Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria rekord në renditjen e FIFA-s, ngjitet në vendin e 43-të  Empty Shqipëria rekord në renditjen e FIFA-s, ngjitet në vendin e 43-të

Fri 10 May 2013 - 1:25
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqipëria rekord në renditjen e FIFA-s, ngjitet në vendin e 43-të  FIFANë renditjen e një muaji më parë arritëm në vendin e 48-të që gjithashtu ishte rekord që nga vendi i 50-të i disa viteve më parë. Në ngjitjen e re të Shqipërisë ndikoi fitorja 4:1 në miqësoren ndaj Lituanisë, e cila nuk hyri në llogari muajin e kaluar

Kombëtarja Shqiptare vazhdon ngjitjen në renditjen e FIFA-s, duke regjistruar një rekord sa i përket historisë në klasifikimin e përmuajshëm të qeverisë botërore të futbollit. Rezultatet pozitive në eliminatoret e Botërorit 2014 si dhe në ndeshjet miqësore të skuadrës së drejtuar nga Giani De Biasi kanë bërë që kuqezinjtë të pozicionohen në vendin e 43-të të renditjes për muajin maj. Fitorja 1-0 në transfertë kundër Norvegjisë, por edhe suksesi 4-1 ndaj Lituanisë në miqësoren e fundit të luajtur në Tiranë e kanë ngjitur përfaqësuesen shqiptare të futbollit në kuotën e 640 pikëve.

Edhe gjatë muajit prill Shqipëria regjistroi një ngjitje të dukshme në klasifikimin e FIFA-s, por kjo e fundit nuk llogariti fitoren ndaj Lituanisë, gjë që e bëri në renditjen e majit. Sa i përket kundërshtarëve në grupin E për eleminatoret e Botërorit 2014, skuadra kuqezi kalohet në klasifikimin botëror vetëm nga Zvicra dhe Norvegjia. Zvicerianët janë ngjitur me një pozicion, në vendin e 14-të, ndërsa norvegjezët që janë dhe kundërshtari i radhës për Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit kanë humbur një vend krahasuar me muajin e kaluar duke u renditur në vendin e 31-të.

Ndërkohë, klasifikimi i FIFA-s vazhdon të kryesohet nga kampionia në fuqi e Europës dhe botës, Spanja. Në vendin e dytë si gjithmonë, Gjermania, ndërsa në të tretin pozicionohet Argjentina.

Renditja e FIFA-s

1. Spanja 1538 pikë

2. Gjermania 1428

3. Argjentina 1296

4. Kroacia 1191

5. Portugalia 1163

6. Kolumbia 1154

7. Anglia 1135

8. Italia 1117

9. Holanda 1093

10. Ekuadori 1058

—————————-

43. Shqipëria 640

kombetare.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi