Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Saksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat!

prej Sun 24 Mar 2013 - 12:25
Saksun ndodhet në ishujt Feroe dhe është një nga fshatrat karakteristikë të tyre. Aty bie në sy mënyra e qetë e jetesës, sidomos për ata që janë të dhënë pas jetës së fshatit.

Saksun u krijua rreth shekullit të 17-të, pranë gjirit me të njëjtin emër dhe është i rrethuar nga male të lartë. Pamja e këtij fshati është e mrekullueshme dhe shtëpitë e tij ruajnë arkitekturën e së shkuarës. Ato janë të ndërtuara prej druri.

Atraksionet vetme turistike në këtë fshat janë Muzeu Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si dhe një kishë e vitit 1858.

Nëse vendosni ta vizitoni Saksunin, do të impresionoheni, si në dimër ashtu edhe në verë. Zona merr ngjyra të veçanta sipas stinëve dhe renditet ndër vendet e para të axhendës së fotografëve profesionistë nga gjithë bota, që planifikojnë për të nxjerrë disa foto aty.

“Saksun është shpirti i Feroe”, thonë vendasit, duke plotësuar se “është një vend magjepsës dhe misterioz, një vend i krijuar nga Zoti, për të treguar se ndonjëherë realiteti kapërcen çdo kufi të fantazisë sonë…”.

Në Saksun kanë mbetur sot vetëm 30 banorë vendas. /alb-ob
Saksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat! Saksun-faroe-islandsSaksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat! Hvalba+-+Faroe+IslandsSaksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat! 0a2510_10f728cb4addcf5f8c0ccbdc6e5ce28dSaksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat! Bourton-on-the-water-nel-glouchestershireSaksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat! 1282932194-saksun-Faroe-Islands-Europe-Saksun



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi