Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Greqia riatdheson 500 shqiptarë të dënuar. Mes tyre Alket Rizai

prej Sun 28 Apr 2013 - 11:08
500 të burgosur shqiptarë që janë dënuar në Greqi për krime të rënda, do të transferohen në muajt e ardhshëm në burgjet shqiptare, si faza fillestare e transferimit të të gjithë të dënuarve shqiptarë në vendin e tyre.
Greqia riatdheson 500 shqiptarë të dënuar. Mes tyre Alket Rizai 65204_1
Mes të dënuarve të parë që do të riatdhesohen, pritet të jetë edhe Alket Rizai, i cili vuan në Greqi dënimin me burgim të përjetshëm.

Qëllimi sipas autoriteteve greke, është transferimi në burgjet e Shqipërisë i rreth 2400 të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, me qëllim ndalimin e bashkëpunimin mes të dënuarve grekë dhe shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi.

Zyrtarët e Policisë së përmendin si shembuj rastin e të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas dhe arratisjen e të burgosurit shqiptar Alket Rizai në bashkëpunim me grekun Vasilis Paleokostas.

Sipas policisë greke, "anëtarët e mafias shqiptare që veprojnë në vend kanë patur kontribut vendimtar për një mori krimesh dhe kanë zhvilluar një partneritet ndërmjet elementëve kriminalë grekë dhe shqiptarë, gjë që sjell në krijimin e bandave të reja kriminale".

Media greke njofton se ka pasur një reagim pozitiv nga autoritetet shqiptare ndaj propozimit të zëvendësministrit grek të Drejtësisë, Kostas Karagunis për këtë projekt. Shumë shpejt do të fillojnë takimet e zyrtarëve të të dy vendeve, për të rregulluar aktet përfundimtare të marrëveshjes dypalëshe.

Po sipas medias, Greqia do të subvencionojë koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdes që ka për çdo të burgosur në burgjet greke, një shumë prej 5 euro në ditë.

Greqia synon të bëjë marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë dhe Rumaninë, për transferimin e të burgosurve bullgarë dhe rumunë në vendet e tyre.
/BalkanWeb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Greqia riatdheson 500 shqiptarë të dënuar. Mes tyre Alket Rizai 1t7y1w
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi