Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Dyluftim me pitonin 4 m të gjatë, kujdes pamje të ashpra!

prej Wed 17 Apr 2013 - 17:57
Dyluftim me pitonin 4 m të gjatë, kujdes pamje të ashpra! Gjarpri-300x210
Një betejë të vërtetë me një piton të Birmanisë dha një cicëron në Parkun Kombëtar Everglades në Florida të SHBA-ve.
Gjithçka ndodhi para syve të dhjetëra vizitorëve të cilët mbetën të habitur.
Cicëroni ishte sëbashku me një familje me dy fëmijë, kur një prej turistëve diktoi gjarprin e madh. Ky lloj zvarraniku nuk i përket llojit të zonës dhe përbën kërcënim për ekosistemin lokal.
Pasi largoi varkën nga pika e rrezikshme, Tommy Owens u përlesh me gjarprin që ndodhej nën ujë.
Por, Tommy ende nuk kishte kuptuar përmasat e mëdha të këtij pitoni, i cili i kalonte 3 m gjatësi. Gjatë dyluftimit, gjarpri iu përmblodh nëpër krah dhe trup, duke i rrezikuar jetën.
“Ishte shumë i fuqishëm”, tha Owens. “Kuptova se ishte shumë i fortë se mua dhe më i madh nga se e prisja”.

Por me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Warren Worthman, gjithçka përfundoi mirë. Gjarpri pasi u izolua u dërgua në një qendër veterinarie ku dhe u vra./alb-observer.com/

Për më shumë në videon në vijim:



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi