Largimi I Thinjave Në Flokë, Efekt I Menjëhershëm Me Këtë Maskë Bio
prej Tue 9 Apr 2013 - 0:08

Por në vend që të përqendrohemi gjithnjë e më shumë tek industria, është koha të kthejmë kokën pas, shumë vite më parë, tek ata njerëz që natyrën e shfrytëzonin për të gjitha gjërat jetësore. Shfrytëzim që vazhdon edhe sot në vende ku teknologjia nuk është fjala e parë e ditës.
Këtu ju paraqesim një maskë për flokët, e cila jo vetëm i forcon ato, por për më tepër të mbulon thinjat. Kjo maskë nuk ka shpenzime dhe mund të realizohet nga piperi i zi.
Sakaq, Nëse flokët doni të kenë shkëlqim, efektive është kjo maskë
Në vendet e Lindjes, sic raporton noa, në mënyrë tradicionale përdoret piperi i zi për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura.
Për të realizuar këtë maskë:
Një gram piper të zi e përzieni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje.
Këtë masë të përgatitur nga përzierja e piperit, kosit, limonit dhe vajit të bajameve, vendoseni në flokë, masazhojeni mirë e kështu mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj shpëlani flokun tuaj me ujë të vakët.
Këtë maskë, përdoreni dy herë në javë. Ajo do të nisë t’ju kthejë menjëherë pas javës së parë, ngjyrën origjinale flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtejshme të qimeve të thinjura. noa.al


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|