Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rama: Shqipëria, si familja me kryefamiljar të dehur, që e lë frigoriferin bosh Empty Rama: Shqipëria, si familja me kryefamiljar të dehur, që e lë frigoriferin bosh

Sat 20 Apr 2013 - 14:50
Message reputation : 100% (1 vote)
Rama: Shqipëria, si familja me kryefamiljar të dehur, që e lë frigoriferin bosh Rama%20ne%20prezantim
BERAT- Parita Socialiste sot është ndalur në qytetin e Beratit për të prezantuar programin e saj. Kryetari i Parisë Socialiste, Edi Rama, komentoi edhe mbi raportin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara mbi situatën në vend. Ai theksoi se, në Shqipëri mbizotëron një regjim hibrid, që ka vjedhur gjithë Shqipërinë për interesa personale.

Ndërsa renditi disa karakteristika të regjimit hibrid, ai tha se, vendi udhëhiqet nga një karagjoz i dhunshëm, i cili e ka shtrirë pushtetin familjar në të gjithë vendin. "Bindja jonë është se, në Shqipëri ka mbaruar një epokë, sepse ka shterruar modeli ekonomik kuturu. O burra përpara se nuk ka rëndësi e nesërmja", ka thënë Rama.

Ai, pa përmendur emra, ka nënkuptuar kryeministrin Berisha, që e drejton Shqipërinë "si një familje me kryefamiljar të dehur, që konsumon gjithë paratë e javës dhe hap frigoriferin, që e gjen bosh dhe u thotë: Sa të lumtur që jeni!".

Rama ka shtuar se, ka mbarur modeli me shtrëngime, që nuk mbajnë më. Na duhet modeli mbi një punësim real, tek investimet prodhuese, industritë prodhuese, tek zhvillimi model rural. "U thotë fshatarëve: Mbillni ulli dhe atyre u mbetën ullinjë në shtëpi deri në dhomë të gjumit", tha Rama.

"Kryeministri thotë: Turizëm, turizëm, turizëm! Po ku është turizmi? Berati po bie. Gjirokastra po zhduket. Kruja rri mbi një këmbë. Kemi një program jo për ta hedhur në kosh, por për ta vënë në tryezën e Këshillit të Ministrave. Ne do ta rilindim Beratin. Këtë di t’u them unë. Ne do t’u japim gjithë qytetarëve atë shije dhe kënaqësi për të dalë në shëtitore apo për t’u rikthyer në këtë qytet", analizoi tjetër aspekt kreu socialist.

/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./E.Sh./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi