Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovë, çdo vit 4 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia Empty Kosovë, çdo vit 4 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia

Fri 26 Apr 2013 - 4:40
Kosovë, çdo vit 4 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia Pasaporta_biometrike_te_Republikes_se_KosovesRreth katër mijë persona çdo vit heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Të dhënat nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani, 14 mijë e 32 persona e kanë humbur shtetësinë me lirim, ndërsa atë e kanë fituar vetëm 1 mijë e 4 qytetarë.

Zyra për informim e MPB-së ka bërë me dije, se arsyeja e vetme e heqjes dorë e këtyre personave nga shtetësia e Kosovës është fitimi i shtetësisë së një shteti tjetër.

Të dhënat e shtetësisë tregojnë se 2 mijë e 315 persona janë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm në vitin 2009, ndërsa 141 e kanë fituar atë.

Më pas ky numër ka ardhur duke u rritur. Në vitin 2010 kanë hequr dorë nga shtetësia 3 mijë e 983 persona. Në vitin 2011 një gjë të tillë e kanë bërë 3 mijë e 987 persona, ndërsa në vitin 2012 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 3 mijë e 747 persona.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi