Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Arsyet që të çojnë drejt divorcit Empty Arsyet që të çojnë drejt divorcit

Sun 21 Apr 2013 - 18:55
Arsyet që të çojnë drejt divorcit Largea_cift-konflikt1364057646Që në fëmijëri, mendojmë për dasmën tonë ideale. Për vajzat përfytyrimi kalon çdo lloj fantazie, që nga princi i kaltër e deri tek fustani përrallor, vendi i ceremonisë dhe shpesh herë edhe të ftuarit.

Martesa është kurorëzimi i një lidhjeje të fortë në çift, ku mashkulli dhe femra nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin, kështu që vendosin të kurorëzojnë lidhjen e tyre para familjarëve, miqve dhe Zotit.

Megjithatë, ndodh që lidhja e fortë mes çiftit prishet, humbet ekuilibri dhe mes tyre nuk ka më komunikim.

Atëherë vjen divorci, hapi i fundit dhe më radikal i prishjes së një marrëdhënieje. Në ditët e sotme, divorci është kthyer në një lloj mode e siç thonë sociologët. familja nuk është më e njejta, ajo nuk ka më të njejtën rëndësi si dikur.

Sipas një studimi, katër janë problemet kryesore, të cilave thuajse asnjë martesë nuk i reziston dot. Megjithatë, në mënyrë të habitshme, në këtë listë nuk bën pjesë tradhëtia.

Së pari, të ndalosh së qenuri partner . Kur njëri nga partnerët ndien dhe kupton se partneri tjetër ka filluar të jetë i papërgjegjshëm, të bëjë veprime të pamenduara e të mendojë vetëm për veten e tij, lidhja martesore bëhet shkrumb e hi, shkatërrohet intimiteti dhe tërheqja seksuale.

Nëse arrin në këtë pikë, kthimi pas është shumë i vështirë, thuajse i pamundur, për këtë aryse duhet që përpara se të vendosni të lidheni në martesë të diskutoni me njëri-tjetrin, pse jo edhe në praninë e një këshilluesi martesash.

Sipas studimit, një tjetër arsye që të shtyn drejt divorcit janë ankesat e vazhdueshme, shfaqja e pakenaqesive dhe hedhja e fajit partnerit.

Kur problmet martesore nuk zgjidhen dot në mënyrën që të dyja palët të jenë të kënaqura atëherë fillojnë fyerjet dhe ofendimet për mënyrën e jetesës, gjë që çon në shkatërrimin e martesës.

Sipas studiuesve, të arrish kompromisin për problemet që ke është shumë herë më e rëndësishme sesa fakti që ti ke të drejtë. Personat individualist që nuk pranojnë përgjegjësitë janë të destinuar të që ta çojnë marrëdhënien e tyre në dështim.

Narcisizmi është një tjetër detaj i rëndësishëm ndaj të cilit duhet të bëjmë shumë kujdes nëse duam që marrëdhënia jonë bashkëshortore të mos përfundojë. Kur partenerët nuk janë ta aftë të jenë të ndjeshëm ndaj njëri tjetrit dhe në vend që të hyjnë në konkurencë mbi cështje të tilla si kush punon më shumë, kush kalon kohë më shumë me fëmijët apo se kush ka kaluar një ditë më të keqe presupozojnë që tjetri e ka më të lehtë dhe nuk ndjehet i mirëkuptuar.

Të jesh apo përpiqesh të jesh në qendër të vëmendjes jo vetëm në çift, por edhe për të gjithë familjen, e bën bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj të ndjehet e anashkaluar dhe të vihet në vështirësi për shkak të mungesës së konsideratës së tyre nga të tjerët.

Në rast se do të përpiqet ta përtypë zakonin tuaj, e sigurt që nuk do të mundet ta bëjë gjithmonë. Përpiquni të mos e lini pasdore dhe të mos kërkoni të gjithë vëmendjen për veten tuaj.

Eksperti dhe psikoterapisti i divorceve, McËade shpjegon se çeshtjet bashkeshortore që shqetësojnë njërin apo tjetrin partner duhen diskutuar patjetër në çift, në rast se është e mundur të ndryshojnë, por kjo duhet bërë përpara se këto veprime të shndërrohen në sjellje të zakonshme./zone24
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Arsyet që të çojnë drejt divorcit Empty Re: Arsyet që të çojnë drejt divorcit

Mon 22 Apr 2013 - 14:08
Fenomeni i divorcit është bërë një ndër temat më të studiuara kohës së fundit në shkencat sociale e në veçanti në shkencën e psikologjisë dhe sociologjisë, megjithatë divorci paraqet një të drejtë themelore të vetë njeriut. Divorc do të thotë fundi i martesës, pra pezullimi i detyrave dhe përgjegjësive ligjore të martesës dhe zgjedhja e lidhjeve të martesës në mes të dy personave. Ai nga aspekti juridik është një e drejtë e burrit dhe gruas, mirëpo në vetvete divorci paraqet një problem social i cili bartë pasojat e tij.

Sot, shumica e vendeve e lejojnë divorcin, përveç një ose dy shteteve që ndalohet divorci, edhe atë në raste të jashtëzakonshme lejohet, është fjala për vendet si Filipinet dhe Malta. Ndërsa, në vendet tjera një gjë e tillë është e lejuar në miratim me vetë aspektin juridik. Por, vlen të theksohet se vet ky fenomen sot paraqet një problem social dhe psikologjik, sepse nga ndarja çifti përjeton një krizë psikologjike dhe sociale, duke përfshirë edhe trauma tjera që do t’i bartin ata më pastaj. Mirëpo, nëse çifti bashkëshortor ka fëmijë, atëherë problemi është më i madh, sepse hulumtimet e bëra në teren tregojnë se fëmijët janë viktimë kryesore këtu. Ata, ndihen të vetmuar, ndihen fajtor për ndarjen e prindërve, dhe nga ky kontekst ata krijojnë një lloj izolimi social, por përveç kësaj shumica e fëmijëve pa prindër ka gjasa që në të ardhmen të përfshihen në organizimet kriminale, duke paraqituar për shoqërinë një rrezik potencial.

Duke folur për divorcin studiues të ndryshëm mundohen që të japin shpjegime të ndryshme rreth ndryshimeve që mund të përjeton çifti gjatë ndarjes, në këtë drejtim “Paul Bohannan dallon gjashtë të ashtuquajtura stacione të divorcit nëpër të cilat duhet të kalojë çifti që divorcohet:
1. Divorci emocional – shpreh përkeqësimin e martesës, rritjen e tensionit midis partnerëve, dhe zakonisht çon drejt ndarjes.
2. Divorci ligjor – është fundi i martesës nga ana ligjore.
3. Divorci ekonomik – ka të bëjë me ndarjen e pasurisë dhe të pronave.
4. Divorci bashkëprindëror – lidhet me problemet e kujdestarisë mbi fëmijët dhe të drejtat e takimeve me ta.
5. Divorci social – ka të bëjë me ndryshimet në rrethin shoqëror të të divorcuarve.
6. Divorci psikologjik – kur individi ndërpret lidhjet e mëparshme emocionale dhe përballon kërkesat e të jetuarit i vetëm “ .

Pra, këtu shihet qartë mënyra se si përjetohet divorci nga të dy bashkëshortët dhe nëpër cilat stacione kalon çifti, madje sterotipet gjinore theksojnë se në këtë rast femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt, por ka raste që edhe meshkujt e përjetojnë shumë rëndë një gjë të tillë. Shikuar nga këndvështrimi sociologjik divorci është një fenomen social i cili paraqet një problem serioz për shoqërinë edhe pse në parim është e drejtë e individit që të vendos për vetën e tij.

Prandaj, mund të themi se ka lloje të ndryshme të divorcit, mirëpo një tipologji e mundshme e divorcit mund të jetë:
• Divorci jo – fajtor – sipas një sistemi, shpërbërja e martesës që nuk kërkon pretendimin ose dëshmin e fajit / fajtorit. Me fjalë të tjera, ky lloj divorci është i atillë që nuk kërkohet faji, apo fajtori, por merren si bazë faktet dhe arrihet deri tek rasti në fjalë.
• Divorci fajtor – deri para vitit 1975 në shumicën e vendeve kërkohej që për divorc të sjellnin edhe dëshmin e njërës dhe palës tjetër, madje në disa vende ende kërkohet një gjë e tillë, p.sh. në New York ende kërkohet faji/ fajtori.
• Divorci përmbledhës – është kur bashkëshortët plotësojnë kërkesat e caktuara më parë, p.sh. kur një martesë bëhet për përfitime personale, materiale – ekonomike, pastaj për marrjen e nënshtetësisë etj.
• Divorci i pakontestueshëm – paraqitet kur të dy palët (bashkëshortët) janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me ose pa avokat.
• Divorci bashkëpunues – po bëhet një model popullor sot gjithëkund, ky lloj divorci ekziston kur palët bijnë në dakort të negociojnë për një zgjidhje me anën e avokatëve, në ndërmjetësim dhe shpesh me ndihmën e një specialisti neutral. Palët në këtë rast janë të autorizuar të marrin vendimet e tyre bazuar në nevojat dhe interesat e tyre personale.
• Divorci ndërmjetësues – është atëherë, kur palët angazhojnë ndonjë avokat, ose avokati i rastit në fjalë mund të caktohet nga vetë organet gjyqësore.

Pavarësisht nga kjo tipologji, në dioptrinë analitike dhe empirike, divorci është një gamë e gjerë e cila meriton një vëmendje të thellë, sepse mbi të gjitha individi nga divorci përjeton një tjetërsim, alianohet, por edhe një izolim social. Sot, ky fenomen është gjithnjë në rritje si shkak i shumë faktorëve të ndryshëm duke përfshirë këtu edhe Kosovën, ku kohës së fundit divorci ka filluar që të marrë përmasa të mëdha. Periudha e tranzicionit, elementet e ndryshimit në strukturën e familjes, por edhe vetë elementet tjera kanë ndikuar që në Kosovë të rritet divorci me të madhe.

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata tregojnë se ka një rritje të divorcit në vendin tonë, madje sipas Entit të statistikave të Kosovës, shkurorëzimet sipas vendit në komunë dhe moshës së gruas në vitin 2008 gjithsej kanë qenë:

mosha deri 20 vjet , 25 raste,
mosha 20 – 24 vjet 204 raste,
mosha 25 – 29 vjet 270 raste,
mosha 30 – 34 vjet 177 raste,
mosha 35 – 39 vjet 139 raste,
mosha 40 – 44 vjet 111 raste,
mosha 45 – 49 vjet 51 raste,
mosha 50 – 54 vjet 28 raste,
mosha 55 – 59 vjet 14 raste,
mosha 60 – 64 vjet 5 raste
dhe në fund mosha 65 e tutje 2 ras
te.

Gjithsej 1026 raste (për më shumë shih: Enti i Statistikave të Kosovës). Pra, në këto të dhëna shihet qartë se gjërat nuk duken edhe aq mirë, shihet që ka një rritje të vazhdueshme të këtij fenomeni si pasojë e shumë faktorëve.

Shkaqet e lindjes së divorcit

Sociologët mundohen që të japin shpjegime të ndryshme lidhur me shkaqet e lindjes së divorcit në shoqërinë tonë. Disa e lidhin me ndryshimin e strukturës së familjes kosovare, mirëpo disa e lidhin me faktorë tjerë. Megjithatë, mund të themi se disa nga shkaqet e lindjes së divorcit në shoqërinë tonë janë : konfliktet në mes të bashkëshortëve (mos koordinimi, mos kompromisi adekuat), dobësimi i rolit në familjen kosovare, rënia e një prestigji familjar krahasuar më parë, diferencat në moshë ku shumica e vajzave martohen të reja dhe ende nuk ka një pjekuri psikologjike dhe sociale andaj vie deri tek ndarja, pastaj faktor tjetër mund të jenë edhe kriza e sistemit të vlerave, tradhtia bashkëshortore, konfliktet e ndryshme në familje e sidomos në relacionet nuse – vjehërr, nuse – kunatë (motra e burrit), pastaj divorci mund të lind si pasoj e shkaqeve ekonomike (papunësi e madhe, varfëria tejet e lartë në disa raste 40 %), mirëpo nuk duhet harruar se shumë raste të divorcit tek shoqëria kosovare bëhen edhe për përfitime materiale, në këtë mënyrë duke bërë divorc me bashkëshorten vetëm për t’i fituar shtetësinë e ndonjë vendi perëndimor (shkurt – shqip për letra), e pastaj disa ribashkohen, disa jo. Këta janë disa nga faktorët që çojnë drejt divorcit, mirëpo në këtë drejtim nuk mund të anashkalohen edhe shumë faktorë tjerë.

Pasojat e divorcit

Duke folur për temë, edhe pse është një temë e gjerë, jemi munduar që të paktën t’i shpjegojmë disa nga pasojat e divorcit. Së këndejmi duhet pohuar se divorci nuk paraqet një ngjarje në jetë e cila mund të harrohet aq lehtë, mirëpo në të përfshihen disa etapa që nga : konflikti i brendshëm nga ajo që sociologët e quajnë ,,inicori’’. Pra, nga ai/ajo që fillon konfliktin, pastaj ndarja, krijimi i një ambienti, tentativa eventualisht për t’u rikthyer në gjirin familjar, riorganizimi, ri-martesa apo martesa e re etj.

Të gjitha këto tregojnë se divorci nuk mund të përjetohet lehtë, andaj edhe ka pasojat e tij që përfshinë: depresion të vazhdueshëm, ankth, fobi sociale, agresivitet të lartë, izolim social, pasiguri në jetë, pesimizëm të thellë psikologjik si dhe shumë pasoja tjera. Studimet tregojnë që të divorcuarit përjetojnë sëmundje shpirtërore dhe fizike, madje ky problem ndikon edhe në problemet me zemër. Mirëpo, pasojat më të rënda janë për fëmijët të cilët kanë një ndrydhje psikologjike apo atë që quhet ,,latent’’ e fshehur pra, e cila i bartë ata deri në periudha të ndryshme e që manifestohen në mënyra të ndryshme.

Si konkludim mund të themi se fenomeni i divorcit paraqet një problem për familjen kosovare, por edhe për shoqërinë kosovare, pasi që familja konsiderohet edhe agjenci e parë e socializimit, por edhe vetë celulë e shoqërisë. Prandaj, në parandalimin e këtij fenomeni kontribut të veçantë duhet të jap vetë çifti duke ruajtur martesën e tyre, pastaj media të krijojë emisione më shumë kushtuar këtij problemi, duke bërë në këtë mënyrë një sensibilizim të vetë opinionit të gjerë lidhur me pasojat, problemet dhe shkaqet e këtij fenomeni. Sepse, nëse vazhdohet me këtë ritëm të këtij problemi, familja kosovare vërtet do të përjetoj një krizë të thellë, por edhe shfaqje të problemeve tjera.

(Ferdi Kamberi: Autori ka master në Sociologji)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arsyet që të çojnë drejt divorcit Empty Re: Arsyet që të çojnë drejt divorcit

Mon 22 Apr 2013 - 14:16
Une nje gje kam kuptuar qe arsyea me e zakonte per shoqerine Shqiptare flas ketu duke marr parasysh menyren jetesore,mentalitetin etj me plot bindje them qe eshte ceshtje ekonomike e cila sjell edhe pasoja te tjera me pas si mos komunikim ne cift ose edhe ne rastet kur ata flasin gjithmone hyne ne sherr duke ofenduar njeri tjetrin...Pastaj arsyet ndryshojne nga vendi ne vend ne vendet perendimore kane nje nivel tjeter jetese e femra eshte me e pavarur nga mashkulli...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arsyet që të çojnë drejt divorcit Empty Re: Arsyet që të çojnë drejt divorcit

Thu 31 Oct 2013 - 18:41
Arsyet që të çojnë drejt divorcit?

E keni zberthyer ndonjehere fjalen "divorc"?!
Jo!...
Ju duket madje se eshte e huaj!...

Fjala "divorc" ka rrenje SHQIPE e cila eshte e thurrur prej fjaleve "dy vorc" (dy varresh)...
Njerezit qe jane te bashkuar ne perjetesi varrosen ne nje varr, ata qe jane te ndare varrosen ne dy varre...

Dhe gjeni ju pastaj "aresyet"...
E vetmja aresye eshte "dashuria", ose ka dashuri ose s'ka dashuri!

(E.J.K)
Sponsored content

Arsyet që të çojnë drejt divorcit Empty Re: Arsyet që të çojnë drejt divorcit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi