Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Feja tek shqiptarët

prej Tue 2 Apr 2013 - 10:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Feja tek shqiptarët
Nga Ardian Megjani

Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve ka çuditur ndër shekuj të huajt, që në historinë e vendeve të tyre kanë pasur aq shumë përplasje, konflikte dhe luftëra brenda tyre dhe në emër të tyre. Për këtë dukuri unike të popullit shqiptar, kanë shkruar jo vetëm udhëtarët kurioz, politikanë, të punësuarit pranë kancelarive të mbretërive ballkanike, albanologë, ambasadorë të vendeve të huaja, por edhe përfaqësues të feve të ndryshme. Harmonia fetare mbetet një nga vlerat historike, kulturore dhe civilizuese, me të cilën Shqiptaria krenohet dhe ka ç’t’i ofrojë popujve të tjerë .Toleranca fetare e popullit shqiptar mbështetet në vetëdijen kombëtare në faktin se të gjithë shqiptarët të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo vetëdije ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjëra dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për tu bërë rezistencë e përpjekjeve të vazhdueshme të huajve që ta përçajnë dhe ta sundojnë. Feja nuk mund të imponohet, por ajo predikohet ajo i takon ndërgjegjes se njeriut që është i lirë të besojë atë që i pëlqen.


Toleranca ndërfetare ka qenë një domosdoshmëri historike,mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën e popullit shqiptar. Ajo është shfaqur si një përbërës i rëndësishëm i modulimit psikokulturor të shqiptarëve, si faktorët historikë e përpjekjet për mbijetesë,duke kaluar drejtë një vetëdije kombëtare për këtë vlerë. Tradita e tolerancës ndërfetare tek shqiptarët nuk është diçka e formuar në kohët moderne, por një traditë që vjen nga thellësia e shekujve.
Feja tek shqiptarët Feja-300x144
Nëse i hedhim një vështrim rolit të fesë ndër shqiptarët, do të shohim se feja ka luajtur rol pozitiv gjatë historisë. Për këtë, meritë të veçantë kanë prijësit e fesë,të cilët ishin në nivel të misionit të tyre dhe nuk lejuan keqinterpretimin e parimeve fetare, përkundrazi ndonjëherë ata u bënë prijës të popullit duke marrë në dorë fatin e kombit. Bashkekzistenca trikonfesionale ndër shqiptarët e verifikuar ndër shekuj, është shembullore dhe shtyllë e qytetërimit shqi¬p¬tar. Multikonfesionaliteti është një proces i përfunduar historik, prandaj shqiptarët evropianë nuk kanë drojë se mund të balla¬fa¬qo¬hen me “thyerje” të reja. Fun¬dja, për shqip¬tarët trikonfesionaliteti paraqet një begati të trashë¬gimisë shpirtërore dhe mendore. Nuk mund të mohohet roli i kulturës kristiane në kri¬jimin dhe ruajtjen e individualitetit shqiptar të kul¬turës dhe gjuhës,si iliro-shqiptarë prej kohës apostolike gjatë 2000 vjetëve, Kisha Katolike ishte dhe mbetet krijese, kultivuese, trashegimtare e gjuhës, traditës, kulturës, qenies shqiptare, sidomos në kohë të vështira, siç ishte sundimi i Perandorisë Romake pastaj Perandorisë Bizantine,dyndja e popujve barbarë dhe popujve sllavë. Ashtu si nuk mund të mohohet roli i kulturës islame në ruajtjen e qenies kolektive shqiptare nga sllavizmi dhe greqizmi për arsye se shqiptarët myslimanë kishin tradita të ndryshme nga ta dhe se nuk lejonin përzierjen me ta qoftë përmes martesave apo formave tjera,gjithashtu kontribuuan përmes proklamimit se fetar i Feja tek shqiptarët Ril-300x171mirë është ai që është atdhetar I mirë dhe që mbron atdheun kur është në rrezik. Pra, përkatësia fetare tradicionale ndër shqiptarët duhet konsideruar si vlerë qytetëruese,kulturore dhe kombëtare që avancon fisnikërimin, bujarizmin, lartësimin shpirtëror,moral,kulturor për njeriun si person,si familje dhe si shoqëri. Myslimanët, katoliket, ordotoktsët, protestantet shqiptarë duhet të jene krenarë për përka¬të¬sinë e tyre fetare. Të qenit Shqiptarë është primare, kurse çështjet tjera si:besimi, krahina janë çështje personale. Fundja, çka i nevojitet një Shqiptari të dijë se çfarë bëri Moisiu para mijëra vitesh në Egjipt? Çfarë na duhet neve të dimë se Deti I kuq qenka hapur për të kaluar ai?, këto janë tregime që u takojnë miteve të historisë nacionale popujve psh. të hebrenjve dhe arabëve në këtë rast. Sikur ta edhe ne si popull kemi mitet tona historike jo me: Moisiun, Abrahamin apo Jozefan por me elitën tonë si Bardhyllin, Agronin apo Teutën. Të luash sot, me kartën fetare, ideologjike, partiake e krahinore është e rrezikshme për popullin tonë dhe për vlerat që na i kanë zili të gjithë. Atdheut tonë i duhet përkushtimi i Shqiptarëve pa marrë parasysh besimin: islam, katolik, ortodoks, protestant. Atdheu ynë ka nevojë për dashurinë, punën, angazhimin dhe përkushtimin e secilit Shqiptar pa dallim: besimi, përkatësie politike apo krahinore. Të gjithë ata që përpiqen të ngritin vlerat e një besimi kundrejt tjetrit, duhet ta dinë se çdo shqiptar kurrë nuk bërë diçka për vendin në emër të fesë, por në emër të kombit. Që nga Pashko Vasa, Jani Vreto, Ismail Qemali, Konstandin Kristoforidhi, Hoxha Tasini, Naim dhe Sami Frasheri, Jeronim De Rada, Asdreni, Pandeli Sotiri, Naum Veqilharxhi e shumë e shumë të tjerë, të gjithë këta ishin projektuesit,themeluesit dhe ruajtësit e identitetit tonë kombëtar, të gjithë këta kishin besime të ndryshme por kishin qëllim të njëjtë mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut. Shqiptaret Islam ishin ata që luftuan shekuj me radhë kundër Turqve me qëllim çlirimin e vendit,po kështu ishin edhe Shqiptarët Ortodoks kundër Grekëve apo Katolik kundër Venedikasve,pra përgjatë historisë Shqiptarët kanë luftuar kundër popujve me besim të njëjtë, por me kombësi tjera,pra gjithmonë kombësia dhe interesat e kombit kanë qenë primare dhe përcaktuese për Shqiptarët.
Për fund, një porosi për çdo Shqiptar, një thënie nga Gjergj Fishta: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.
Autori:Ardian Megjani (absolvent në Fakultetin Juridik,Universiteti I Prishtinës)



avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Re: Feja tek shqiptarët

prej Tue 2 Apr 2013 - 11:09
Message reputation : 100% (1 vote)
Shpresoj qe keto vlera te mirmbahen e mos te harrohen kurre..
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

default Re: Feja tek shqiptarët

prej Tue 2 Apr 2013 - 11:22
e kjo eshte demokraci . gjithkush ka te drejte te na tregoj histori dhe te na shet mend edhe pse e ka gabim. po me habit fakti se edhe nej person qe ka juridikun dhe ende as vet nuk ka diplomu por ndoshta eshte diku aferdiplomimi me na tregu historine e popullit shqiptar. besa kjo eshte me u qudit zaten per ata i kemi punet lluge sepse tek ne historiani merret me mjeksi e juristi me histori. spo habitem fort nga ata qe shkruajne ne kete kohe kush po e fyen islamin ma shume e kush po e mbron po me habit fakti qe dikush po i poston fjalet e tyre dhe po na tregom menquri .
vet autori i ketij shkrimi po flet vet :
"Autori:Ardian Megjani (absolvent në Fakultetin Juridik,Universiteti I Prishtinës)

edhe kete e mesuam sot se ne juridik mesohet historia.


5:3.Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.

3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

18 : 27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Re: Feja tek shqiptarët

prej Tue 2 Apr 2013 - 11:27
pse po shan gje ky se se lexova te gjithen??
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: Feja tek shqiptarët

prej Tue 2 Apr 2013 - 11:29
Fatkeqsisht sote jetojm ne nji koh kur Njerzive nuk i pranojn Argumentet qe sjellin Njerzit profesionist dhe te mencur dhe te diplomuar per at ceshtje...

-por p pranojm gjerat qe na vin mir neve qofshin ati te sjellura nga njerez te profileve te ndryshem..

He mor Abdulgafar (Rrob i mekatfalsit) keshtu jan punet te na Shqiptaret....


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Feja tek shqiptarët J5zhxd
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Feja tek shqiptarët

prej Mon 4 Nov 2013 - 13:38
" Të qenit Shqiptarë është primare, kurse çështjet tjera si:besimi, krahina janë çështje personale. Fundja, çka i nevojitet një Shqiptari të dijë se çfarë bëri Moisiu para mijëra vitesh në Egjipt? Çfarë na duhet neve të dimë se Deti I kuq qenka hapur për të kaluar ai?, këto janë tregime që u takojnë miteve të historisë nacionale popujve psh. të hebrenjve dhe arabëve në këtë rast. Sikur ta edhe ne si popull kemi mitet tona historike jo me: Moisiun, Abrahamin apo Jozefan por me elitën tonë si Bardhyllin, Agronin apo Teutën. Të luash sot, me kartën fetare, ideologjike, partiake e krahinore është e rrezikshme për popullin tonë dhe për vlerat që na i kanë zili të gjithë. Atdheut tonë i duhet përkushtimi i Shqiptarëve pa marrë parasysh besimin: islam, katolik, ortodoks, protestant. Atdheu ynë ka nevojë për dashurinë, punën, angazhimin dhe përkushtimin e secilit Shqiptar pa dallim: besimi, përkatësie politike apo krahinore. Të gjithë ata që përpiqen të ngritin vlerat e një besimi kundrejt tjetrit, duhet ta dinë se çdo shqiptar kurrë nuk bërë diçka për vendin në emër të fesë, por në emër të kombit. Që nga Pashko Vasa, Jani Vreto, Ismail Qemali, Konstandin Kristoforidhi, Hoxha Tasini, Naim dhe Sami Frasheri, Jeronim De Rada, Asdreni, Pandeli Sotiri, Naum Veqilharxhi e shumë e shumë të tjerë, të gjithë këta ishin projektuesit,themeluesit dhe ruajtësit e identitetit tonë kombëtar, të gjithë këta kishin besime të ndryshme por kishin qëllim të njëjtë mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut. Shqiptaret Islam ishin ata që luftuan shekuj me radhë kundër Turqve me qëllim çlirimin e vendit,po kështu ishin edhe Shqiptarët Ortodoks kundër Grekëve apo Katolik kundër Venedikasve,pra përgjatë historisë Shqiptarët kanë luftuar kundër popujve me besim të njëjtë, por me kombësi tjera,pra gjithmonë kombësia dhe interesat e kombit kanë qenë primare dhe përcaktuese për Shqiptarët.
Për fund, një porosi për çdo Shqiptar, një thënie nga Gjergj Fishta: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.
"

Per t'i mesuar mire se si jane punet e Shqiptarit... Feja tek shqiptarët 322547


Feja tek shqiptarët 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Feja tek shqiptarët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi