Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kujdes! Bota po kërcënohet nga një virus i ri vdekjeprurës Empty Kujdes! Bota po kërcënohet nga një virus i ri vdekjeprurës

Mon 13 May 2013 - 14:16
Kujdes! Bota po kërcënohet nga një virus i ri vdekjeprurës Coronavirus-300x168Një virus i ri, që mund të transmetohet mes njerëzve nga kontakti i afërt, po duket në horizont duke kërcënuar botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mesa duket një koronavirus i ri (NCoV), po merr jetë njerëzish ndërsa shkakton pneumoni ose insufiçencë renale.
Ministria e Shëndetësisë në Francë konfirmoi se një person i dytë e ka marrë virusin mesa duket nga kontakti njeri me njeri. Pacienti i dytë në Francë është një 50- vjeçar, që ishte në një dhomë spitali me një 65- vjeçar, që ishte sëmurë nga virusi pasi ishte kthyer nga Dubai. Ndërsa dy persona në Arabinë Saudite raportohet se kanë vdekur nga virusi.
Mësohet se që prej vitit 2012, ka pasur 33 raste të konfirmuara në Europë dhe në Lindjen e Mesme dhe 18 të vdekur ndërsa OBSH ka shprehur shqetësim në lidhje me potencialin e këtij virusi për t’u përhapur.

Ky virus, i cili nuk është e qartë nëse është një mutacion apo një infeksion që ka kaluar nga kafshët, tek njerëzit, u gjet fillimisht në Arabinë Saudite dhe në Jordani dhe është përhapur në Gjermani, Britani dhe Francë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi