Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Thenje mbi shqiptaret

prej Sun 5 May 2013 - 16:00
Message reputation : 100% (1 vote)
Kam takuar shumë njerëz që më vinte tu thosha lumë Shqipëria për ty, e mjerë ti për Shqipërinë.
|Faik Konica|

Askush nuk mund ta drejtoj Boten me mir dhe me Drejt se Shqiptari!

...Identiteti kombëtar është identitet kombëtar dhe identiteti fetar është diçka tjetër. Këto dy identitete për popullin shqiptar nuk bën të përzihen, pasi ne nuk e kemi ndërtuar identitetin kombëtar mbi besimet, ashtu sikurse bënë disa popuj sllavë, bie fjala populli kroat e krijoi identitetin e tij kombëtar mbi fenë katolike, serbët mbi fenë ortodokse, boshnjakët mbi fenë myslimane. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë, për shkak se ata e kanë të qartë identitetin e tyre kombëtar.

(Arbën Xhaferi Politikan, publicist. 2006)

Vetëm ideja kombëtare e zhvilluar me anën e shkollës laike mund të sjellë lumturi, bashkim, bashkëpunim dhe prehje, në një popull të përvuajtur si tonin.

(Aleksandër Xhuvani Gjuhëtar, fiog, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i cili luftoi për një shkollë kombëtare e laike, për përmirësimin dhe ngritjen e mëtejshme të sistemit arsimor) [1932]

"..Ne shqiptarët lipset të lidhim një fe të re dhe të liruar, po me një ndryshim, që perëndi të jetë Shqipëria..."

(Hysen Hoxha Veprimtar i Rilindjes Kombëtare)

"Është nevojë Shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhamedanë, jemi të gjithë Shqiptarë, rrojmë të gjithë në Shqipëri dhe përdorim të gjithë një gjuhë. Dhe Shqiptarët e mençur e të urtë qi kuptojnë këtë gjë, kanë detyrë t'u japin të tjerë Shqiptarëve t'a kuptojnë dhe ata"
(F.Konica 1897)

Faik Domenik Konica: "E thashë edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët."

“Në qoftë se shqiptari ka cilësitë fizike të zviceraneve dhe të tirolasve, në qoftë se ai është si dhe ata një ecës i palodhshëm në këmbë, i cili me pushkë majë supit, ngjitet e zbret posi dhia majat e maleve, janë bashkuar tek ai edhe gjallëria e shkathtësia jugore me hollësi dhe prani të jashtëzakonshme të mendjes. Ata janë popull i përgjigjeve të shpejta e therëse par exellence. Krenaria natyrore e shqiptarit shprehet në më të voglat fjalë të tija, në gjeste, në ecjen e tij të lehtë, madje mund të themi teatrale. Kuraja është e lindur për shqiptarin... Jeta në rreziqe është aq e fortë dhe elementi i tyre si në fatkeqësitë e si në luftë nuk peshon aspak për ata”.
(Ami Boué)

E keshtu me rradhe mund te postoni edhe ju thenie te ndryshme qe kane thene nder kohe per Shqiptaret..!

Thenje mbi shqiptaret Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Thenje mbi shqiptaret

prej Sun 22 Dec 2013 - 1:05
AnGeLiC shkruajti:Kam takuar shumë njerëz që më vinte tu thosha lumë Shqipëria për ty, e mjerë ti për Shqipërinë.

Mbrekullia jone...  Thenje mbi shqiptaret 573234 

Thenje mbi shqiptaret 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Thenje mbi shqiptaret

prej Fri 25 Nov 2016 - 12:40
Thenje mbi shqiptaret Gjuhe_zpsd9umc1cf

"Nese doni te zbuloni Historine para Krishtit, dhe shkencat e asaj kohe, duhet te studioni gjuhen shqipe"
LEIBNIZ

Thenje mbi shqiptaret 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Thenje mbi shqiptaret

prej Fri 25 Nov 2016 - 14:26
Mark Milani: "Jeta dhe Zakonet e Shqiptareve"

"Zakoni i mbrapshte i gjakmarrjes, i cili eshte ende i gjalle ne mes shqiptareve, ka qene i perkrahur nga pushtuesit e huaj, pasi ata nuk donik t'i shihnin shqiptaret te bashkuar e ne harmoni me njeri tjetrin, sepse e dinin mire se shqiptaret e bashkuar jane shume te rrezikshem, duke evokuar me tmerr kohen e Skenderbeut"

Thenje mbi shqiptaret Markmilani_zpscbcc5efc

"Varferia nuk ua zvogelon as bujarine e as mikpritjen shqiptareve"

"...si myslimani dhe i krishteri mbeten vellezer, vellezer te nje gjaku ashtu sic kishin qene perpara se te nderronin fene"

"Po ta dije shqiptari, se ti me te vertete ja ke sinqerisht dhe pa hile ai te qendron besnik deri ne vdekje, bile ne zjarr eshte i gatshem te hidhet per ty"

"...shqiptarin nuk eshte e veshtire ta presesh e ta percjellesh, sepse mund ta gostisesh me cfare do, vec duhet patur kujdes qe t'ja japesh me gjithe zemer"

"Kur shqipetari punon ne aren e vet, kullot bagetine ne mal apo kur ecen pas tufes se desheve, shkon duke kenduar"

"Nje pjese e barinjeve shqiptare, mund te shetisnin krenar pa asnje verejtje ne mes Vjenes apo Parisit..."

"...turqit nuk arriten te ndryshonin shume gjera, sepse edhe sot e kesaj dite shqiptaret, si ata qe bajne kryq, apo te tjeret qe marrin avdes, shkojne se bashku ne festa e ne dasma, martohen me njeri tjetrin ashtu si me pare"

"...nuk dua te them se vetem ne Shqiperi e duan gjakun e tyre, ka edhe vende te tjera, por shqiptaret e lakmojne me shume se gjithe te tjeret kete gje"

"...mos u frik prej egersise qe mund te hasesh tek shqiptaret, sepse mes tyre do te gjesh shume me teper butesi sesa mendon ti"

"Shqiptarit, cdo gje e huaj i duket e shemtuar, nese ajo nuk perputhet me nderin"

"Shqiptaret jane nje popull i thieshte, e kur shohin tek ti te verteten e paster, ne flake dhe ne det hidhen bashke me ty"

"Shqiptari nuk ia ha buken atij qe e mendon t'i beje nje te keqe"

Thenje mbi shqiptaret 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Thenje mbi shqiptaret

prej Fri 25 Nov 2016 - 14:44
Perberja Etnike e Ballkanit ne vitin 1912: Historiani francez René Pinon per shtrirjen gjeografike ne ballkan te shqipetarve ai e pershkrun keshtu:"Prej fushavet te Vardarit gjer ne Adriatik, prej Thessalise gjer ne Mai te Zi, Shqipetari eshte zot, edhe nga se eshte i pari ndenjes, edhe nga se eshte me i forti ne keto vise."

Thenje mbi shqiptaret 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Thenje mbi shqiptaret

prej Fri 25 Nov 2016 - 14:45
Wadham Peacock, ne libren e tij, "Albania, the foundling State of Europe," duke folur permi vendin ndenjur prej Shqipetaresh edhe per kerkimet e tyre thote, "Kjo perpjekje per te hequr kufine te Shqiperise, pa dyshim se do te ishte refozuar prej Konferences se Londres, po te ishin Shqipetaret mjaft te forte ose mjaft popullore per te lobuar nje propagande si ate qe organi- zuam miqt'e Grekervet, te Bullgarevet, edhe te Serbevet, sepse pushtonte vendin, ne te cilin Shqipetaret me te vertet formojne shumicen, edhe ne te cilin vendet dhe kombesite e tjera qendruan duke perdorur intrigat me te dobeta "FETARE" edhe politike."

Thenje mbi shqiptaret 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Thenje mbi shqiptaret

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi