Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Kadare mes 6 autorëve për çmimin “The Indipendent”

prej Wed 17 Apr 2013 - 10:47
Kadare mes 6 autorëve për çmimin “The Indipendent” Kadare

Ismail Kadare është në garë për çmimin britanik “Thë Indipendent”. Këtë e konfirmon vetë britanikja, e cila botoi sot listën e shkurtër prej 6 shkrimtarësh, të cilën janë në garë për çmimin “The Indipendent Foreign Fiction Prize 2013”.

Kadare garon me romanin “Darka e fundit” (Thë Fall of thë Stone City), i cili ka tërhequr vëmendjen e kritikëve letrarë dhe shtypit britanik.

The Independent Foreign Prize, është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe.

Fillimisht në listë ishin 16 shkrimtarë, por tani kjo listë është reduktuar në 6 të tillë. Veç Ismail Kadaresë, në garë janë edhe Enrique Vila-Matas nga Spanja me romanin “Dublinesque”, Gerrband Bakker nga Danimarka me “The Detour”, spanjolli tjetër Andres Neuman me “Traveller of the Century”, afrikanojugori Chris Bernand me “Bundu” dhe kroati Desa Drndic me “Trieste”.

Fituesi i këtij çmimi do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër më 20 maj. Të këtij dhe vlera e tij është £10.000 dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Ismail Kadare në “The Independent”

prej Wed 17 Apr 2013 - 10:49
Kadare mes 6 autorëve për çmimin “The Indipendent” Kadare%20ne%20leteri%20e%20huaj

Britanikja “The Independent” i kushton një tjetër shkrim Çmimit për Letërsi të Huaj, ku një ndër gjashtë kandidat është Ismail Kadare me romanin "Darka e Gabuar", i përkthyer në anglisht me titullin "The Fall of the Stone City" (Rënia e qytetit të gurtë), nga përkthyesi John Hodgson.

Ky libër ka patur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Pesë autorët e tjerë në listë krahas Kadaresë janë Chris Barnard, me "Bundu" Gerbrand Bakker me "The Detour", Enrique Vila-Matas, me "Dublinesque" Andrés Neuman, me "Traveller of the Century" dhe Dasa Drinic me "Trieste" Çmimi i Letërsisë së Huaj është i vetmi çmim britanik që i jepet letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht. Në kandidimin e parë Ismail Kadare kryesoi listën "The Independent" në vitin 2007 deri afër fundit, me librin e suksesshëm "Pasardhësi".

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi