Share
Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Pikat e kthesës, ose kur bota ndryshoi

prej Fri 19 Apr 2013 - 20:47
Pikat e kthesës, ose kur bota ndryshoi Viti-i-ndryshimit-2-320x180Shumë ngjarje në Britani, Kinë, Afganistan dhe Iran nisën në vitin 1979. Ato ngjarje vijojnë t’i japin formë botës për mirë apo për keq edhe në ditët tona
Historia

Viti 1979 nuk ishte thjesht viti kur Margaret Thatcher fitoi zgjedhjet. Ishte shumë më tepër

The Economist


Historianët kanë një dashuri profesionale për “pikat e kthesës”: vitet kur ndodhin disa gjëra që përdoren si pika reference në histori dhe jo thjesht si numra në vijimësi. Disa nga këto pika kthese të njohura dhe të gjithëpranuara janë: 1917 qe viti që përfundoi me një pikë të vdekur të përgjakshme dhe viti 1848 ishte diçka që A.J.P. Taylor e quajti “një pikë kthese në histori, kur historia nuk ia doli të ndryshojë”.

Por vite të tjera, si 1789 (kur regjimi i lashtë i Francës u rrëzua) apo 1517 (kur Martin Luther gozhdoi 95 tezat e tij në derë), tingëllojnë si pika me të vërtetë kthese në histori.

Këtë muaj, Christian Caryl, një korrespondent veteran i çështjeve të jashtme tashmë me shtëpi në Uashington, do të botojë një libër të ri: “Rebelët e çuditshëm: 1979 dhe lindja e shekullit të njëzetenjë”. Ai argumenton se viti 1979 i përket listës së viteve kur historia ndryshoi me të vërtetë. Vite kur një epokë e vjetër vdiq dhe një tjetër lindi.

Ky ishte viti kur disa figura të rëndësishme u shfaqën në skenën botërore. Margaret Thatcher fitoi zgjedhjet parlamentare dhe u bë kryeministrja e parë femër e Britanisë së Madhe, duke qëndruar në pushtet për 11 vjet. Ten Siaopini filloi të liberalizojë ekonominë e Kinës. Ajatollah Khomeini themeloi Republikën Islamike. Karol Vojtila udhëtoi në Poloni si Papa i parë sllav. Dhe në Afganistan, muxhahedinët ngritën krye kundër sundimit sovjetik me mbështetje të heshtur nga Shtetet e Bashkuara.



Ishte gjithashtu viti në të cilin forcat binjake të tregut dhe religjionit, të shtypura dhe injoruara për dekada, u kthyen me rrëmbim. Thatcher erdhi në pushtet e vendosur për të shpërbërë industrinë e shtetëzuar të Britanisë, për të disiplinuar sindikatat e gjithëpushtetshme dhe për të restauruar besimin e qetë te sipërmarrja dhe vetëmjaftueshmëria. Ten ndërmori programin më të madh në historinë e botës për reduktimin e varfërisë, duke i dhënë fund eksperimentit shkatërrimtar të vendit me kolektivizimin e bujqësisë dhe duke krijuar zona speciale ekonomike ku kompanitë vendëse apo të huaja mund të lulëzojnë larg mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të shtetit. Me një shembull të gjallë të asaj se sa e prapambetur ishte Kina në atë kohë, Caryl përshkruan se si një fabrikë në Shenzhen festoi lirinë e sapofituar duke vrarë dhe duke ngrënë një qen.

Edhe më befasuese se sa rigjallërimi i tregut ishte rigjallërimi i fesë. Revolucioni islamik solli miliona njerëz në rrugë duke kthyer vendin më laik të Lindjes së Mesme në një nga më fanatikët. (Një nga shakatë për Iranin thotë se para Khomeinit, iranianët pinin në publik dhe faleshin privatisht ndërsa pas tij, faleshin publikisht dhe pinin privatisht).

Papa Gjon Pali i Dytë demonstroi se feja ishte edhe më popullore në Lindjen ateiste, ose së paku në Poloni, se sa në Perëndimin kapitalist. Thatcher foli për të gjithë grupin e “rebelëve të çuditshëm” në përgjigje të akuzave se ajo ishte një reaksionare. Ajo tha: “E pra, ka kaq shumë gjëra ndaj të cilave të vjen të reagosh kundër”.

Revolucionet binjake në disa raste anuluan njëra-tjetrën. Khomeini shkriu fundamentalizmin fetar me majtizmin e botës së tretë: Shteti iranian e zgjeroi kontrollin mbi sektorin privat dhe mbyti ekonominë e vendit. Ten shkriu reformat pro-tregut me sundimin e komunistëve ateistë. Por këta dy faktorë rezultuan shpesh përforcues të njëra-tjetrës. Rigjallërimi i fesë në Poloni dhe Afganistan përshpejtoi kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Rikthimi te liberalizmi i tregut në Britani dhe në Kinë kontribuoi në ndjenjën e përgjithshme se rendi i vjetër po rrëzohej.

Caryl e tregon këtë histori me aftësi të madhe. Ai lëviz pa shumë mundim nga një skenë në një tjetër të këtij viti të trazuar – nga Thatcher dhe fitorja e zgjedhjeve te zgjerimi i pafund i pushtetit të Khomeinit, te vizita e Papës në atdhe dhe te shfaqja e Ten si politikani më i fuqishëm në Kinë.

Ai plotëson si historinë e vjetër para vitit 1979 ashtu edhe atë që erdhi më vonë: si ndodhi që Kina hyri në telashe të mëdha pas Revolucionit Kulturor për shembull, dhe se si reformat e Ten e kthyen Kinën në fuqinë ekonomike të ditëve tona.

Caryl e plotëson narracionin e tij të shpejtë me shumë detaje goditëse. Për shembull, në një darkë shtetërore për të shënuar vizitën e parë të Ten në Shtetet e Bashkuara, shtetari i thinjur u vendos në një tavolinë me Shirley Maclaine. Aktorja tha se ajo e kishte vizituar Kinën gjatë Revolucionit Kulturor dhe se çdo gjë dukej e mrekullueshme. Ajo ishte veçanërisht e befasuar nga një profesor që i kishte thënë asaj se sa i lumtur ishte që partia kishte vendosur ta dërgonte atë dhe akademikët e tjerë në fshat. Ten pa me neveri teksa ajo tha se profesori “në fakt po gënjente”. Profesorët duhet të japin leksione në universitete, jo të mbjellin zarzavate.

Forcat që shpërthyen nga ky vit mbresëlënës vijojnë të formojnë botën. Kina është në rrugën e duhur drejt ekonomisë më të madhe të botës. Pavarësisht të gjitha dëmeve të shkaktuara nga kriza financiare, privatizimet e frymëzuara nga Thatcher, të cilat janë përhapur nga Britania për në pjesën tjetër të botës, ka pak gjasa që do të kthehen mbrapsht. Në anën negative, Irani mbetet një republikë islamike dhe muxhaxhedinët vijojnë të shkatërrojnë Afganistanin, kësaj here duke sulmuar jo një perandori sovjetike në kalbje por një perandori amerikane të zgjeruar me tepri. Gjithçka duket se nisi në vitin 1979./gazeta-shqip.com/Pikat e kthesës, ose kur bota ndryshoi Viti-i-ndryshimit-3-243x320Pikat e kthesës, ose kur bota ndryshoi Viti-i-ndryshimit-1-243x320
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi