Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

prej Wed 3 Apr 2013 - 10:32
Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët Banka-e-Shqiperise-300x225

BSH publikon bilancin e pagesave për 3-mujorin e fundit të vitit 2012

Në kushtet e krizës, çdo ekonomi, sidomos ato në zhvillim, si e jona, të ardhurat e emigrantëve do të ishin një “oksigjen” i nevojshëm. Po ashtu, edhe investimet e huaja, si shenjë pozitive për klimën ekonomike të vendit, por edhe si masë lehtësuese për buxhetin, i cili nuk mund të investojë me paratë e taksapaguesve shuma të konsiderueshme, janë tepër të nevojshme. Për fat të keq, sipas Bankës së Shqipërisë, të dy këta tregues, në tremujorin e fundit të 2012-s kanë regjistruar rënie.

Kështu, investimet e huaja ranë me 36% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (nga 288 milionë euro në 184 milionë euro), pasi kishin qëndruar pothuajse të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit. Rritje e ndjeshme e investimeve të huaja u konstatua vetëm në tremujorin e parë të 2012-s në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me pothuajse një trefishim, nga 85 milionë euro në 206 milionë euro, megjithatë kjo rritje e lartë erdhi si rrjedhojë e nivelit të ulët të investimeve në tremujorin e parë 2011, si rrjedhojë e tërheqjes së investitorëve nga trazirat politike të 21 janarit 2011.

Në total, investimet e huaja direkte për gjithë vitin 2012 arritën në 746 milionë euro, duke qëndruar në të njëjtin nivel si në vitin 2011.

Sakaq, paratë që emigrantët nga jashtë vendit dërgojnë në shtëpitë e tyre kanë arritur në 2012-n në nivelin më të ulët të dekadës së fundit. Sipas treguesve zyrtarë, remitancat e emigrantëve arritën në vlerë absolute në 680 milionë euro, me një rënie prej gati 2% në krahasim me një vit më parë.

Niveli më i lartë i remitancave në vlerë absolute është shënuar në 2008-n, dhe më pas me fillimin e krizës ekonomike globale, është shënuar vazhdimisht një tkurrje e tyre.

Kriza ekonomike dhe më pas ajo e borxheve, ka prekur ndjeshëm dy fqinjët tanë, ku jetojnë e punojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve, Italinë dhe Greqinë, sidomos këtë të fundit. Një pjesë e konsiderueshme e individëve apo familjeve që jetonin e punonin në Greqi janë kthyer në atdhe, ku sipas burimeve të Ministrisë së Punës, numri i të kthyerve i kalon 40 mijë./gazeta-shqip
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21356
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

prej Sat 6 Apr 2013 - 20:15
Po si nuk e "perdhunuat" njehere Sali Berishen me gjithe keto fatkeqesi qe po ndodhin mo?!


Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët 6ds9w0
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Re: Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

prej Sat 6 Apr 2013 - 23:16
Message reputation : 100% (1 vote)
ah...tani ja pan rendesi emigrantit..


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët Image
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

prej Sun 7 Apr 2013 - 1:34
epo ska mo qofte ke daja shtroni sumen e punoni bool ju mbajten emigrandet
Cteduhetty
Cteduhetty
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 67
<b>Hobi</b> Hobi : Tae-kwon-do / Nuk refuzohen LeKeT
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne zemren e EpiKad-es
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/12/2012
http://www.cteduhetty.com

default Re: Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

prej Sun 7 Apr 2013 - 3:46
Fain e ka Saliu qe nuk punojn emigrantet.
Apo e ka Rama Me Meten qe na u martuan tani :p


Po linde i trembur , Mos u mundo kot "Me shqipet te rrish, Shqipe s'bëhesh dot !!
.
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

default Re: Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

prej Sun 7 Apr 2013 - 17:04
emigrantet kane falimentu per vete .....cte japin me te shkretet boll kane dhene .....


Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët 452229 Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët 452229 Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët 452229
Sponsored content

default Re: Tronditet ekonomia, bien investimet e huaja, më pak dërgesa nga emigrantët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi