Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Aktorët e rinj nga Gjakova, të suksesshëm në Tiranë

prej Sat 20 Apr 2013 - 21:06
Aktorët e rinj nga Gjakova, të suksesshëm në Tiranë Teater-300x198Aktorët e rinj nga Gjakova, të suksesshëm në Tiranë
15 të rinj gjakovarë që me vetiniciativë e kanë inskenuar njërën nga dramat e mëdha shqiptare “Gjaku i Arbërit”, me tekst të Fadil Krajës, janë prezantuar me sukses në sallën “Shekspir”, të teatrit “Metropol” në Tiranë.
Të rinjtë që gjithçka rreth shfaqjes e kanë përgatitur vetë, janë pritur mirë nga publiku tiranas, në mesin e tyre edhe aktorët me renome Tinka Kurti e Mirush Kabashi.
“Këta të rinj kishin shpirt, zemër e forcë, prandaj loja më pëlqeu shumë dhe u gëzova që shkoi gjithçka mirë”, ka thënë Kurti pas shfaqjes, ndër Kabashi ka shtuar se te këta të rinj e ka parë të ardhmen e teatrit të Gjakovës.
“Kur më thanë se jemi një grup të rinjsh amatorë, gjimnazistë, që duam të japim një shfaqje në Tiranë dhe më pas përmenden fjalën magjike që jemi nga Gjakova, aty u emocionova, pastaj me gjithë time shoqe s’postuam planet tjera dhe erdhëm për të ndjekur këta të rinj që do marrin në dorë artin teatror në vendin tim të prejardhjes, Gjakovë”, ka shtuar ai.
Pritja e publikut dhe vetë prezenca e këtyre dy aktorëve të mëdhenj, i ka mrekulluar të rinjtë gjakovarë. “Publiku në Tiranë na ka pritur shumë mirë, gjithashtu dhe Teatri i Metropolit, të cilin e falënderojmë për mikpritjen e tyre, në veçanti drejtoreshën Suela Konjari”, tha regjisori dhe njëri ndër aktorët kryesor, Besfort Berberi.
“Gjithë puna jonë tremujore sonte u kurorëzua mjaft mirë. Prandaj, them se shfaqja shkoi më mirë se që e kemi paramenduar”, tha Valmira Gashi, një tjetër aktore e grupit.
Ndryshe, të rinjtë, veçanërisht regjisori Berberi kanë shfaqur guxim edhe duke bërë ndryshime në disa pjesë të tekstin e të regjisë së më parshme e duke e përshtatur atë sipas ideve të veta. Duhet përmendur, se institucionet lokale në Gjakovë, nuk e kanë përkrahur këtë projekt të të rinjve në asnjë formë dhe çdo shpenzim është mbuluar me vetëfinancim nga grupi i të rinjve dhe ndonjë donator individual.alb-observer


Aktorët e rinj nga Gjakova, të suksesshëm në Tiranë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi