Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Vodhën 210 milionë euro, por nuk u dënuan

prej Wed 3 Apr 2013 - 10:29
Vodhën 210 milionë euro, por nuk u dënuan Bujar-leskaj-adriatik-llalla-320x201

Mbi 150 zyrtarë “masakruan” pasurinë publike, thjesht u denoncuan nga KLSH-ja, askush në pranga

Prokuroria thotë se dosjet e KLSH-së kanë mangësi provash për të fajësuar zyrtarin e shtetit
Neni 281 - KLSH-ja i depoziton kallëzimet, bazuar në nenin 281 “Kallëzimi i bërë nga nëpunësi publik” i Kodit të Procedurës Penale
20 muaj - Praktika ka treguar se koha mesatare që dosja kalon nga KLSH-ja te prokuroria dhe më pas kjo merr vendim, është 20 muaj
60 dosje - Në katër vitet e fundit, KLSH-ja ka dërguar në prokurori rreth 60 dosje, ku 40 dosje për 125 punonjës i takojnë 2012-s
ARD KOLA

Si funksionojnë financat e shtetit, ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, sa respektohet ligji dhe në fund, çfarë sollën për ekonominë buxhetet e miratuara nga qeveria në katër vitet e fundit. Duke marrë shkas nga raportimi i fundit që kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj, bëri në Kuvend, duke evidentuar miliarda para të zbuluara si raste korrupsioni në administratë, në dëm të shtetit, gazeta “Shqip” ka kryer një vëzhgim mbi shkeljet e periudhës 2009-2012.

Shifrat me abuzime ndaj buxhetit dhe pasurisë publike janë alarmante, ku në total rezulton rreth 30 miliardë lekë vjedhje në katër vitet e fundit, ose 210 milionë euro. Viti 2012 konsiderohet periudha “kampion” e dëmit të zbuluar nga KLSH-ja ndaj arkës së shtetit, me rreth 13 miliardë lekë, gati dyfish më shumë se në vitin 2011.

Në raportet vjetore, organi më i lartë kushtetues i kontrollit mbi disiplinimin e buxhetit të shtetit dhe zbatimit të ligjit, pothuajse përmend të gjitha rastet e korrupsionit, si ka ndodhur, ku ka ndodhur, çfarë dëmi është shkaktuar, kush e ka kryer (madje me inicialet e zyrtarit) etj., etj., por kaq, asgjë më shumë. KLSH-ja thotë se të gjitha dosjet me fakte i kanë shkuar prokurorisë.

Pas publikimit të raportit të fundit (2012), ku përmes skemës së tenderëve, mbledhjes së taksave dhe shitjes apo dhënies me qira të pasurisë publike, buxhetit të shtetit i ishin shkaktuar rreth 100 milionë abuzime, pati reagime ironike nga lexuesit me argumentin se “nuk kishim thënë asgjë të re” dhe “historia përsëritej për të disatën vit”.

Deri më tani, janë mbi 150 zyrtarë të denoncuar me veprën penale dhe ku në katër vitet e fundit, në prokurori janë paraqitur rreth 60 dosje. Rezultati? Askush nga të “korruptuarit” (e pretenduar nga KLSH-ja) nuk ka përfunduar pas hekurave. Fjalimet e Kryeministrit për luftë ndaj korrupsionit ngjasojnë si demagogji, në kushtet kur nuk kemi ende të dënuar (përjashto ndonjë rast kryekomunari, edhe kjo për çështje partiake).

Gjatë vitit 2012, KLSH-ja ka kryer 40 kallëzime penale për 125 punonjës të administratës shtetërore të niveleve të ndryshme, ose pothuajse 2 herë më tepër sesa në 3 vitet 2009 (9 kallëzime), 2010 (5 kallëzime – 23 persona) dhe 2011 (6 kallëzime – 13 persona) të marra së bashku.

Në këto kallëzime mësohet se ka drejtues të lartë si drejtor kabineti në ministri, drejtorë të përgjithshëm në ministri, kryetar të Komisionit të Prokurimeve Publike, kryetarë apo ish-kryetarë bashkish, drejtues të lartë në institucionet në rrethe etj. Megjithatë, siç e pranon dhe vetë kryetari aktual, Leskaj, “jemi të ndërgjegjshëm se kemi ende shumë për të bërë për të luftuar aktet abuzive dhe korruptive të çdo niveli”.

Në maj të vitit 2005, KLSH-ja nënshkruan marrëveshjen e parë me prokurorinë, por rezultatet e bashkëpunimit rezultojnë të dobëta. “As 10 për qind e dosjeve të denoncuara nuk janë trajtuar nga prokuroria në këta 10 vjet”, thotë Leskaj.

Nga zbatimi në praktikë i kësaj marrëveshjeje për KLSH-në, ka qenë shqetësues zgjatja deri në maksimum nga ana e organeve të prokurorisë i afateve të hetimit, pasi në vijimësi ka rezultuar se janë pushuar procedime penale pas hetimeve që gati gjithmonë zgjasnin për një periudhë rreth 2 vite që nga momenti i regjistrimit të kallëzimeve të bëra nga ana jonë. “Duhet theksuar se zgjatja e vazhdueshme e afateve të hetimit deri në maksimum, bën që një pjesë e çështjeve të humbasin aktualitetin dhe në këtë mënyrë, efekti parandalues i auditimit zvogëlohet”, deklaroi para disa kohësh kryetari i KLSH-së.

Prokuroria e ka argumentuar ecurinë e dosjeve si mangësi nga ana e KLSH-së, pasi faktet, sipas organit të akuzës, nuk kanë qenë të plota. Por KLSH-ja thotë se, “jo gjithmonë kemi qenë të sigurt nëse hetimi është kryer i plotë dhe me ekspertizën e saktë për të arritur në ato vendime pushimi”.

Në janar të vitit 2010, KLSH-ja i dërgon një letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku i shpreh shqetësimin mbi problematikat e konstatuara për çështje konkrete. Në korrik 2012, KLSH-ja dhe prokuroria nënshkruan një marrëveshje të re, ndërsa disa muaj më pas, kryeprokurori i ri, Adriatik Llalla, premton se do t’i çojë përpara dosjet e KLSH-së. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dyja institucionet do të marrin masa për plotësimin e rregullt të kallëzimeve penale, për kryerjen e hetimeve paraprake, ushtrimin e ndjekjes penale, si dhe ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës në afate sa më të shpejta, në zbatim të ligjit penal dhe të atij të procedurave penale./gazeta-shqip

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21356
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Vodhën 210 milionë euro, por nuk u dënuan

prej Sat 6 Apr 2013 - 20:06
U mungon pushkatimi, ndaj!!!


Vodhën 210 milionë euro, por nuk u dënuan 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi