Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç

prej Fri 10 May 2013 - 1:36
Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç  Nexhmije-pagarusha-duke-kenduar-BareshenKanë kaluar shumë vite qysh kur ajo bëri për vetë publikun mbarëshqiptarë me këngën “Baresha”.

E pra dje bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha ka festuar 80 vjetorin e lindjes mes nderimesh të mëdha nga miq, kolegë dhe krerë të politikës së Kosovës. Vetë presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjagja ka uruar bilbilin e Kosovës për përvjetorin e datëlindjes. “Jam shumë e lumtur, me gjithë këtë kujdes, me gjithë këta njerëz që erdhën, me lule me gjithçka.

I falenderoj të gjithë që janë kujtuar të vijnë për të më respektuar. Edhe unë i respektoj të gjithë. Përderisa populli më do dhe më respekton, edhe unë i dua të gjithë”, – u shpreh Nexhmije Pagarusha. Ajo i dha shumë këngës shqipe për pothuajse 5 dekada. Nga vitet ‘40, kur edhe filloi karrierën, Pagarusha këndoi në shumë zhanre muzikore, duke sprovuar veten edhe me opera. Majat e suksesit, Nexhmija i arriti me interpretimin e papërsëritshëm të këngës “Baresha”, kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Duke qenë artiste e kompletuar, interpretimet e saj mbeten në kujtesën e atyre, që patën fatin ta shihnin në kohë të vështira për artin në Kosovë. Emocione të tilla, sot përcillen përmes regjistrimeve të “Radio Prishtinës”, ku edhe punoi si soliste e më vonë në radio. Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Prishtinë, Nexhmija vijoi studimet për këndim solo (soliste) në Beograd. Nexhmije Pagarusha e përfundoi karrierën e saj në vitin 1984, pasi mbajti një koncert të madh në Sarajevë. Në vitin 2000 ajo iu rikthye skenës në televizionin shqiptar për të performuar këngën “Për Ty”, dhe atë pas plot 16 vitesh mungesë. Edhe pse larg muzikës, Nexhmije Pagarusha po e feston më e gjallë se kurrë datëlindjen e saj të 80-të.kombetare.al


Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Bleroo
Bleroo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1333
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/04/2013

default Re: Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç

prej Fri 10 May 2013 - 1:39
Edhe pse jam i ri me moshe, kur e degjoj kete muzike te kenaq, ama te kenaq me plote kuptimin e fjales..
https://www.youtube.com/watch?v=5ZCSQlnFU7s


STOP ABORTIMIT!!!

https://www.youtube.com/watch?v=wUvPUDVRmqA

Pa mshiren ma te vogel kit trup ma shkatrrove!
At qka ma bone une kurr sta kisha bo...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç

prej Fri 10 May 2013 - 11:28






Hyjnesha e muzikes "SHQIPE" Very Happy


Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Pagarusha, zëri i “Bareshës” mbush 80 vjeç

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi