Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A Do Jesh I Shëndoshë Pas Disa Vitesh? Ja Si Kuptohet Empty A Do Jesh I Shëndoshë Pas Disa Vitesh? Ja Si Kuptohet

Sat 20 Apr 2013 - 17:28
A Do Jesh I Shëndoshë Pas Disa Vitesh? Ja Si Kuptohet 158tang-can-370x2901-300x235Nëse do shëndoshemi në vitet që vijnë, kjo kuptohet nga frymëmarrja e njerëzve, sa kanë ngrënë, sa birra kanë pirë dhe nëse do jetë mbipeshë.

Sipas një studimi të fundit të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, mënyra e frymëmarrjes së njerëzve mund të jetë një sinjal i qartë për obezitetin.

“Personat që kanë si metanin edhe hidrogjenin të pranishëm në frymën e tyre, synojnë të jenë më shumë të shëndoshë, në raport me ata persona që nuk i kanë këto elementë të lartë”, shpjegon doktor Ruchi Mathur i Cedars-Sinai Medical Center.

Prezenca e metanit është e lidhur me një mikroorganizëm të quajtur Methanobrevibacter smithii, i cili ndihmon procesin e transformimit të ushqimit në energji.

Gjithsesi një superbollëk i M. Smithii mund të çojë në një çekuilibrim në zorrë dhe mund të stimulojë shtimin në peshë. Studimi i doktor Mathur sugjeron se disa raste obeziteti janë të lidhura me një çekuilibrim të mikroorganizmave në zorrë të cilët çojnë në një predispozitë për trishtim.


Nëse frymëmarrja jonë ka këto elementë, atëherë duhet pyetur mjeku për disa shqetësime:

Tiroidet- Analizat laboratorike për TSH dhe T4, përcaktojnë mënyrën se si funksionon ky organ.

“Një tiroide pak aktive ose e ngadaltë prish normalitetin, ndaj rekomandohet marrja e medikamenteve për të parandaluar shtimin në peshë”, shprehet doktoreshë Elisabetta DeRobertis, e Scarsdale Medical Nutrition and Diabetes Center.

Insulina – Insulina është një hormon që ndikon në peshë dhe që tregon nëse duhen reduktuar kaloritë.

Fotografitë e vjetra familjare- Mjeku i familjes ndoshta mund të mos ketë nevojë për prova fotografike, por thuajse gjysma e të rriturve të shëndoshë rezultonin mbipeshë edhe në fëmijëri. Edhe nëse nuk je i shëndoshë tani, me kalimin e kohës mund të bëheni, për më tepër nëse edhe prindërit janë të shëndoshë. Mjekët sugjerojnë mbajtjen e një diete korrekte, në mënyrë që të shmangen kilet e tepërta.

Zakonet e gjumit- Mungesa e gjumit ndikon në hormonet e leptinës dhe grelinës. “Leptina tregon kur jemi të ngrënë dhe grelina tregon kur kemi uri. Një lloj pagjumësie provokon nivelet e leptinës në rënie dhe shtim të niveleve të grelinës”, sqaron doktor Tanvir Hussain, kardiolog në Los Angeles.

Studiuesit sqarojnë se duhet fjetur 7 orë gjumë mesatarisht gjatë natës, pasi disa netë pa gjumë garantojnë disa kile më tepër./noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi