Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 80
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

default Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës

prej Thu 18 Apr 2013 - 20:57
Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës  1153-370x290
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku pronari dhe punëdhënësi i kultivimit të luleshtrydheve ka qëlluar punonjësit e tij, emigrantë, sepse kërkuan paratë e papaguara të 6 muajve.

Emigrantët thanë se punojnë 7 orë në ditë për vetëm 22 euro dhe se pronari grek iu detyrohej gjithësej 150 000 euro.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në Manolada të Ilias, ku 200 emigrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani u mblodhën për të protestuar për paratë që iu takonin, pasi pronari disa herë i kishte gënjyer për datën e dhënies së tyre. Afati i fundit ishte dje, por në vend të parave, emigrantët morrën si përgjigje sulmin me armë nga njëri prej mbikëqyrësve. Sipas dëshmive të punëtorëve, në fillim u qëllua në ajër për frikësim dhe pastaj në drejtim të njerëzve.

Nga plumbat janë lënduar 33 vetë, të cilët u dërguan në spital, nga ku mësohet se 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Policia arrestoi punëdhënësin e luleshtrydheve, ndërsa është në kërkim të 3 mbikëqyrësve.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në pjesën më të madhe të opinionit publik dhe përbën lajmin kryesor në median greke, pas ngjarjes së ditëve të fundit që ndodhi në Selanik, ku shoferi i autobusit, veprimtar i Agimit të Artë, zbriti me dhunë dy afrikanë, sepse nuk kishin biletë. /balkanweb


MENYRA ME E MIRE PER TE MOS U ZHGENJYER ESHTE TE MOS PRESESH ASGJE NGA ASKUSH
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës

prej Thu 18 Apr 2013 - 21:06
Me duket mua apo qe kur ka dale ne ne media e politike partia "AGIMI I ARTE" sikur me jane bere pak si shume trima keta Greket..Sikur po bejne revolucionin e tyre kunder emigranteve nje gje..Jo se ska ndodh me pare kjo sa e sa padrejtesira kundrejt emigranteve si nga pronaret dhe nga vete shteti s'numerohen por e kam fjalen kurr sishte degjuar kjo sa te arrinte pronari te qellonte dike me arme se sdeshte ta paguante..Tani me kete partine e agimit te arte eshte sikur kane marr me shume te drejten per te keqtrajtuar emigrantet pa pasur friken per ndonje denim apo akuze kunder...!!!


Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Ariol11
Ariol11
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 2251
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lushnje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/10/2012

default Re: Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës

prej Thu 18 Apr 2013 - 23:04
DUHET IKUR QE KETU SE NA VRANE ME DUKET


. . Kur nje Dashuri mbaron Nje nga te Dy vuan' , Nqs nuk vuan asnje , Nuk ka filluar kurre , Nese vuajn te dy nuk ka Mbaruar...
Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës  357poci
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës

prej Fri 19 Apr 2013 - 14:42
Greqi, kasaphana ndaj emigrantëve: “Kërkuam lekët tona të punuar me djersë, grekët na qëlluan me armë!”
Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës  Emigr-300x174
Kasaphana ndaj emigrantëve në Manolada të Greqisë ka shokuar mbarë opinionin botërorë!
Edhe pse të huaj, të pambrojtur, të strehuar nëpër ara nën kasolle plasmasi e kashte prej vitesh, të pa ngrënë, të pa paguar, kjo nuk ishte aspak njerëzore për një grup grekërish të cilët edhe pse u detyroheshin pagat e një viti e gjysmë, rrëmbyen armët dhe qëlluan kundrejt emigrantëve duke plagosur rënë katër prej tyre.
“Ne shkuam për të kërkuar parat tona, ato para që i kishim punuar për më shumë se një vit e gjysmë. Por punëdhënësit, na thanë të largoheshim se nuk bëjmë asnjë punë”, tha njëri prej emigrantëve që punon dhe jeton në Manolada duke shtuar: “Punojmë gjashtë muaj rresht dhe nuk jemi paguar. Tani që punët u shkuan mbarë, na gënjejnë që të mos na paguajnë”.
Ndërsa i pyetur për sulmin e vrasës ndaj emigrantëve, emigranti iu përgjigj: “Morën armët dhe qëllonin kë shikonin para tyre”/alb-observer.com/

Për më shumë në videon në vijim:


Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Greqi, pronari qëllon emigrantët, kërkuan paratë e punës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi