Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Kanadaja, në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri

prej Tue 9 Apr 2013 - 11:52
Kanadaja, në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri Shqiperia_e_dyta_ne_rajon_per_Kriza ekonomike ka ndikuar që lista e shteteve që investojnë në vendi tonë të përmbyset dhe për herë të parë Kanadaja renditet në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri. Këto të dhëna dalin nga raporti i Agjencisë së Investimeve të Huaja Direkte (AIDA), të cilat tregojnë se Italia ka zbritur katër vende më poshtë, e cila që ka kryesuar vitet e fundit, për nivelin e kapitalit të investuar në Shqipëri. Mësohet se Kanadaja zë vendin e parë për sa i përket stokut të investimeve të huaja sipas vendeve të origjinës, me një vlerë prej 566 milionë euro. Më pas vjen Greqia me 525 milionë euro, Austria me 472 milionë euro dhe Italia në vend të katër me një vlerë investimi prej 372 milionë euro, Turqia me 282 milionë euro dhe Gjermania 85 milionë euro.

Drejtuesit e AIDA qartësojnë se stoku i FDI-ve është totali i investimeve të huaja jo vetëm hyrëse në një vit që nuk është e ndarë aktualisht nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat e më sipërme janë totalet e investimeve, përfshirë dhe kompanitë që operojnë në treg prej vitesh, por që janë kompani të huaja.

Ndarë sipas sektorëve këto investime janë përqendruar në industrinë nxjerrëse të metaleve, industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe atë të duhanit. Sektorë të tjerë janë ai i energjisë hidrike dhe alternative, bujqësi, industrinë e veshjes, përpunimi i lëkurë- këpucëve, peshkimi, kultivimi i peshkut. Por përqendrimi më i madh është në industrinë e metaleve dhe në sektorin bankar. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se investimet e huaja direket vitin e kaluar arritën në 744.8 milionë euro.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/


Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Kanadaja, në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri

prej Tue 16 Apr 2013 - 16:33
"Mësohet se Kanadaja zë vendin e parë për sa i përket stokut të investimeve të huaja sipas vendeve të origjinës, me një vlerë prej 566 milionë euro. Më pas vjen Greqia me 525 milionë euro, Austria me 472 milionë euro dhe Italia në vend të katër me një vlerë investimi prej 372 milionë euro, Turqia me 282 milionë euro dhe Gjermania 85 milionë euro."

Kjo na qenka "mikja" jone TURQIA?!

Sa keq qe po tallet me besimtaret myslimane ne Shqiperi, pa mire me Shqiperine qe po tallet me shekuj!...


Kanadaja, në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi