Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Autizmi, çrregullimi që po kthehet në epidemi  Empty Autizmi, çrregullimi që po kthehet në epidemi

Tue 2 Apr 2013 - 23:52

Një në 100 fëmijë është autik. Statistikat botërore tregojnë se autizmi konsiderohet gati epidemi.

Shenjat dhe simptomat e para të autizmit shfaqen brenda moshës 3 vjeç. Ky është një çrregullim i cili e shoqëron individin gjatë gjithë jetës.

Njerëzit me autizëm janë të prekur nga ky çrregullim në shkallë të ndryshme. Asnjë individ me autizëm nuk i ngjan tjetrit!

Crregullime të përhershme që nuk dihen se nga çfarë shkaktohen, i bëjnë personat autikë të mos jenë në gjendje të krijojnë marrëdhënie shoqërore, të komunikojnë dhe të kenë interesa.

Edhe gjendja e tyre fizike preket gjithashtu. Studimet tregojnë se ata që vuajnë nga ky çrregullim kanë probleme me gjumin dhe të ushqyerit.

Diagnostikimi i autizmit në moshë të hershme është moment kyç. Sot, autizmi mund të diagnostikohet që në fund të vitit të parë të jetës së fëmijës.

Diagnostikimi i hershëm bën që fëmija të trajtohet më herët me terapi dhe është provuar vlera e terapisë në moshë të vogël.

Nuk janë zbuluar ende shkaqet që shkaktojnë autizmin.

Por, a mund të themi që ka një rritje të numrit të rasteve me këtë çrregullim apo shifrat që raportohen sot në nivel botëror i atribuohen sofistikimit të shkallës së diagnostikimit si dhe ndërgjegjësimit më të madh të prindërve dhe popullatës në përgjithësi mbi shenjat dhe simptomat e autizmit?

Gjenitë autikë

“The boy ëho could fly” ishte filmi që solli në kinematografi për herë të parë një personazh me çrregullimin autik në vitin 1986. Personazhi kryesor ishte një djalë i cili ëndërronte të fluturonte dhe prekte çdokënd që takonte.

Dy vite më vonë u shfaq në ekranin e madh filmi “Rainman”, i cili për herë të parë përshkroi një të rritur me çrregullim atutik. Ndonëse në mënyrë poetike, shihet aftësia e jashtëzakonshme e personazhit për të memorizuar sekuencën e letrave, gjë që e bën një mjeshtër të lojës së bixhozit. Ai fiton jashtëzakonisht, por nuk është i ndërgjegjshëm për këtë.

Ishin të shumta prodhimet kinematografike që do të pasonin ku personazhe kryesore kishin individë me çrregullim autik, por që shfaqnin gjenialitet në një fushë të caktuar. Madje në publik u krijua një përshtypje e përgjithshme se këta persona kanë një potencial shumë të madh në një fushë, duhet vetëm ta zhvillojnë atë.

Shembuj individësh me autizëm të njohur në nivel botëror të cilët me një talent të jashtëzakonshëm në të shkruar kanë shpërfaqur botën e tyre të brendshme, të ndryshme nga ajo e njerëzve me zhvillim tipik.

Temple Grandin - veterinere e profesoreshë në Colorado State University. Shkrimtare best-seller, aktiviste për autizmin, fitoi famë të jashtëzakonshme me projektet e saj që lidhen me kafshët si dhe krijoi një kuti të madhe, një mënyrë për të qetësuar autikët. Ne 2010 ajo u listua në ‘Time’ një ndër 100 personat më me influencë në kategorinë e heronjve.

Raymond Thompson - skenarist, kompozitor dhe producent kanadez. Autor i shumë serialeve në BBC si ‘The House of Eliott’. Me çrregullimin e autizmit e të sindromës Asperger ai ka ditur të jetë krijues. I ndikuar nga kjo sindromë kompozoi në vitin 2001 ‘Spirit Symphony’. Ka qenë shpesh anëtar i jurive prestigjoze dhe është vlerësuar me shumë çmime honorifike madje edhe nga Mbretëresha Elisabet.

Antonio Henderson Davis - I njohur si 50 Tyson, është një reper amerikan autik. Në vitin 2009 ai fitoi popullaritet pasi publikoi disa video të tij në Youtube. U pikas nga Hudson Record’s të cilët nënshkruan një kontratë me të.

Këta janë vetëm disa nga njerëzit gjeni të prekur nga çrregullimi autik, të cilët jo vetëm janë bërë të njohur falë talentit të tyre, por dhe për kontributin e madh për sensibilizimin e nevojave të personave autikë.T.CH
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Autizmi, çrregullimi që po kthehet në epidemi  Empty Re: Autizmi, çrregullimi që po kthehet në epidemi

Fri 5 Apr 2013 - 1:50
Autizmi në rritje, 308 raste brenda vitit
Rezart Mullaj, mjek psikiatër, shpjegon shenjat që një prind duhet të dijë se fëmija i tij është i prekur nga autizmi. 25 për qind e autikëve janë të destinuar të mbeten invalidë institucionesh
Autizmi, çrregullimi që po kthehet në epidemi  Autiket
Besarta Basha

-Dita botërore për ndërgjegjësimin ndaj autizmit solli për të gjashtin vit radhazi, dje, në vëmendjen e njerëzve, fëmijët që vuajnë nga kjo gjendje. Sot, një në 100 njerëz diagnostifikohen me autizëm, duke e bërë këtë të fundit më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe SIDA të marra së bashku. Edhe pse në Shqipëri nuk ka akoma një studim të mirëfilltë, mjekët psikiatër pranojnë shqetësimin e rritjes së numrit të fëmijëve që vuajnë nga autizmi. Sa më shpejt të identifikohet një fëmijë autik, aq më lehtë bëhet trajtimi i tij nga mjekët psikiatër. Edhe pse e kanë shumë të vështirë të jetojnë jetën normalisht si çdo fëmijë, autizmi mbetet një çrregullim i trajtueshëm. 25 për qind e fëmijëve autikë janë të destinuar të mbeten përjetë invalidë institucionesh. “Shekulli” ka bërë dje një vëzhgim në Qendrën Kombëtare për Mirërritjen, Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Fëmijëve. Sipas të dhënave, vetëm për vitin 2012 janë paraqitur 308 raste të fëmijëve që vuajnë nga autizmi të trajtuar në këtë qendër. Është e para dhe e vetmja qendër shtetërore që merret me shëndetin mendor, psiko-social dhe motor të fëmijëve me probleme të zhvillimit mendor që përfshin të gjitha rrethet e vendit, madje dhe Kosovën.

Si funksionon kjo qendër?

E gjithë bota flet për autizmin dhe ka një problematikë shqetësuese në thelb të saj. Autizmi është një nga diagnozat e shëndetit mendor fëmijëror, e cila ka pasoja të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale. Autizmi është vetëm një nga fushat që kjo qendër merr në trajtim. QKMZHRF është e përbërë nga një grup multidisiplinor të përbërë nga mjek psikiatër, pediatër, fizioterapist, terapist dhe edukatorë zhvillimi. Kjo qendër funksionon për testimin dhe vlerësimin e fëmijëve,por ndërkohë bëhet edhe trajtimi i tyre, periodik, ambulator ose nëpërmjet shtrimeve. Trajtimi bëhet nga specialistët e fushave pë rkatë se si pedagogji zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopshti edukativo-terapeutik. Grupi multidisplinor mblidhet një herë në javë dhe bën vlerësimin e gjendjes së zhvillimit të fëmijëve që trajtohet në qendër.

Cila është prevalenca e prekjes nga autizmi?

Prevalenca e fëmijëve autikë ka një rritje të jashtëzakonshme, pavarësisht se Shqipëria nuk ka statistika të mirëfillta për momentin. Ne po e ndiejmë nga puna që bëjmë çdo ditë. Flitet që në botë në 80-100 fëmijë 1 lind autik. Domethë në frekuenca është që në 80-100 lindje një fëmijë të jetë autik. Kjo është një përmasë shumë e madhe. Një fëmijë autik ka një kosto shumë të lartë . Për trajtimin e tij duhet të angazhohen shumë njerëz, penalizon familjarin. Është kosto ekonomike pasi shteti investon për trajtimin e këtyre fëmijëve. Shteti me ligj i trajton me fletë drejtimi për kemp. Domethë në janë invalidë të përhershëm që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Cilat njihen si shkaqet e kësaj sëmundjeje?

Shkaqet janë multifaktoriale. Faktori i parë dhe kryesor mendohet të jetë një mutacion gjenetik specifik, i pagjetur ende. Faktor tjetër po kaq i rëndësishëm mund të jetë ndotja e ambientit. Pë r shembull toksina mund të jenë një faktor risku për t’u prekur nga autizmi. Po kështu edhe abuzimet familjare me substancat e ndryshme. Së fundmi, mendohet që mund të jetë edhe jetesa e postuar ose jokomunitare që ka të bëjë me çrregullimet emocionale të të jetuarit.

Nëse fëmija i parë është autik, sa është mundësia që fëmija i dytë të jetë i tillë?

Mundësia për të lindur një fëmijë të dytë autik është 8 për qind, e rasteve kur fëmija i parë vuan nga ky problem. Prandaj paraprakisht duhet bë rë një këshillim me mjekun gjinekolog, i cili përcakton problemet që mund të shfaqen edhe në fëmijën e dytë.

Si mund ta dallojë një prind që fëmija i tij është autik?

Fëmijët autikë kanë të dëmtuar fusha të ndryshme të zhvillimit, kryesisht në aftësitë e tij sociale, në komunikim dhe sjellje. Domosdoshmërishtë shfaqet para moshës 3-vjeçare. Prandaj prindi duhet të shqetësohet sepse sa më shpejt që ta kapë, aq më lehtë bëhet shërimi i tij. Shenjë tjetër dalluese mund të jetë nëse një fëmijë nuk flet, nuk reagon karshi stimujve që i vijnë nga jashtë, pë r shembull kur i flasin. Stimuj të jashtëm mund të jenë të tipit: vijnë fëmijë të tjerë në shtëpi dhe ai fillon të luajë me lodrën e vet. Nëse i kërkojmë të kalojë nga një sjellje në një tjetër, nga një lodër në një tjetër ai vazhdon të merret me të parën, apo nëse ne tentojmë ta tërheqim nga ajo, ai acarohet. Kontakti sy më sy është i vështirë për të, pasi është një fëmijë që nuk të shikon, nuk shpreh asnjë reagim emocional nëpërmjet mimikës, e ka shumë të vështirë të ketë kontakt fizik, ta përkëdhelësh apo ta përqafosh. Pra një fëmijë autik nuk flet dhe nuk komunikon nëpërmjet sjelljeve, edhe pse mund të dëgjojë.

Cilat janë karakteristikat e një fëmije autik?

Krahas pjesës klinike të dëmtuar që është aftësia sociale që do të thotë që fëmija është i postuar, indiferent dhe nuk ka kontakt fizik dhe vizual. Fusha e dytë e dëmtuar është komunikimi. Fëmija autik ka të dëmtuar si të folurën dhe veprimet gjestikulative për komunikim si pë r shembull përshëndetjet me kokë, tregimi me gisht etj. Fusha e tretë e dëmtuar është sjellja. Ka mundësi të hutohet, domethë në kryen të njëjtin ritual të caktuar për një periudhë të gjatë kohe. Sjellja e dytë është që ka sjellje stereotipike të veçanta, veprime mekanike motore ose vokale që i bën në formë ritmike si lëvizje të duarve, tinguj ritmikë nga goja, tinguj pa kuptim por që i përsërit në mënyrë të njëtrajtshme. 78 për qind e fëmijëve autikë kanë probleme me konjicionin (prapambetje mendore).

Çfarë trajtimi ofrohet në këtë qendër?

QKMZHRF merret me diagnostikimin, vlerësim nëpërmjet testimeve dhe ndjekjen në kohë të zhvillimit mendor të fëmijëve. Ka disa teste vlerësimi për autizmin dhe vlerësime mendore të zhvillimit të fëmijëve. Trajtimi bëhet nga grupi i terapistëve pasi e ka diagnostikuar mjeku psikiatër dhe pediatër i zhvillimit, të cilët japin programin e punës për terapisten. Në QKMZHRF nuk trajtohen vetëm fëmijët ambulatorë, por edhe fëmijët e shtruar nga rrethet me një kapacitet prej 30 shtretër për nënat dhe fëmijët e tyre.

A mund të rikthehet normalisht në shoqëri një autik?

Në varësi të shkallës së zhvillimit të autizmit, në varësi të shkallës së dëmtimit të fëmijës autik është edhe kronologjia e vazhdimit të jetës së tij autike. Një pjesë e madhe e madhe e këtyre fëmijëve arrijnë të funksionojnë në shoqëri, një pjesë e tyre arrijnë të përfshihen në shoqëri, por thjesht të funksionojnë të saj dhe një pjesë e tyre që është 25 për qind mund të ngelen invalidë institucionesh.

Thuhet që këta fëmijë mund të kenë një aftësi të veçantë vetëm në një fushë?

Një përqindje shumë e vogël e kanë një dhunti specifike të caktuar në një fushë të caktuar. Kanë të dëmtuar të gjitha fushat dhe një të tillë e kanë shumë të zhvilluar. Pë r shembull mund të jenë artistë të lindur, të jenë matematicienë shumë të zotë, mund të jenë gjeni etj. Momentalisht nuk kemi hasur në fëmijë të tillë.

Histori njerëzore

Rrëfimi i një nëne: Si u bë im bir autik. Është një fatkeqësi që nuk më erdhi nga Zoti, por nga një person. Ia lë Zotit atij të hakmerret

“Vetëm një nënë me fëmijë të sëmurë, mund të kuptojë dhimbjen që kam”

“Autizmi nuk zgjedh”. Kjo është motoja që bashkon dhe ndan shumë prindër shqiptarë. Mund të jenë biznesmenë, politikanë, gazetarë apo artistë, por autizmi nuk ka preferenca, nuk bën zgjedhje, kushdo mund të jetë pre e këtij çrregullimi mendor tek fëmijët e tyre. Shqipe Berisha, është një prej prindërve e cila ka ardhur nga Prizreni të kërkojë shërim për djalin e saj 2 vjeçar. Ajo tregon historinë e dhimbshme të fëmijës së saj, jeta e të cilit “po shkon dëm” vetëm për një pakujdesi nga infermierja e maternitetit ku ajo lindi fëmijën. Ajo thotë që ka punuar më parë, por një fëmijë i tillë e ka bërë të harrojë çdo gjë dhe t’i përkushtohet vetëm atij. “Kam lënë gjithçka në emër të dashurisë për tim bir. Vetëm një nënë që ka fëmijën sëmurë mund të kuptojë dhimbjen time.” Shqipja tregon se si u ndje në çastin kur e mori vesh që fëmija e saj nuk do të ishte si gjithë të tjerët. Kur lindi Egzoni(djali) ishte i shëndetshëm dhe shumë mirë nga ana shëndetësore. Pakujdesia e infermieres së spitalit i shkaktoi atij një hemorragji cerebrale në tru, e cila kaloi në autizëm. “Më ishte ngrirë fëmija në duar. Se shikoja dot se ishte bërë “dru”, kishte shtangur dhe ishte zverdhur tej mase. Pas tre javë qëndrimi në inkubator, më thanë që fëmija im ishte bërë autik.” Shqipja është simbol i prindërve që dergjen me muaj të tërë drejt qendrave të rehabilitimit për të trajtuar fëmijën e saj. Ajo tregon vështirësitë që ka pasur për të bërë terapinë e djalit, deri sa kishte gjetur Qendrën për Mirërritjen, Edukimin dhe Rehabilitimin e Fëmijëve. Tani ajo bashkë me të voglin e saj udhëton një herë në gjashtë javë drejt Tiranës për të marrë trajtim në këtë qendër. Detyrohet të rrijë dy javë për të mësuar ecurinë e tij. “Kam një vit e gjysmë, që kur më ka lindur djali që jam endur nëpër qendra private për fëmijët autikë. Tani vij një herë në dy muaj në Tiranë dhe rri dy javë këtu. Rëndësi ka që djali im të përmirësohet. Po sakrifikoj shumë që t’i jap jetë tim biri.”Shqipes dhe bashkëshortit të saj nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të pranojë realitetin dhe të gjejnë forcë për të ecur përpara.

Autizmi, 1 në 88 lindje

Askush nuk mund të dijë dhe nuk mund të marrë kurrë shpjegim mbi shkaqet reale të autizmit. Riskun e ka gjithsecili për të lindur apo për t’u bërë autik. Dita botërore e ndërgjegjësimit ndaj Autizmit e gjen sot shoqërinë në mbarë botën më të shqetësuar rreth pasojave që ka shfaqur ky çrregullim në jetët e individëve të prekur dhe familjeve të tyre. Dekada e fundit ka ndryshuar frikshëm raportet e të prekurve më këtë çrregullim, ku të dhënat tregojnë se në 88 lindje 1 foshnje është autikë. Çrregullimet e autizmit janë konsideruar si një çështje që i kapërcen kufijtë gjeografikë, ekonomikë dhe kulturor. Në ditët e sotme vihet re se 1 në 88 fëmijë vlerësohet se ka autizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo prelevancë është e krahasueshme me rajonet e tjera të globit. Ndërkohë, vlerësohet se 10% e fëmijëve me çrregullime të spektit autik mund të shërohen plotësisht ndërsa 90% e tyre mund të përmirësohen. Për fat të keq, si në çdo vend, edhe në Shqipëri kostoja e trajtimit të një fëmije autik është e lartë. Në botë arrin në shifrën e 1.4 milion dollarëve. Situatën mund ta përmirësoj bashkëpunimi i familjes me institucione çerdhe, kopsht shkollë, shoqata dhe pushtetit vendor. Gjithashtu politikat e arsimit e shëndetësisë ndihmojnë familjen dhe personale që merret me trajtimin e autizmit. 2 prilli është dita botërore e autizimit dhe ngjyra simbolike është Bluja ku fondacioni “Fëmijët shqiptar” po ashtu edhe instucionet kryesore në vend ndizen me këtë ngjyrë.

Mungesa e njohurive për autizmin

Një pengesë e madhe për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të prekura nga autizmi është sasia e vogël e njohurive dhe ekspertizës për të njohur dhe për të identifikuar simptomat apo çrregullimet e këtij spektri dhe çrregullimeve të tjera të zhvillimit. Rezoluta e Kombeve të Bashkuara mbi Autizmin mbështet një përgjigje globale të koordinuar ndaj autizmit dhe çrregullimeve të tjera në zhvillim. Kjo bëhet me qëllim lehtësimin e interesave dhe mirëqenies së miliona individëve dhe familjeve që jetojnë me autizëm. Kjo Rezolutë vlerëson se programet e trajnimit janë mjaft të efektshme, sidomos kur diagnoza është bërë dhe ndërhyrjet e hershme kanë filluar. Shanset për shërim janë në 10 për qind të fëmijëve. Pjesa tjetër mund të përmirësohet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi