Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

PE pezullon përkohësisht vizat Empty PE pezullon përkohësisht vizat

Wed 17 Apr 2013 - 11:23
PE pezullon përkohësisht vizat Pe

Plarent Shehu

-Parlamenti Evropian, në veçanti Komisioni për Liritë Civile të PE-së ka vendosur të votojë pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave në zonën Shengen, nëse vende si: Serbia, Bosnja-Herzegovina, Maqedonia dhe Shqipëria vijojnë të kenë një numër të madh të azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Rregullat e reja do t’i mundësojnë BE-së, që përkohësisht të rivendoste regjimin e vizave në rast emergjence. Komisioni shtoi se, kjo me kërkesë të shteteve anëtare, të shqetësuar rreth flukseve të mëdha të azilkërkuesve, pasi kërkesat për viza u hoqën për shtetasit e disa vendeve, ndër to edhe vendi ynë. Me 33 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, Komisioni për Liritë Civile të PE-së votoi pro këtij pezullimi në rastet kur ka shtim të madh e të shpejtë të numrit të azilkërkuesve dhe të emigrantëve të paligjshëm në një apo disa vende të Bashkimit Evropian. Raportuesi i Parlamentit Evropian, Agustin Diaz de Mera ka deklaruar se, “ky mekanizëm i jep garanci liberalizimit të vizave, ndërsa frenon abuzimet me kërkesat për azil”. Procesi ende nuk ka mbaruar, pasi sipas de Meras, “po punohet me kujdes deri në votimin përfundimtar nga Parlamenti”. Nuk është përcaktuar se cila periudhë do të merret në konsideratë për llogaritjen e shtimit të numrit të azilkërkuesve. Sipas procedurës, pas miratimit në Komisionin për Liritë Civile të PE-së, ky draft-propozim do të kalojë për diskutim në seancë plenare në PE, e më pas në Këshillin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve anëtare të BE-së.//shekulli.com

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi