Mjekët kosovarë refuzojnë ndihmën e kolegëve shqiptarë
Sat 4 May 2013 - 14:04
Një lloj “xhelozie” e pashpjeguar ka lënë një listë të gjatë pritjeje të fëmijëve të vegjël që kanë nevojë për ndërhyrje në zemër. Ramush Bejiqi: Si dështoi krijimi i pavijonit të kardiokirurgjisë në Kosovë
Besarta Basha
Fëmijët e lindur me anomali në zemër nuk mund të kurohen në Kosovë. Tashmë ky nuk është një lajm i ri. Kjo pasi shumë prej pacientëve të vegjël që lindin me sëmundje zemre vijnë për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri. Arsyet janë të ndryshme, por kryesisht ndihet mungesa e mjekëve specialistë dhe kushteve në të cilën gjendet shëndetësia kosovare në përgjithësi. Këtë e pohojnë pikërisht mjekët kosovarë. Risi përbën arsyeja pse dështoi krijimi i një pavijoni të kardiokirurgjisë për fëmijë në Kosovë. Këtë fakt bën të ditur për “Shekulli”-n Ramush Bejiqi, mjek shumë i njohur kardiopediatër në shtetin fqinj. “Në Kosovë ende nuk kemi bërë ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Problemi qëndron se kemi një numër të madh fëmijësh që presin ndërhyrje dhe ne nuk mund t’ua ofrojmë”,- thotë ai. Ramushi sheh si të vetmen mënyrë për shpëtimin e këtyre të vegjëlve, bashkëpunimin me mjekët shqiptarë. Po ashtu, ai pohon se ka pasur një përpjekje për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve edhe në Kosovë, por procesi ka dështuar për arsye të ndryshme. Ndër të tjera, përmendet një “xhelozi” e mjekëve kosovarë ndaj atyre të Shqipërisë. Por kjo sipas Prof. Ramush Bejiqaj, vetëm sa përkeqëson më tepër gjendjen aktuale shëndetësore në Republikën e Kos-ovës. Prof. Bejiqaj ishte përzgjedhur për të referuar një temë në Konferencën e XIV të Pediatrisë, e cila u mbajt për dy ditë rresht në Tiranë. Profesori i njohur nga Kosova nxjerr në pah vetëm disa nga problematikat e fëmijëve të lindur me sëmundjet e zemrës. Problem shqetësues sipas tij përbën fakti që në Kosovë nuk kryhen ndërhyrje të tilla. Familje të shumta kosovare duhet të kryejnë me kilometra të tëra udhëtime për të ardhur në Shqipëri apo në shtete të ndryshme të botës. Ai vlerëson punën profesionale të mjekëve tanë dhe asistencën e ofruar disa herë nga vetë ata.
Cilën temë keni zgjedhur të referoni dhe sa problematikë paraqet ajo në realitet?
Kam zgjedhur një temë e cila ka të bëjë me shumicën e mjekëve pediatër. Te-ma ka të bëjë me takimin e parë të një pediatri me një fëmijë të porsalindur që ka probleme të zemrës. Ne të gjithë e dimë që Kosova, Shqipëria dhe trevat e tjera në Maqedoni ende kanë autoritetin mjekësor më të lartë në Europë. Pra, mundësia e lajmërimit të sëmundjeve të lindura të zemrës është më e larta në këto treva. Për këtë arsye unë kam për-gatitur disa studime që kanë të bëjnë me qasjen e mjekëve pediatër që merren me fëmijë që ka një problem të lindur zemre.
Sa është prevalenca e sëmundjeve të zemrës tek fëmijët kosovarë?
Ne nuk kemi të dhëna statistikore të sak-ta, për shkak se as ne, as në Shqipëri dhe as në Maqedoni nuk bëhen statistika të sakta të cilat duhet të jenë afatgjata. Edhe pse është një statistikë e përgjith-shme, e cila përputhet me të dhënat botërore. Përparësia jonë është që ne kemi shumë fëmijë dhe aty ku ka shumë fëmijë prevalenca është e më e lartë. Kur ka shumë fëmijë prevalenca është e njëjtë, numri i tyre është më i lartë, ndaj dhe ne kemi një mundësi takimi me ta shumë herë më tepër.
Sa problem është tek ju kryerja e de-pistimit të fëmijës, i cili kryhet që në lindje dhe mund të mundësojë një diagnostikim të sëmundjes së zemrës tek një fëmijë?
Unë e shoh atë si problematikë në tërësi edhe pse vlen të theksojmë që shumica e depistimeve bëhen. Kjo, për shkak se kohët e fundit edhe në Kosovë edhe në Shqipëri është shtuar numri i neonatologëve apo specialistëve që merren me fëmijët në lindje dhe menjëherë pas lindjes. Me njohuri shumë të larta dhe njohja e fëmijëve me sëmundjet e zemrës tani në Shqipëri edhe në Kosovë, është në një nivel shumë të lartë, ka përparuar shumë me kalimin e kohës. Ikja e fëmijëve nga jeta ndodh edhe në Londër edhe në New York por mund të them me plot gojë që ne kemi specialistë të tillë që të kenë dijeni dhe aftësi praktike shumë të mira në shpëtimin dhe shërimin e fëmijëve. Ka kohë që në Shqipëri kryhen këto operacione. Tanimë as kosovarët nuk kanë përse të ikin në vendet fqinje, apo më larg, për të kryer këto operacione. Mjekët shqiptarë marrin përsipër çdo lloj operacioni apo çdo lloj keqformimi që mund të lindë në zemër, për ta mjekuar me standarde evropiane. Në Shqipëri nuk bëhet diagnostikimi i problemeve gjatë shtatzënisë? I njëjti problem është si në Shqipëri edhe në Kosovë. Por duhet të theksojmë që kemi përgatitur tashmë shumë kuadro që mund ta bëjnë diagnostikimin e problemeve kardiake të fëmijës që në barkun e nënës. Me gjithë dëshirën e madhe, ende nuk kemi arritur që kë-to të jenë standarde gjatë ndjekjes së shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të një moskoordinimi të punës së kardiologëve të pediatrisë dhe obstetër-gjinekologëve. Me aq dijeni sa kam unë, në Shkodër është një mjeke shumë e mirë që bën diagnostikimin e hershëm të fëmijës që në bark të nënës.
Janë disa operacione shumë të vështira në zemrën e fëmijës që nuk kryhen në Kosovë. Pse ndodh kjo?
Në fakt ne jemi një dhe si në Shqipëri dhe në Kosovë është njësoj të themi. Vlen të falënderojmë me këtë rast shtetin shqiptar dhe spitalin pediatrik, i cili u ka ofruar ndihmë, konsulencë dhe ndërhyrje me kosto “0” të gjithë atyre që kanë ardhur në Shqipëri. Dua të theksoj se, nga pala shqiptare ka pasur një nismë për të ofruar ndihmë profesionale për ndërtimin e një pavijoni të tillë edhe në Kosovë, por mjekët kosovarë e refuzuan.
Cili ishte shkaku?
Pa asnjë arsye ka ndodhur një refuzim i ofertës së mjekëve shqiptarë si, Altin Alushani apo edhe Arben Baboçi, për të ofruar ndihmë profesionale për të kryer ndërhyrje të tilla edhe në Kosovë. Shkaku ishte thjesht xhelozi nga ana e mjekëve kosovarë, asgjë më tepër. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë në dorë për ndryshimin e situatës. Nuk jam unë ai që përcaktoj politikat shëndetësore që do të ndiqen në vend. Nëse do të kisha diçka në dorë do të kontribuoja me kënaqësi në fushën time të specialitetit.

Re: Mjekët kosovarë refuzojnë ndihmën e kolegëve shqiptarë
Sat 4 May 2013 - 16:28
Mendoj qe me shume eshte politike kjo qe po thuhet, pasi ka bashkepunim madje shume te mire ne shendetesine e Kosoves, mund te ndodh qe kjo deklarat eshte dhen per perfitime vetanake...!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|