Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse optimizmi ju ndihmon të jetoni më gjatë? Empty Pse optimizmi ju ndihmon të jetoni më gjatë?

Thu 11 Apr 2013 - 1:21
Ne të gjithë kemi nevojë dhe duam të ndihemi të dobishëm. Mirëpo në studimin e ri, shkencëtarët sugjerojnë se një tjetër faktor i cili ndikon në shëndetit tonë është edhe optimizmi
Pse optimizmi ju ndihmon të jetoni më gjatë? 5e377c3c74115114ab163e26426f2823
Në studimin ku morën pjesë 7,000 persona, ata të cilët ishin optimist për të ardhmen kishin 70 përqind më pak gjasa për të pësuar goditje në tru. Shkencëtarët morën parasysh faktorët siç janë presioni i gjakut dhe përdorimi i alkoolit dhe ata besojnë se njëri nga faktorët kryesor për t’i ikur probleme shëndetësore është përmirësimi i sistemit imunitar.“Duke qenë optimist ju jo vetëm që do të shtoni kualitetin e jetës por do të përmirësoni dukshëm shëndetin fizik dhe shtoni jetëgjatësinë”, ka thënë psikologu, Eric Kim, i cili udhëhoqi studimin e bërë në Universitetin e Miçiganit.Më shumë se 150,000 njerëz pësojnë goditje në tru çdo vit në Mbretëri të Bashkuar.Për një kohë të gjatë është menduar se aktiviteti fizik pas pensionimit është i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe fizik, i cili pas pensionimit është shumë më i dobët.Mirëpo, përderisa shkencëtarët më parë janë përqendruar tek efektet e dëmshme të tipareve negative psikologjike, siç është depresioni dhe ankthi, shkencëtarët sot po hulumtojnë sesi tiparet pozitive, siç është optimizmi mund të na mbrojnë nga sëmundjet.Në studim, meshkuj dhe femra të moshën 50 vjeçare janë studiuar për pesë vjet si dhe u janë nënshtruar testeve psikologjike dhe shkencëtarët kanë shënuar çdo goditje në tru që ata kanë pasur.Në rezultate është treguar se sa më i madh të jetë optimizmi tek njerëzit aq më i vogël do të jetë rreziku për të pësuar goditje në tru. Ata që ishin më optimist kishin 73 përqind më pak gjasa të pësonin goditje në tru.Në studim po ashtu është treguar se optimizmi zvogëlon nivelin e kortizolit tek hormoni i stresit i cili po ashtu ndikon në goditjen në tru.(Prishtina.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi