Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Gjakova e luftes dhe dhembjes Empty Gjakova e luftes dhe dhembjes

Sat 23 Jan 2010 - 1:19
Gjakova martire, edhe 10 vjet pas përfundimit të luftës, po mbështillet me petkun e zisë. Meja e përgjakshme tanimë u shndërrua në histori. Po edhe varrezat e reja të hapura po presin dhjetëra banorë të riatdhesuar si kufoma në tokën e lirë të Kosovës. Shqiptarët po vazhdojnë të derdhin lotë për bijt dhe burrat e vrarë e të masakruar nga dora kriminale serbe. Ankthi i pritjes së zbulimit të fatit të më të dashurve të vret çdo ditë ngapak.
E jeta vazhdon me ritmin e përditshmërisë.
Dikush i gëzohet jetës. Dikush tjetër i gëzohet ndoshta së paku zbardhjes së vërtetës për njeriun që e morën të gjallë dhe e dërguan në vendin më kriminal në botë për ta riatdhesuar kufomë dhe për të mos e lënë Kosovën dhe popullin e saj të lulëzojë.
E shteti serb i zbulon rastet shumë ngadale. Dhe pikërisht për të mos u zbuluar krimi masovik mbi shqiptarët. Edhe sa nuse e bija po veshin petkun e zisë? Edhe sa të tjera duhet ta kenë të njëjtin fat?...
Po nënat e shkreta, ç'bëjnë? Ato llafosin mes vete dhe e lusin Zotin, mëngjes e mbrëmje, që t'u kthehen bijt e tyre, në mos të gjallë së paku t'ua dijnë varret.
E di nëna ku do të derdhë dy pika loti dhe t'i mallkojë ata që i sollën gjithë këtë dhembje, por janë krenare për të bijt që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Mbi të gjitha na mban shpresa se patjetër dikush do të kthehet i gjallë.
Në Gjakovën e pasluftës të djegur e shkatërruar në masë të madhe, së pari u ndërtua një mur. U ndërtua një mur i gjallë me emra që flasin. Ai mur ende qëndron në qendër të qytetit. Shumë emra nga ai mur tani janë kthyer në vatrat e veta dhe vazhdojnë t'i gëzohen jetës dhe lirisë së Kosovës. Ata qajnë dhe qeshin njëkohësisht. Të tjerët po kthehen në arkivole dhe po renditen në një livadh të madh, në Meje, për ta bërë një mur tjetër që flet për masakrën më të madhe në Kosovë. Aty janë vendosur varrezat e martirëve.
Ajo ndryshe quhet edhe lëndina e lotëve. Aty po prehen të gjithë bashkë. Aty edhe para katër vitesh ishin bashkë. Aty të gjithë e panë vdekjen me sy. Dhe sot flasin varret. Flasin faktet, dëshmitë. Por edhe sot e kësaj dite Serbia nuk i pranon faktet, sepse ajo lëshon dokumente të rrejshme me diagnozë vdekjesh të natyrshme.
Asnjë dokument deri më tani nuk flet për vrasjet dhe krimet mbi ta. Do të flasin edhe më tej varret, dëshmitarët e gjallë që e panë me sy këtë masakër. Do të flasin nënat, nuset dhe motrat për të bijt,
burrat dhe të vëllëzërit që iu morën nga duart. Do të flasë lëndina e lotëve - Meja martire dhe historike.
Por, dëshmitarët më të vegjël, fëmijët që u ndanë nga etërit e tyre pa përshëndetjen e fundit, do të flasin e do të shkruajnë për historinë më të re të Kosovës, për krimet që bëri një pushtues mbi një popull liridashës në trojet e veta etnike.
Një nënë e madhe u flijua në emër të së vërtetës, në emër të
padrejtësisë mbi popullin tonë, mbi vonesën e kthimit të trupave të pajetë nga Serbia, në emër të të gjitha nënave që më në fund të zbulohet e vërteta dhe krimi ta merr emrin e vet të vërtetë dhe të dënohet,e Varret e tyre do t'i mbulojmë me lule, se ata janë vet lulet e lirisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi