Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje

prej Fri 5 Apr 2013 - 12:02
World Wildlife Fund (WWF) ka publikuar një listë me speciet që janë më në rrezik për t’u zhdukur, midis të cilave djalli i Tasmanisë, rinoqerontët e Giavas dhe elefantët aziatikë
World Wildlife Fund
Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Tigri-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Rinoceronti-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Peshku-ton-i-Atlantikut-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Orangutangu-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Leopardi-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Gorillat-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Elefanti-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Delfini-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Delfini-irrawaddy-150x150Lista e 10 kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje Breshka-150x150

Orangutangu

Orangutangu i Sumatrës është ndër speciet më të rrezikuara midis majmunëve. Gjendet vetëm në provincat veriore dhe perëndimore të Sumatrës, në Indonezi. Fatkeqësisht ai po humb shpejt habitatin e tij natyror, për shkak të vendbanimeve të njerëzve.

Gorilla

Gorilla e maleve është zbuluar nga shkencëtarët në vitin 1902 dhe është një nga dy nënspeciet e Gorillës lindore.

Peshku i kuq

Peshku i kuq i Atlantikut ndoshta është viktima më e madhe e peshqve të parregullt dhe të kontrolluar. Numri i peshqve të kuq është zvogëluar në mënyrë alarmante në dekadat e fundit.

Breshka

Breshka leatherback ka mbijetuar për më shumë se njëqind milion vjet, por tani është në rrezik zhdukjeje. Analizat e fundit numerike demonstrojnë një rënie alarmante të mostrave gjatë viteve.

Tigri

Më pak se 3200 kopje tigrash kanë mbetur të lirë në natyrë. Kemi humbur 97% të tigrave tanë të egër në pak më shumë se një shekull.

Leopardi

Në natyrë janë deri në 6000 leopardë nga 12 vende, por numri i tyre është gradualisht në rënie, për shkak të habitatit dhe të gjuetisë.

Delfini Vaquita

Vaquita është një delfin shumë i vogël, që jeton ekskluzivisht në gjirin e Kalifornisë në Meksikë. Specia është në rrezik zhdukjeje, mbi të gjitha për shkak të rrjetave të përdorura për peshkim në ato zona.

Delfini Irrawaddy

Një pjesë e popullatës së tyre janë drejt rrugës së zhdukjes, si për shembull ata që ndodhen në Mekong. Edhe për ta kërcënimi kryesor është kapja aksidentale gjatë peshkimit, si dhe humbja e habitatit.

Rinoqeronti

Rinoqeronti i Giavas është ndoshta gjitari më i rrallë dhe më i madh i planetit, në jo më shumë se 50 kopje të lënë në gjendje të egër dhe jo në robëri.

Elefanti

Elefanti aziatik ka qenë i adhuruar prej shekujsh dhe është akoma sot i përdorshëm për qëllime ceremoniale dhe fetare.

/gazetashqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi