Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default I hodhi acid në fytyrë avokates italiane, arrestohet një shqiptar

prej Sun 28 Apr 2013 - 11:10
Policia italiane identifikon dhe arreston një shqiptar si autor si dhe shpall në kërkim një tjetër mbi ngjarjen kur një avokate u shpërfytyrua me acid në fytyrë.
Orkestruesit i gjithë këtij skenari ishte ish-i dashuri i avokates, ndërsa ekzekutorët 2 shqiptarë.
I hodhi acid në fytyrë avokates italiane, arrestohet një shqiptar 66987
Karabinierët në Pesaro kanë ndaluar sot Altistin Precetaj pasi dyshohet se mbrëmjen e 16 prillit sulmoi së bashku me një person tjetër me acid në fytyrë avokaten Lucia Annibali. Avokatja e shpërfytyruar 35 -vjeçare, ka dëme të mëdha në sy.

Precetaj është lokalizuar nga karabinierët pas një ndjekjeje të gjatë në një shtëpi të vogël jashtë qytetit. I riu po përgatitej të largohej nga Italia. Shqiptari i arrestuar nga karabinierët u kap pas disa imazheve të regjistruara nga një telekamer sigurie. Ai shfaqet në shoqëri të një personi tjetër, mashkull, që sipas burimeve, mendohet të jetë shqiptari tjetër i dyshuar për hedhjen e acidit në fytyrën e gruas.
Ende në arrati është shqiptari tjetër që sulmoi avokaten italiane. Portet, aeroportet dhe shërbimet e policisë rrugore kanë foton e tij. Të dy shqiptarët konsiderohen subjekte të rrezikshme dhe kanë precedent penalë.

Precetaj, duket se është ai që ka bërë marrëveshje me ish- partnerin e gruas, për kohën dhe mënyrën se si do të ndodhte sulmi ndaj saj.

Natën e sulmit karabinierët kishin arrestuar si dërgues kolegun dhe ish partnerin e viktimës, Luca Varani, edhe ai 35 vjeçar. Gruaja ishte ndarë me të vjeshtën e shkuar pasi kishte zbuluar se ai kishte një marrëdhënie tjetër.
Megjithatë sipas hetuesve, Varani nuk kishte hequr dorë pavarësisht se nga e dashura e re priste një fëmijë. Avokatja Annibali ishte kthyer në një fiksim për të.

Hetimet e koordinuara nga prokurori i Pesaros Manfredi Palumbo dhe nga zëvendësja e tij Monica Garulli, ka bërë që karabinierët të identifikojnë dy shqiptarët që sipas hipotezës së hetuesisë kishin realizuar planin e avokatit pasi ishin paguar prej tij.
Shkodrani Precetaj është dërguar në një tjetër burg nga ai ku gjendet Varani.
/BalkanWeb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





I hodhi acid në fytyrë avokates italiane, arrestohet një shqiptar 1t7y1w
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi