Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grekët e Shqipërisë Empty Grekët e Shqipërisë

Mon 13 Dec 2010 - 19:13






Arben Rrozhani

Në janar 2011 qeveria shqiptare ka premtuar se do të nisë regjistrimin e popullsisë në vend për herë të parë sipas etnisë dhe fesë. Sipas Ekzekutivit shqiptar, ky është një proces me një rëndësi të jashtëzakonshme që i shërben mirëqeverisjes dhe jep një panoramë të plotë zhvillimeve sociale dhe ekonomike në vend, ndërsa pyetja për përkatësinë etnike dhe fetare është komentuar si risia e pyetësorit, pas shumë dekadash mungese.

Me partnerë Zyrën e KE-së në Tiranë dhe organizma të tjerë, dhe nën drejtimin e OSBE-së, projekti që kushton mbi 15 milionë euro, pretendon se do t'i japë Institutit të Statistikave të Shqipërisë një mori të dhënash personale të qytetarëve shqiptarë, për përbërjen familjare, shkollimin, të dhëna në lidhje me të ardhurat, përkatësinë etnike, atë fetare, deri te aksesi në internet.

Por pika në shqetësuese dhe më e debatueshme mbetet deklarimi i etnisë dhe fesë. Qeveria e ka mbrojtur këtë si një proces normal nga ana e qeverisë dhe si një praktikë që ndiqet edhe në disa nga vendet e Bashkimit Europian. Kundështarët flasin për tradhti kombëtare nga ana e qeverisë shqiptare që ka bërë vazhdimisht lëshime të ulëta në adresë së fqinjit jugor, siç ishte pakti detar.

Më tej argumentohet se nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë kryer regjistrim të popullsisë për etninë dhe fenë, ndërsa në SHBA ai dështoi në shumë prej shteteve. Edhe vendet e tjera kanë të dhëna mbi etninë dhe besimin, por regjistrim shtetëror askush nuk bën dhe me këto punë merren organizatat apo institutet private që bëjnë anketime dhe nxjerrin të dhëna.

Lidhur me të dhënat, grekët kanë patur historikisht kërkesa maksimaliste në Shqipëri dhe kësaj radhe ata kanë shansin që të deklarojnë, atë që u druhen kundërshtarët e këtij akti, se nuk janë një minoritet i vogël. Se deri ku arrijnë pretendimet greke, e tregojnë të dhënat e mbledhura nga burime shqiptare, të huaja apo qëndrime të minoritetit, dhe që janë përmbledhur nga një profesor grek, Theofanis Malkidis, në një botim të vitit 2007 me titull "Minoriteti etnik grek në Shqipëri".

Sipas tezave të përdorura, pas asimilimit gradual të grekëve që banonin jashtë zonave minoritare, largimit i pjesëtarëve të shumtë të minoritetit drejt Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore etj ishin faktorë që kontribuojnë në reduktimin e konsiderushëm të numrit të përllogaritur maksimal fillestar poshtë nivelit të 100.000 vetëve, kur politika greke pretendon se grekët e Shqipërisë arrinin në 400.000 vetë, kurse një studim i Departamentit Amerikan të Shtetit bënte fjalë për 266.800 grekë.

Sipas studimit, "krimi më i madh u bë në të drejtën e përcaktimit të identitetit kombëtar dhe fetar", sepse pothuajse për një shekull me radhë qytetarët me origjinë greke iu nënshtruan përpjekjeve të dhunshme qeveritare për tu privuar identitetin kombëtar me metoda si internimi i detyruar, refuzimi i arsimimit në gjuhën e tyre amtare, shqiptarizimi i emrave të tyre dhe regjistrimi i popullsisë sipas etnisë dhe fesë përbën një shans për palën shqiptare për rehabilitimin e grekëve nga disa prej vuajtjeve që u shkaktoi politika qeveritare, duke respektuar kështu në procedurën konkrete ato që ka janë të pranueshme si të ligjshme në shkallë ndërkombëtare.

Evidentimi i vështirë i minoritetit grek jashtë "zonës minoritare"është gjithashtu rrjedhojë e shkallës së lartë të integrimit të tyre në shoqërinë shqiptare kurse vllehët grekë u konsideruan si shqiptarë. Sipas studimit, në fillimet e dekadës së viteve '60-të, regjimi i Hoxhës zhvendosi këtu në mënyrë të dhunshme të 5.000 vllehët grekë me banim në zonën bregdetare nga Ksamili deri në Vrinë. Në regjistrimin e një pjese të vllehëve grekë të zonës së Kolonjës në vitin 1945 regjistrohej si gjuhë amtare vllahishtja dhe greqishtja si gjuhë e huaj, kurse shqipja as që përmendej fare.

Vllehët grekë të shpërngulur u vendosën në zonat e Lunxherisë, Zagorisë edhe Pogonit, zona nga të cilat regjimi kishte hequr me mënyrat e sipërpëmendura një pjesë të madhe të popullsisë vendase. Në mesin e tyre edhe ata që ishin bartës të ndërgjegjes greke ose me sens grek. Në Lunxhëri vllehët grekë ngritën edhe fshatrat e tyre si "Andon Poçi". Por u përfshinë nëpër shkolla shqipe edhe në mënyrë arbitrare kombësia e tyre u kthye në shqiptare.

Regjimi hapi shkolla shqipe edhe për vllehët grekë në zonën e Pogonit, duke u ndaluar të hyjnë nëpër shkolla greke. 50 % e tyre në qytetet e Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës i përkasin kategorisë së martesave mikse. Sipas të dhënave të shoqatës së Himarës në Tiranë, numri i Himariotëve në territorin e Shqipërisë, kryesisht në qytetet Tiranë, Durrës. Vlorë, Fier dhe Lushnjë, përllogaritet në 10.000 vetë. Rezultat i kësaj politike që synonte në integrimin e grekëve në shoqërinë shqiptare është edhe numri i konsiderueshëm i martesave mikse.

Fëmijët që vijnë nga martesa mikse në qendrat urbane shqiptare kishin njohje të mangët ose mosnjohje të plotë të gjuhës greke dhe ishin plotësisht të integruar në një identitet kombëtar shqiptar. Regjimi komunist, përdori një metodë tjetër për degradimin e komunitetit grek ishte dhënia e emrave shqiptare ose ilire te grekët apo emrave të rinj -p.sh. Mareglen si rezultat i bashkimit të emrave Marks, Engels, Lenin- por edhe ndryshimi i emrave grekë të vendbanimeve.

Më pas në vitin 1991 dhe me ndryshimet e regjimeve numri i pjesëtarëve të minoritetit grek u reduktua akoma më tepër, pasi një pjesë e madhe e grekëve emigroi në drejtim të Greqisë. Gjithashtu regjistrimi i vitit 2001 nuk përfshiu kombësinë edhe për këtë arësye pjesëtarët e minoritetit nuk morën pjesë. Dhe sipas të dhënave të pretenduara nga grekët, përllogaritet se sot minoriteti grek përbëhet nga 400.000 vetë.

Pas rënies së regjimit të Partisë së Punës së Shqipërisë Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek("OMONIA") në një peticion të tij drejtuar Konferencës Për Sigurinë edhe Bashkëpunimin në Evropë (Moskë 1991) pretendonte se minoriteti grek numëron 300.000 vetë, duke bërë njëkohësisht fjalë për "ndarje arbitrare gjeografike të minoritetit edhe genocid statistikor".

Një eksponent i Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në një studim të tij në Shqipëri thekson se numri i vërtetë i grekëve të Shqipërisë arrin në 300.000 vetë edhe është i shpërndarë në të gjithë vendin, duke deklaruar se vetëm në Tiranë jetojnë rreth 15.000 vetë. "OMONIA" në peticionet e saj pas vitit 1991 drejtuar organizmave ndërkombëtare (KSBE, OSBE, B.E.e tj.) bënte fjalë për përcaktim arbitrar gjeografik të minoritetit, genocid statistikor, tjetërsim të dhunshëm etnologjik të fshatrave greke, dëbimin e grekëve nga e ashtuquajtura "zonë minoritare", çhelenizim kulturor, shtypje edhe asimilim, ndalimin e përdorimit të emrave nëpër pagëzimet, ndalimin e aktiviteteve fetare edhe në esencë denonconte fenomenet negative që vërrehen veçanërisht në aspekte që kanë të bëjnë me çështje esenciale të ekzistencës dhe të së ardhmes së minoritetit1.

Pronat

Në çështjen e pronësisë, sipas grekëve, gjendja është edhe më tragjike. Një fushatë e madhe ndodhet në zhvillim e sipër gjithë këto vite, e cila së fundi është intensifikuar, me synim ndryshimin e statusit të pronësisë në zonat ku historikish banojnë grekët. Në Dropull edhe në Vurg janë rrëmbyer sipërfaqe të mëdha si edhe prona në Shën Sarandë edhe Delvinë.

Sipërfaqe të mëdha në pronësi të grekëve disponohen për rindërtimin e qendrave të banimit me shqiptarë ose të zonave të veriut të Shqipërisë ose të zonave të tjera, si është rasti i Shën Ilisë në zonën e Xarrës apo i gjithë zonës nga Finiqi, Vrioni dhe deri në Metoq afër Sarandës. Gjithashtu një sipërfaqe prej 3.000 dynimesh, nga më të begatat, midis fshatrave Çaush, Aliko dhe Gjashtë, që banohet kryesisht nga Çamët, destinohet për vendosjen e shqiptarëve të ardhur nga fshatrat çame përbri kufirit greko-shqiptar.

Në të njejtën kohë grekët përbëjnë pikën e dobët nëpër qytete, veçanërisht në Sarandë. Me dhunë të ushtruar nga ana e shqiptarëve dhe me tolerancën e shtetit pronat e tyre kalojnë në duart e shqiptarëve. (Rasti me të 300 sheshet e ndërtimit të grekëve të Sarandës, në periudhën e vitit 1996 e më pas, apo i dhjetëra vendimeve të gjykatave shqiptare në ngarkim të pronave të grekëve).

Qeveria shqiptare përpiqet me një sërë vendimesh gjyqësore të padrejta dhe të manipuluara shqiptarë të përvetësojnë me mijëra dynym tokë, pyjore apo kullotash, që është ende në pronësinë e fshatrave, të manastireve edhe të vetë shtetit, kurse nga ana tjetër sipërfaqe toke u kthehen pronarëve jo të vërtetë, të cilët në të shumtën e rasteve nuk janë as banorë të këtyre zonave.

Studimi akuzon Shqipërinë se as në kohën e regjimit komunist as sot ka njohur anën autoktone të minoritetit grek, duke falsifikuar historinë pretendojnë se harta historike e Shqipërisë shtrihet deri në Prevezë edhe Artë dhe se kultura në rajonin e epirit, kryesisht në pjesën e saj veriore, i takon Shqipërisë.

Me të njëjtin mentalitet rivendikimesh trajtohet nga ana historike, gjeografike edhe demografike nga Shqipëria pjesa veriore edhe jugore e Epirit në të gjitha tekstet shkollore të gjeografisë edhe historisë që nga klasa e katërt fillore deri në universitet.

Si për ta ilustruar këtë përmendet qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përsa i përket origjinës së elementit grek në Shqipëri, se ai u vendos në territoret ku ndodhet sot gjatë shekullit të 18-të, duke perifrazuar Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të Tiranës në kapitullin "Dropulli", që "tregon se banorët e Dropullit me kombësi greke erdhën këtu shekullin e 18-të si çifçinj në çifliqet e latifondistëve shqiptarë", kurse Himara përmendet si "qytet ilir i Kaonisë që nga shekulli i 5-të p.Kr.", se zonat e tjera me popullsi të pastër greke si ajo e Vurgut, Finiqit, Theollogos, Gravës, Mesopotamit edhe Livadhjasë, Rrëzës së Zezë në qarkun e Gjirokastrës thjesht përmenden si njësi administrative të territorit shqiptar pa u përmendur origjina greke e popullsisë dhe nga ana tjetër, që kur u krijua shteti shqiptar nuk është kryer kurrë një regjistrim realist i popullsisë pa makinacione, pa kufizime gjeografike dhe me të drejtën e vetëpërcaktimit të kombësisë.

Grekët: Mashtrimi që është bërë me shifrat shqiptare

Sipas pretendimeve greke, regjimi i Hoxhës krijoi të ashtuquajturat "zona minoritare" ku u përfshinë qëndra banimi gjuha amtare e të cilave ishte greqishtja duke përjashtuar vetëm fshatrat grekofone të Himarës -në vitin 1959 iu hoq edhe kombësia greke- dhe Artës së Vlorës, si edhe zona me popullsi greke kompakte (Gjirokastra, Përmeti e tj.).

Një regjistrim i vitit 1930 bën fjalë për 37.000 grekë dhe që me katërfishimin e popullsisë shqiptare deri në dekadën e viteve '80-të respektivisht duhej të rriste edhe popullsinë greke- greqishtfolëse në rreth 150.000 vetë. Përkundrazi, regjistrimi i vitit 1961 bënte fjalë për 40.000 grekë edhe ai i vitit 1989 për 58.758 grekë, pa u përfshirë këtu popullsia e Himarës. Me sa duket, bëhet fjalë për të regjistruarit me "kombësi greke".

Regjistrimi shqiptar bënte fjalë për 56.000 grekë për zonat e Sarandës, Delvinës edhe Gjirokastrës, kurse ai i vitit 1992 për 59.700 vetë. Shuma e banorëve të zonave rurale, së bashku me grekët e tre qyteteve të zonës -duke pasur këtu parasysh edhe vlerësimet e vetë grekëve të Shqipërisë- duke përllogaritur të gjithë popullsinë e fshatrave greke, e kapërcente shifrën e 60.000-61.000 të grekëve në rajonin e zonave minoritare.

Diferenca me regjistrimin shqiptar të vitit 1989 arrin shifrën e 4.000 deri 5.000 vetëve brenda hapësirës së "zonave minoritare". Përveç "zonave minoritare", vlerësimet për popullsinë e minoritetit grek është e qartë se bëhen më të vështira. Përpos çështjes së privimit të të drejtave minoritare si rezultat i shpërnguljes, shtrohen edhe vështirësi të tjera që kanë të bëjnë me ripërcaktimin e identitetit të vërtetë të këtyre njerëzve por edhe të gjuhës së tyre jashtë "zonave minoritare".

Te 26.000 grekët që jep regjistrimi i vitit 1945, në qoftë se mbahet parasysh koefiçenti mesatar shqiptar i shtimit të popullsisë në periudhën e pasluftës (16.05 për çdo 1.000 banorë) do të duhej të numëronin 74.000 vetë në vitin 1989. Numri i grekëve si në Tiranë po kështu edhe në Vlorë e Durrës ka qenë edhe është i tejfishtë në krahasim me numrin që japin regjistrimet shqiptare dhe kjo është rezultat i shpërnguljes edhe i eksodit të detyrueshëm nga jugu shqiptar rural drejt qendrave urbane.

MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI

Minoriteti Kombëtar grek gjatë regjistrimeve nga viti 1945 deri më 1989 shfaq përmasat e mëposhtme:

Popullsia totale Minoriteti grek

30.09.1945 1.122.044 26..535 (2.4%)
3.09.1950: 1.128.943 35.345 (2.5%)
2.10.1955: 1.391.499 35.345 (2.5%)
2.10.1960: 1.626.318 40.000 (2.4%)
1-15.04.1969: 2.068.155 mungesë të dhënash
7-16.1.1979: 2.590.600 49.307 (1.9%)
2-8.04.1989: 3.182.417 48.758 (2.4%)



Mafia shqiptare, 100 milionë euro për të blerë pronat e komunitetit grek

Mediat greke kanë përdorur një raport të SHISH-it të bërë në Komisionin parlamentar të Sigurisë në fund të qershorit 2010, për të vënë alarmin se mafia po blen pronat e komunitetit grek në bregdetin jonian. Sipas raportimeve të mbedhura nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kishte informacione se mafia ruse kërkon të blejë prona të patundshme në jug të vendit, duke paguar rreth 100 milionë euro, ndërsa mediat greke e kanë përkthyer këtë si një plan shqiptar për të rrëmbyer pronat e minoritetit grek në bregdetin jonian.

Sipas lajmeve të marra në sajtet e tyre online: "bregdeti jonian, veçanërisht Dhërmiu, Himara, Lukova dhe Saranda, janë nën sulmet e mafias shqiptare, kosovare dhe ruse, për të blerë prona të patundshme në Epirin e Veriut", siç cilësohet ende prej tyre kjo pjesë e Shqipërisë. Shërbimet e sigurisë kombëtare të Greqisë, sipas raportit, po monitorojnë institucionet shqiptare, se si po i japin titujt e pronësisë në bregdetin jonian, në krahasim me të dhënat e pronave të komunitetit grek në segmentin nga Vlora në Sarandë.

Flitet për një raport sekret mbi rreziqet e pronave të komunitetit grek në Shqipëri, që thuhet se vjen nga Uashingtoni dhe që ka ngjallur shqetësimin e qeverisë greke, sepse mafia shqiptare dhe kosovare po blen me çmime më të larta se ato të tregut, por edhe me veprime ilegale. Sipas raportimit, këtu është përfshirë edhe mafia ruse, me të njëjtin stil korruptimi të zyrtarëve shqiptarë, duke rrezikuar kështu edhe demokracinë shqiptare dhe sipas tyre ende nuk dihet nëse qeveria e z.Berisha është e përzier në këtë strategji, por situata e rëndë ekonomike në Greqi, ka frymëzuar mafian shqiptare dhe kosovare për të blerë prona të patundshme në shifrën 100 milionë euro, ku zonat më të rrezikuara janë Dhërmiu dhe Himara.

Ministri i jashtëm plotësues i Greqisë, Droutsas, kishte shprehur një muaj më parë shqetësimin për këtë problem, duke deklaruar se qeveria po e vëzhgonte nga afër dhe se nuk do të qëndronte indiferente për zhvillimet e rrezikshme në jug të Shqipërisë. Sipas raportimeve greke, edhe ish-drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, rrezikon të humbasë pronën e prindërve në Himarë, nga mafia shqiptare dhe kosovare, nëse fenomeni nuk ndalet.

Familjet himarjote janë në konflikt me drejtësinë shqiptare, e cila i ka dhënë një personi anonin në zonën e Porto Palermos 850 ha tokë. Gjithashtu ish-drejtori i USAID-it, Andreë Natsios, me origjinë nga Saranda, përherë është interesuar për pronën e prindërve të tij, ndërsa eksponentë të lobit amerikano-vorio epirot po marrin informacione nga Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane në Tiranë për regjistrimin e ri të pronave ende në proces, i cili ka nevojë të realizohet sipas dokumenteve të vjetra të pronësisë, dhe nën transparencën e fiqishme të OSBE-së.

Figura të larta greke pretendojnë se kanë prona nga të parët në jug të Shqipërisë, siç janë ish-presidenti grek Jorgos Stefanopulos dhe presidenti aktual Karolos Papulias. Sipas raportit, ish-sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, i dërgoi letër ambasadorit amerikan në Tiranë për pronat në rajonin e Himarës dhe ishte nisma e vorioepirotëve të Amerikës, që pas vizitës së z.Pauell në Tiranë në 2003, ai t'i kërkojë ambasadorit amerikan në Tiranë, që të bëheshin disa zëvendësime në ligjin për të drejtat pronësore në jug të Shqipërisë, veçanërisht në bregdetin nga Vlora në Sarandë.

Regjistrimi i popullsisë, duke deklaruar etninë dhe fenë, që do të nisë në janar 2011, i paraprirë nga pretendimet greke për minoritetin në Shqipëri. Akuzat ndaj qeverive të Shqipërisë nga regjimi komunist dhe deri sot për çhelenizim dhe shkombëtarizim, duke shumëfishuar numrin e popullsisë. Studimi nacionalist i pak viteve më parë dhe deri ku shkon ëndrra e vjetër e "Vorio Epirit". (shekulli)



Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Grekët e Shqipërisë Empty Re: Grekët e Shqipërisë

Mon 7 Mar 2011 - 17:51
Është makabër të thuhet se në Shqipëri ka ende grekë kur ata që kanë shkuar në Greqi si ''minoritarë'' janë 1 milionë!...
Cila është e vërteta?!...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grekët e Shqipërisë Empty Re: Grekët e Shqipërisë

Mon 7 Mar 2011 - 19:55
shume prej tyre jan shqiptare por qe per interesat e tyre kan ndryshuar kombesin Luan,dhe keto shifra qe paraqiten kohe pas kohe sjan reale pasi sesht bere asnje regjistrim i sakte nga qeveria shqiptare si ajo e Tiranes edhe ajo e Athines...por pike se pari shqiperia se di ende sa minoritare ka me nr pasi sesht bere nje regjistrim i sakte asnjehere...
Sponsored content

Grekët e Shqipërisë Empty Re: Grekët e Shqipërisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi