Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Blatter: Kosova nuk mund të luaj pa lejen e Serbisë Empty Blatter: Kosova nuk mund të luaj pa lejen e Serbisë

Fri 22 Mar 2013 - 2:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Blatter: Kosova nuk mund të luaj pa lejen e Serbisë BellterPresidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund të zhvillojë ndeshje miqësore me shtetet e tjera pa marrë leje nga Federata e Futbollit të Serbisë. I pyetur nga gazeta “Zëri” se çfarë ka ndodhur pas takimit me kryeministrin Thaçi për këtë çështje, Blatter është përgjigjur:

“Unë e kam pritur ambasadorin e Kosovës së bashku me presidentin e FFK-së në selinë time në Zvicër, ku edhe më kanë dorëzuar një letër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte shprehur i shqetësuar që Kosova duhet të luajë ndeshje miqësore me lejen e Serbisë dhe se për të kjo situatë ishte e papranueshme.

Unë ia kam paraqitur këtë letër Komitetit Ekzekutiv, e kemi diskutuar dhe ata kanë vendosur që të mos luhaten nga vendimi që kishin marrë më herët, që Kosova çdo ndeshje miqësore ta zhvillojë në koordinim me Serbinë. Madje, Komiteti Ekzekutiv më ka caktuar mua që të ndërmjetësoj në mes Kosovës dhe Serbisë, që këto të dyja të gjejnë një zgjidhje në këtë aspekt. Unë e kam pranuar dhe tani do të provojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi Blatter.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi