të konfliktohen më shumë se të rinjtë e shtresave të varfra si pjesë e përforcimit më tej të dallimit të identitetit të tyre.

Kështu, në nivel kombëtar 48 % e të rinjve të intervistuar pohojnë se shkojnë shumë mirë me prindërit, ndërkohë që 47 % thonë se marrëdhënia është e mirë, megjithëse kanë pikëpamje të ndryshme. Në këtë rast vihet re një dallim gjinor, ku vajzat përkundejt djemve kanë një përqindje më të pakët të marrëdhënies shumë të mirë me prindërit (52 % djem dhe 44.9 % vajza), çka nënkupton se ato priren të kenë më shumë pavarësi përkundrejt trysnisë prindërore, për modele të përcaktuara sjellje.

Ndërkohë, vihet re një ndarje mes të rinjve të qytetit dhe fshatit, ku ata në fshat kanë një përqindje më të madhe 58 % përkundrejt 41.6 % në qytet lidhur me marrëdhëniet shumë të mira me prindërit çka dëshmon një autoritet prindëror më të fortë falë formave tradicionale e mentalitetit lidhur me to në zonat rurale. Me rritjen e moshës së të rinjve, theksohet më tej prirja për pavarësi ndaj prindërve dhe marrëdhëniet me to karakterizohen nga debate, siç pohohet nga 52.9 % e të rinjve të intervistuar të moshës 18-22 vjeç, përkundrejt atyre 16 -17 vjeç.

“Duam të ikim nga Shqipëria”

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk synojnë të largohen nga vendbanimi i tyre aktual drejt një qyteti apo fshati tjetër të Shqipërisë, por thuajse 70 përqind e tyre duan të emigrojnë jashtë vendit. Arsyeja ekonomike është shkaku kryesor që i shtyn të rinjtë shqiptarë të largohen drejt një vendbanimi të ri brenda Shqipërisë ose edhe jashtë saj. Të rinjtë shqiptarë parapëlqejnë si vendet më të mira për të emigruar Italinë dhe Anglinë.

Ndërkohë që kjo e fundit renditet dhe si vendi më i preferuar për arsimimin e të rinjve. Në raport me meshkujt, femrat kanë dëshirë të emigrojnë më shumë për arsye arsimimi. Shumica e të rinjve në Shqipëri janë optimistë për të ardhmen dhe e shohin atë më të mirë përgjatë 10 viteve në vazhdim. Femrat e reja dhe ato që ndjekin universitetin, janë ndër grupet më optimiste për të ardhmen e vendit. Për pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë, guximi është një vlerë që të ndihmon për të arritur qëllimet e dëshiruara në jetë.

Në përgjithësi, tek të rinjtë shqiptarë mbizotëron mendimi se në jetë do të shpërblehesh, nëse kujdesesh për të tjerët. Të rinjtë e zonave të jugut e ndajnë këtë mendim në përqindje më të lartë, në krahasim me të rinjtë që jetojnë në kryeqytet apo në veri të vendit. Mbi 80 përqind e të rinjve shqiptarë i konsiderojnë shumë të rëndësishme normat morale në shoqëri, por janë të ndarë në opinionet e tyre, nëse në ditët e sotme duhet ta ndash apo jo, hidhërimin me të tjerët. Rreth 80 përqind e të rinjve mendojnë se është shumë e rëndësishme që gjatë jetës të jesh i rrethuar nga njerëz tek të cilët mund të mbështetesh. Nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë janë të ndarë mes atyre që besojnë se në jetë është e mjaftueshme të kesh disa miq dhe të bësh çfarë ke qejf, atyre që besojnë se kjo është deri diku e rëndësishme, dhe atyre që e kundërshtojnë plotësisht këtë mendësi.

60 përqind e të rinjve besojnë se karriera nuk është gjëja më e rëndësishme dhe se njeriu nuk duhet të izolohet në vetvete, duke jetuar me justifikimin se jeta është shumë e vështirë. Një numër i madh i të rinjve mendojnë se duhet të interesohesh për atë që ndodh në shoqëri si një element i rëndësishëm në jetë. Por nga ana tjetër, një pjesë e tyre pohojnë se nuk është shumë e arsyeshme të ecësh me rrymën apo të orientohesh nga të tjerët

Tre orë në ditë TV

Aktivitetet e përditshme në të cilat të rinjtë shpenzojnë kohën e lirë janë: muzika, televizioni dhe takimet me miqtë. Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë mesatarisht tre orë në ditë para televizorit dhe tre orë të tjera duke lundruar në Internet. Programet televizive më të parapëlqyera për të rinjtë janë ato me muzikë të huaj, filmat aksion dhe telenovelat. Interneti përdoret kryesisht për qëllime argëtimi dhe komunikimi, ku 80 përqind e të rinjve e përdorin për të komunikuar në rrjetet sociale, 50 përqind për “chatting”, ndërkohë që vetëm 20 përqind e tyre e përdorin atë për arsye pune.

Debatet e nxehta politike dhe emisionet ku është në qendër politika duket se nuk ngjallin interesin e të rinjve në Shqipëri. Mbi 40 përqind raportojnë se nuk i ndjekin kurrë ato, ndërsa vetëm 4 përqind e të rinjve i ndjekin çdo ditë. Ndërkohë që rreth 18 përqind e tyre i shohin një herë ose disa herë në javë, ndjekësit më të pasionuar të tyre ndodhen më shumë në fshat, ku janë 5 përqind e të rinjve përkundrejt 0.5 përqind e të rinjve në Tiranë. Nga të dhënat vërejmë një bashkëlidhje pozitive midis arsimimit dhe interesit në këto programe.

Në lidhje me dokumentarët shkencorë dhe historikë shohim se ato ndiqen përditë nga 11.5 përqind e të rinjve dhe 19 përqind i ndjekin disa herë gjatë javës. Më shumë se gjysma e tyre i shohin rrallë këto lloj programesh, ndërkohë që një e pesta e të rinjve në Shqipëri nuk ka fare interes për dokumentarët. Në varësi të ndarjes gjinore mes të rinjve numri i meshkujve që i ndjek rregullisht ato është dyfishi i numrit të femrave të pasionuara pas tyre. Në vijim të larmisë së programeve televizive që ndiqen nga të rinjtë, programet sportive dhe komenti sportiv janë llojet më të parapëlqyera të të rinjve meshkuj. Mbi 28 përqind e tyre shohin programe të tilla çdo ditë ndërkohë që vetëm 3 përqind e vajzave bën të njëjtën gjë. Rreth 60 përqind e femrave të reja në Shqipëri nuk shohin kurrë programe me koment sportiv, ndërkohë që kjo dukuri është e pranishme vetëm tek një ndër dhjetë djem.

Vërehet se ndjekësit më të rregullt të këtyre programeve jetojnë në Tiranë dhe bëjnë pjesë në grupmoshën e adoleshentëve. Dy zërat më të rëndësishëm të shpenzimeve në buxhetin e të rinjve janë ato që lidhen me veshjet dhe ato për kafenë apo lokalet. 23 përqind e të rinjve konsumon duhan çdo ditë, ndërsa 10.5 përqind e tyre përdor alkoolin në mënyrë të shpeshtë. Paraqitja e jashtme dhe veshjet “firmato” janë në modë për mbi 90 përqind të të rinjve. Nga ana tjetër rreth 60 përqind e tyre e konsiderojnë përfshirjen në politikë ose shoqëri civile si diçka jashtë mode. Shumica e të rinjve shqiptarë shprehen se janë të kënaqur me paraqitjen e tyre të jashtme. Një ndër katër të rinj e konsideron virgjërinë si një vlerë për të dyja gjinitë, ndërkohë që një ndër tre të rinj e cilëson atë një vlerë të veçantë për femrat. Vetëm 30 përqind e të rinjve që e kanë nisur aktivitetin seksual, i përdorin rregullisht masat mbrojtëse.

Çereku i të rinjve, asnjë libër të lexuar!

Një ndër dhjetë të rinj meshkuj në Shqipëri i ndjek telenovelat çdo ditë! Një ndër pesë të rinj shqiptarë nuk lexon kurrë libra! 30 përqind e 16 dhe 17 vjeçarëve e kanë filluar tashmë aktivitetin seksual. Alkooli dhe duhani konsumohen rregullisht dhe nga ata të rinj, të cilëve sipas moshës nuk mund t’u shiten këto produkte. Shumica e të rinjve e gjykojnë konsumin e marijuanës si të dalë mode.

Harxhimet

Të rinjtë janë pjesë e një shoqërie konsumi ku përpiqen të kënaqin shijet dhe kënaqësitë e tyre, duke paguar njëkohësisht edhe çmimin e tregut për t’i arritur ato. Lidhur me idenë dhe informacionin mbi sasinë e parave që ata shpenzojnë për qëllime të ndryshme, atyre iu kërkua të përcaktonin një shifër mesatare të harxhimeve mujore, ku të përfshinin blerjet për kategori të caktuara mallrash dhe shërbimesh. Në tërësi vërehet se shpenzimet mesatare mujore të të rinjve janë një shumë e konsiderueshme për buxhetin e një familje shqiptare më të ardhura mesatare.

E matur për herë të fundit në vitin 2009, paga mesatare në Shqipëri është 36,075 lekë të reja, ndërkohë që buxheti i të rinjve i paraqitur në tabelë nuk përfshin shpenzimet bazë të ushqimit, arsimimit dhe kujdesit shëndetësor. Duke pasur parasysh faktin se shumica e të rinjve nuk punojnë, atëherë në mënyrë të natyrshme të lind ideja se janë prindërit shqiptarë që sakrifikojnë jo pak për të plotësuar kërkesat e fëmijëve të tyre. Pjesa dërrmuese e këtyre parave shpenzohet nga të rinjtë për të blerë veshje, këpucë dhe elementë të tjerë që lidhen me to.

Të rinjtë harxhojnë mesatarisht 5,160 lekë në muaj për këto mallra, ndërkohë që për disa prej tyre këto shpenzimet kapin në muaj shifrën deri 30,000 lekë. Është e kuptueshme që shpenzimet më të mëdha i kryejnë të rinjtë në kryeqytet dhe nëpër qytete, sesa ata në fshat, ashtu sikurse të rinjtë e pasur shpenzojnë dyfishin e parave përkundrejt atyre me të ardhura të ulëta. Kjo prirje e natyrshme vërtetohet edhe nga të dhënat e anketimit ku ka një ndryshim të nivelit të shpenzimeve me rritjen e mundësive financiare.

Paratë e shpenzuara në kafene dhe bare janë një tjetër zë me peshë në buxhetin mujor të të rinjve. Për këto të dyja të rinjtë shpenzojnë mesatarisht rreth 4,660 lek në muaj, por shumica prej tyre mbetet në shifrat e 3,000 lekëve. Në këtë rast të rinjtë meshkuj shpenzojnë në mënyrë të konsiderueshme shumë më tepër sesa femrat dhe Tirana zë vendin kryesor përkundrejt qyteteve të tjera apo fshatrave.

Ashtu siç e përmendëm edhe më lart, të rinjtë me të ardhura të larta shpenzojnë dyfishin e parave në kafene dhe bare krahasuar me ata të rinj që kanë mundësi të pakta financiare. Nga ana tjetër, shpenzimet e të rinjve për kinema dhe blerje DVD janë të pakta, mesatarisht rreth 245 lekë. Shumica e të rinjve nuk asnjë lek për këtë aktivitet, ndërkohë që ata të rinj që shpenzojnë për këtë qëllim janë kryesisht në Tiranë. Edhe në këtë rast të rinjtë që vijnë nga shtresat e pasura shpenzojnë mesatarisht dy deri në tre herë më shumë për kinemanë sesa të tjerët.

Prirja e të rinjve për të përdorur çdo mjet që lehtëson komunikimin e përditshëm e të vazhdueshëm mes tyre vërehet edhe tek shpenzimet për telefonat celularë. Kartat e celularëve ju kushtojnë të rinjve mesatarisht 1,600 lekë në muaj, por ka prej tyre që harxhojnë edhe deri në 12,000 lekë. Për telefonat celularë shpenzojnë më shumë meshkujt sesa femrat, respektivisht 1,750 lekë, krahasuar me 1,640 lekë, ndërkohë që me rritjen e nivelit të arsimit vërehet një shtim i shpenzimeve për këtë mjet komunikimi. Përsa i përket librave, të rinjtë shpenzojnë shumë pak para për blerjen e tyre dhe kjo pasqyron edhe parapëlqimin e ulët nga ata për të lexuar libra në kohë të lirë.

Një i ri shqiptar harxhon në muaj vetëm 390 lekë për të blerë libra e revista. Në këtë drejtim femrat paraqesin një interes më të madh për këtë element, teksa shpenzojnë për libra dyfishin e shifrës që harxhojnë meshkujt. Ashtu siç mund të parashikohet, shpenzimet për libra mes të rinjve rriten me nivelin e arsimimit. Nga ana tjetër një numër i vogël të rinjsh shprehen se ata shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash për kategori të tjera shpenzimesh, si blerja e cigareve, benzina apo nafta për automjetin, abonetë e transportit publik, aktivitetet sportive si stërvitje në palestër apo kalçeto, si dhe blerjen e produkteve të ndryshme kozmetike ose shërbimeve.

/shqiperia
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: Studimi, ku po shkon rinia shqiptare

prej Sat 23 Mar 2013 - 0:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Thuaj ku nuk shkon, se ku shkon e dime Very Happy



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Studimi, ku po shkon rinia shqiptare

prej Wed 1 Feb 2017 - 14:14
...pajtohem me Besen.


Studimi, ku po shkon rinia shqiptare 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Studimi, ku po shkon rinia shqiptare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi