Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Grabitësit e varreve shtohen në Egjipt

prej Wed 3 Apr 2013 - 10:53
Grabitësit e varreve shtohen në Egjipt 66633523_airo1-320x180Me rënien e rendit në Egjipt, gërmimet ilegale në kërkim të pasurive arkeologjike kanë marrë përmasa industriale dhe bashkë me to ka lulëzuar një treg i bollshëm objektesh të kontrabanduara

Revolucioni i Egjiptit sjell një epokë të artë për gjuetinë ilegale të thesareve

Aleem Maqbool

Revolucioni i Egjiptit jo vetëm që solli përmbysje politike, por edhe mundësi shumë joshëse për gërmuesit ilegalë që janë në gjueti të thesareve antike dhe floririt.

Aktualisht ka shumë fjalë mes njerëzve që jetojnë pranë Piramidave të Mëdha në Giza se që nga koha e revolucionit, vrima të mëdha janë shfaqur gjithkund në Tokë. Një vështrim me sy të lirë e tregoi menjëherë se fjalët qenë të vërteta.

Pranë një shtegu në shkretëtirë, fshehur pas një guri shtufe dhe me pamje nga piramidat, ne pamë një vrimë të hapur pastër. Ajo ishte së paku një metër e gjysmë në diametër dhe aq e thellë sa nuk patëm mundësi të shohim fundin. Duke hedhur një gur aty dhe duke pritur se kur do të dëgjohej zhurma e rënies, kuptuam se vrima ishte goxha e thellë.

Jo larg prej aty gjendej një tunel tjetër – këtë herë i hapur në mënyrë të pjerrët, aq sa ne mundëm të hynim brenda.

Ndërsa shkonim gjithnjë e më thellë, ne pamë shenjat e mjeteve të përdorura për të hapur vrimën në shkëmb para se tuneli të rrëzohej vertikalisht.

“Është e qartë që njerëzit po gërmojnë për të gjetur thesare arkeologjike”, thotë Dr. Osama al-Shimi, arkeolog në detyrë përgjegjës për këtë zonë arkeologjike. “Njerëzit ëndërrojnë se duke gërmuar do të gjejnë flori dhe do të bëhen të pasur menjëherë”, thotë ai.

Por Dr. al-Shimi thotë se është shumë e rrezikshme të gjurmosh njerëzit përgjegjës, sepse shpeshherë ata janë të armatosur.//gazeta-shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi