Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cilat kanë qenë perandoritë më të mëdha në histori Empty Cilat kanë qenë perandoritë më të mëdha në histori

Sat 20 Apr 2013 - 15:25
Përcaktimi i një perandorie është: kur një njësi e vetme ka udhëheqje supreme dhe pushtet në një zonë të madhe territori, që përbëhet nga njerëz të kombësive dhe etnive të ndryshme.

Por kush kanë qenë perandoritë më të mëdha të botës, më të pushtetshme, më jetëgjata e më të pazakonta.

Perandoria Romake

Qyteti perandorak i Romës ishte qendra më e madhe urbane e kohës së vet, me një popullsi prej rreth një milion njerëz. Jeta në Romën e Lashtë sillej rreth qytetit të Romës, e vendosur mbi shtatë male. Qyteti kishte një numër të madh të strukturave monumentale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon.

Ajo kishte burime me ujë të pijshëm, teatro, gjimnaze, komplekse, dush plot me biblioteka dhe dyqane, sheshe, kanalizime funksionale. Gjatë gjithë territorin nën kontroll të Romës Lashtë, arkitektura rezidenciale varionte nga shtëpitë modeste në vila.

Perandoria Mongole

Perandoria mongole ishte një perandori nga shekulli 13-të dhe 14-të që përfshin të gjithë Evropën Lindore e deri në Azi. Kjo është perandoria më e madhe në historinë e botës. Ajo doli nga bashkimi i mongoleve dhe fiseve turke në Mongoli, dhe u rrit me dyndjet, pasi qe Genghis Khan, u shpall sundimtar i të gjithë mongolëve në 1206-ën.

Në sipërfaqe më të madhe të saj ajo shtrihej nga Danubi e deri në Detin e Japonisë dhe prej Arktikut e deri në Kamboxhia, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrorë, 22 për qind të sipërfaqes së tokës, dhe arriti të kishte një popullsi mbi 100 milionë njerëz.

Perandoria Ruse

Perandoria ruse ishte një shtet që ekzistoi nga viti 1721 deri në kohën e Revolucionit Rus të vitit 1917. Kjo perandori ishte pasardhëse e carizmit rus dhe paraardhëse e Bashkimit Sovjetik. Ishte perandoria e dytë e afërt më e madhe në botë, e kaluar vetëm nga perandoria mongole dhe e treta më e madhja në botë pas asaj mongole dhe perandorisë britanike. Në një pikë në vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa Lindore e përgjatë Azisë e deri në Amerikën veriore. Ajo udhëhiqej nga perandori dhe ishte një prej monarkive absolute të mbetura në Evropë e në kohën para Luftës I Botërore, Rusia ishte një prej pesë fuqive të mëdha në Evropë.

Perandoria Britanike

Perandoria Britanike ishte perandoria më e madhe në histori dhe për më se një shekull fuqia më e madhe botërore. Ajo mbulonte më shumë se 13. 000. 000 metra katrorë, çka është thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së thatë të tokës dhe kontrollonte më shumë se 500 milionë njerëz, që ishte sërish një e katërta e popullsisë së botës. Si rezultat, ajo ka lënë në vendet e pushtuara gjurmë kulturore, politike dhe mënyre jetese. Gjuha angleze është gjuha e dytë më e folur në botë dhe shumë linguistë bien dakord mbi faktin se gjuha angleze është de facto gjuha standarde e botës.

Dinastia Han

Gjatë periudhës së shteteve ndërluftuese, gjithë Kina u përfshi në një luftë civile teksa mbretëritë e ndryshme luftonin për supremaci. Në fund fitoi shteti Qin dhe gëlltiti gjithë Kinën me 40 milionë banorë nën kontroll. Dinastia Qin nuk zgjati shumë dhe shumë shpejt i kaloi Hanit që kontrolloi Kinën për rreth 400 vjet. Periudha e dinastisë Han konsiderohet një epokë e artë për historinë kineze për sa i përket arritjeve shkencore, avancimit teknologjik, ekonomik, kulturor dhe stabilitetit politik. Edhe sot e kësaj dite kinezët i referohen vetës si populli Han dhe ky grup konsiderohet si grupi etnik më i madh në botë.

Perandoria Bizantine

Bizanti është një term i cili përdoret për përshkrimin e perandorisë romake në mesjetë me qendër në Konstantinopojë sot Stamboll. Bizanti në fakt është perandoria romake lindore. Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në progresin e historisë ndërkombëtare. Bizanti si një superfuqi nga njëra anë ofroi mbështetjen e tij tek Evropianët e atëhershëm nga sulmet barbare, dhe nga ana tjetër, mbajti dhe transmetoi në pjesën tjetër të Evropës thesaret artistikë të lashtësisë. Perandoria mori një goditje vdekjeprurëse në vitin 1204 nga Kryqëzata e Katërt, kur u shpërbë dhe u nda ndërmjet bizantinit grek dhe mbretërive latine.

Perandoria Perse

Para se të ishin romakët, ishin persët. Ata unifikuan gjithë Azinë Qendrore, e cila përbëhej nga kultura të ndryshme, mbretëri, perandori dhe fise. Ishte një prej perandorive më të mëdha në historinë e lashtë. Në kulmin e pushtetit të saj, perandoria e përfshiu përafërsisht 8 milionë kilometra katrorë. Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri në tre kontinente, duke përfshirë edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjesë të Azisë Qendrore, Azi të Vogla, Thrakë, shumë rajone bregdetare të Detit të Zi, Iraku, Arabia Saudite e Veriut, Jordania, Palestina, Izraeli, Libani, Siria, dhe të gjitha qendrat e rëndësishme.

Kalifati Umajad

Kalifati Umajad ishte i dyti nga katër kalifatet islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit. Ai udhëhiqej nga dinastia Umajad, emri i së cilës vjen nga Umayya in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Umajad. Edhe pse familja Uamajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre.

Perandoria Osmane

Në kulmin e pushtetit të saj (shekulli 16-17) Perandoria Osmane zgjerohej në tre kontinente, duke kontrolluar Evropën Juglindore, Azinë perëndimore dhe veriun e Afrikës. Kishte 29 provinca dhe shumë shtete vasale, të cilët më pas u asimiluan në perandori, ndërkohë që të tjerë përftuan lloje të ndryshme autonomie. Shekujt 16-të dhe 17-të ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt 18-të dhe 19-të luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi